• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zgjedhjet në Moldavi, PAS ka një epërsi të qartë me 43% kundrejt 29% të opozitës pro-ruse

22:30 : 28/09/2025
në BOTA

Në Moldavi ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet kyç parlamentare, ku qytetarët votuan për të zgjedhur një nga dy rrugët: vazhdimin e integrimit drejt Bashkimit Evropian apo kthimit drejt Rusisë, mes raportimeve të shumta për ndërhyrje në fushatë nga Kremlini.

Në zgjedhje u përballën partia në pushtet e presidentes, Maia Sandu, Veprimi për Solidaritet (PAS) kndër Bllokut Elektoral Patriotik, një aleancë proruse.

Socialistët drejtohen nga Igor Dodon, ish-president i Moldavisë – të cilin Sandu e mposhti në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 – i cili prej kohësh mban lidhje të ngushta me Moskën. Ai i është referuar Qeverisë aktuale, të zgjedhur në mënyrë demokratike, si “regjim kriminal”.

Në bazë të numërimit të 74 për qind të votave, PAS është në epëri me 44.52 për qind të votave, ndërkaq Blloku Elektoral Patriotik ka fituar 27.60 për qind.

Kryetari i PAS-it, Igor Grosu, pas mbylljes së vendvotimeve në Moldavi, falënderoi qytetarët për votën “vendimtare” që, sipas tij, do të përcaktojë “të ardhmen e vendit jo vetëm për katër vjetët e ardhshëm, por edhe për shumë të tjera.

Lexo edhe:

Vetëm 10% e kandidatëve për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut janë gra

Zgjedhjet në Moldavi shënjestër e hakerave, bien njëkohësisht 4 mijë faqe online

Ai dënoi atë që e quajti “përpjekje për ndërhyrje në procesin zgjedhor”, duke deklaruar se ishin të orkestruar nga “grupe kriminale të mbështetura nga Federata Ruse”. Edhe pse nuk dha më shumë detaje, gjatë ditës presidentja Maia Sandu akuzoi grupin e oligarkut në arrati Ilan Shor, për përpjekje për të penguar mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Igor Dodon, përfaqësues i Bllokut Patriotik tha pas mbylljes së vendvotimeve se opozita i ka fituar zgjedhjet parlamentare, duke thënë se PAS është “në panik” dhe mund të tentojë të bëjë mashtrime zgjedhore.

Ai tha se, të paktën në territorin e Moldavisë, blloku i tij “i ka fituar këto zgjedhje” dhe se pjesëmarrja e opozitës në qendrat e votimit ka penguar manipulimet. Dodon theksoi se blloku i tij është kundër çdo destabilizimi pas zgjedhjeve dhe bëri thirrje për një protestë “paqësore” të hënën në mesditë para Parlamentit.

Në orën 21:00 (sipas kohës lokale), u mbyllën qendrat e votimit në territorin e Republikës së Moldavisë, ndërsa procesi i votimit ka vazhduar në vendet e tjera deri në orën 21:00 sipas kohës lokale atje.

Në total, kanë votuar mbi 1.59 milion qytetarë, që përbën 51.9 % të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore.

Mbi 1.32 milion votues, ose 47.41%, kanë votuar në territorin e Moldavisë, ndërsa pjesa tjetër në qendrat e votimit jashtë vendit.

Në zgjedhjet e vitit 2021, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 52.3% e votuesve.

Rezultatet pritet të publikohen menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit.

Në ditën e zgjedhjeve, në disa qendra të votimit në Moldavi, por edhe jashtë vendit – ku po voton diaspora – ka pasur njoftime të rreme për bomba.

Shefi i Inspektoratit të Përgjithshëm të Policisë, Viorel Cernauteanu, deklaroi në një paraqitje në Jurnal TV se nuk përjashtohet mundësia që alarmet për bomba dhe provokime të tjera të vazhdojnë gjatë natës dhe gjatë ditës së nesërme.

Ndërkohë, Policia Kombëtare paralajmëroi se “ka informacion për disa grupe personash që synojnë, duke filluar nga mesnata dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të organizojnë trazira dhe destabilizim në kryeqytet, si pjesë e një proteste të paralajmëruar për nesër.”

Moldavia gjendet në kufi me Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022. Ky konflikt e ka goditur rëndë ekonominë e Moldavisë, ka shkaktuar ndërprerje në tregti dhe ka rritur çmimet e energjisë, duke shkaktuar rritje të inflacionit.

Ndërkaq, ushtria online e dezinformimit e Kremlinit ka përdorur llogari dhe rrjete të rreme, shpesh të krijuara nga inteligjenca artificiale, për të mbushur rrjetet sociale me narrativë prorusë dhe pretendime të pabazuara për mashtrime.

“Kremlini po mundohet të krijojë një situatë të tillë të tensionuar, në të cilën mund të manipulohet opinioni publik ose të ndikohen rezultatet”, tha për Current Time, Alexei Tulbure, ish-ambasador i Moldavisë në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Evropës.

“Moldavia është një aleate e rëndësishme e Ukrainës. Ajo është një qendër e rëndësishme logjistike për Ukrainën… A e imagjinoni sikur një shtet armiqësor të shfaqej në kufirin perëndimor të Ukrainës? Do ta dobësonte pozitën e Kievit… Edhe nëse nuk do të kishte sulme të drejtpërdrejta ndaj Ukrainës prej andej, Ukraina sërish do ta rriste prezencën e saj ushtarake në perëndim për të garantuar sigurinë e vet”.

