“Pusho ti o bukurosh!”, kështu i drejtua gjatë seancës së sotme në Kuvend, Belinda Balluku deputetit të PD Klevis Balliu, teksa ky i fundit e ndërpreu gjatë fjalës së saj.
Kaq u desh që mes Balluku dhe Balliu të shkëmbeheshin ironi dhe replika. Ky i fundit deklaroi se ka lindur i bukur, kurse sipas tij, zv.kryeministren e kanë bërë të bukur paratë e shqiptarëve, duke i përmendur vjedhjet me “Tigrat” e Vlorës apo abuzimet me ndërtimin e rrugëve.
Në përgjigjen e saj, Balluku vazhdoi talljen me deputetin, duke thënë se e keqja është se ai e besoi se është i bukur, ndërsa për veten e saj tha se janë të bukur si fis dhe nuk iu janë dashur lekë për ndërhyrje.
Klevis Balliu: Zonja Balluku e para faleminderit për fjalën bukurosh. Unë bukurosh kam lindur, kurse ty bukurosh të bënë paratë e shqiptarëve. Ti do bëje mirë këtu që të na flisje për tigrin1 dhe tigrin3, do të bëje mirë që të na flisje që në vendin më të varfër të Europës, ke sjellë kilometrin më të shtrenjtë të botës, 25 milionë euro. E ke bërë vetëm ti. Vjen në vendin më të varfër të Europës me 40 mijë lekë ndihmën ekonomike dhe me 25 milion euro kilometrin dhe rrugët të shkatërrohen më një shi. Duhet të flasësh për këto, për bukuroshët gjej kohëve tënde, jo këtu në Parlament.
Belinda Balluku: Problemi është që ky filloi të besojë që është bukurosh, kjo është me keqja. Dhe pa qenë pa qenë bukurosh e çfarë nuk thoshte kurse me këtë epitetin do të çmendet fare. Unë çuditesha se përse ti mërziteshe kur të përmendej emri i babait, por mund të pyesësh edhe Fariun edhe Jetën, kurse ne andej nga fisi jemi të bukur përgjithësisht dhe nuk na është dashur asnjë lekë.