Në zgjedhje po përballet partia në pushtet e presidentes, Maia Sandu, Veprimi për Solidaritet (PAS) kundër Bllokut Elektoral Patriotik, një aleancë proruse dhe e partive nostalgjike ndaj Bashkimit Sovjetik.

Socialistët drejtohen nga Igor Dodon, ish-president i Moldavisë – të cilin Sandu e mposhti në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 – i cili prej kohësh mban lidhje të ngushta me Moskën. Ai i është referuar Qeverisë aktuale, të zgjedhur në mënyrë demokratike, si “regjim kriminal”.

Kremlini e ka akuzuar vazhdimisht Moldavinë për “histeri antiruse” dhe ka mohuar se po ndërhyn në ato që Sandu i ka quajtur “zgjedhjet më të rëndësishme” në historinë e vendit të saj.

Duke rritur tensionet, policia dhe prokurorët moldavë më 22 shtator ndaluan 74 persona nën dyshimin se po përgatitnin trazira masive. Raportohet se grupi ishte trajnuar në Serbi – një aleate kyç evropiane e Rusisë – në taktika destabilizimi.

Hetuesit thonë se midis qershorit dhe shtatorit grupe moldavësh të moshës 19-45 vjeç udhëtuan në Serbi, ku instruktorë rusë i mësuan se si të çanin kordonët policorë, t’u rezistojnë forcave të sigurisë dhe të përdorin shkopinj gome, pranga dhe madje edhe armë zjarri.

Disa prej tyre raportohet se hynë në Serbi me idenë e pelegrinazhit në kishat ortodokse, por vetëm më pas u rekrutuan për trajnime në këmbim të 400 euro për udhëtim.

Ditët para zgjedhjeve u përjashtuan dy parti proruse – Zemra e Moldavisë dhe Moldova Mare (Moldavia e Madhe) – nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 28 shtatorit.

Autoriteti zgjedhor i Moldavisë vendosi kufizimet pas kontrolleve që çuan në akuza për blerje votash, financim të paligjshëm të partive dhe pastrim parash.

Komisionarja për Zgjerimit e BE-së, Marta Kos, i tha Radios Evropa e Lirë se Qeveria e Moldavisë duhet të vlerësohet për “rezistencën dhe aftësinë që të përballet me forcat që do të donin ta largonin këtë shtet nga rruga evropiane ose do të dëshironin që të shihnin dështimin e Bashkimit Evropian”.

Moldavia, një nga vendet më të varfra të Evropës, mori statusin e vendit kandidat për në BE në vitin 2022 dhe hapi negociatat e anëtarësimit vitin e kaluar, pasi u rreshtua fuqishëm me fqinjin e saj, Ukrainën, pas nisjes së pushtimit të paprovokuar nga Rusia më 2022 dhe iu bashkua regjimit të sanksioneve të BE-së kundër Moskës.

Përpjekjet për anëtarësim janë ndërlikuar nga disa faktorë, përfshirë rajonin separatist të mbështetur nga Moska, Transnistrinë, që gjendet mes Ukrainës dhe kufirit lindor të Moldavisë.

Territori, i cili ndodhet në brigjet lindore të lumit Dniestër, ka trupa ruse dhe administron çështjet e veta – me mbështetjen e Moskës – që nga lufta që shpërtheu në kohën kur Bashkimi Sovjetik po shpërbëhej në fillim të viteve ’90./ REL

 

Etiketa: moldavipaszgjedhje

Lajme të lidhura

BOTA

Vetëm 10% e kandidatëve për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut janë gra

18:18 : 28/09/2025
BOTA

Zgjedhjet në Moldavi shënjestër e hakerave, bien njëkohësisht 4 mijë faqe online

14:59 : 28/09/2025
AKTUALITET

Këlliçi flet për garën në Bashkinë Tiranë: Ja kushti që duhet të plotësojë kandidati i PD

22:00 : 26/09/2025
AKTUALITET

“Nuk ka zgjedhje, thirrini mendjes”/ Bushati kundër pjesëmarrjes së opozitës në garën e Tiranës

08:52 : 26/09/2025
AKTUALITET

Zvarritja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, PS me standarde të dyfishta

17:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

12:32 : 25/09/2025
Para

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams, tërhiqet nga gara për mandat të dytë

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/09/2025

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams, tërhiqet nga gara për mandat të dytë

22:53 : 28/09/2025

Zgjedhjet në Moldavi, PAS ka një epërsi të qartë me 43% kundrejt 29% të opozitës pro-ruse

22:30 : 28/09/2025

FOTO/ Ushtria izraelite shkatërron një ndërtesë të lartë në Gaza

22:10 : 28/09/2025

Gjenerali serb Pavkoviç i dënuar për krime lufte në Kosovë lirohet nga burgu

21:50 : 28/09/2025

Gara për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Kandidati i opozitës do të shpallet së shpejti

21:28 : 28/09/2025

Korporata e vrasësve me pagesë. 5 ekzekutime në Shqipëri, si gjakmarrje për krimin në Britani

21:11 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com