• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vetëm 10% e kandidatëve për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut janë gra

18:18 : 28/09/2025
në BOTA

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, që do të mbahen më 19 tetor, do të garojnë gjithsej 309 kandidatë për 81 poste kryetarësh – 80 komuna dhe qyteti i Shkupit. Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), kandidatët janë kryesisht burra: 277 (89.6%), ndërsa gra janë vetëm 32 (10.4%).

Në krahasim me zgjedhjet lokale të katër vjetëve më parë, ka një rritje të lehtë të përfaqësimit të grave, pasi nga 299 kandidatët në atë kohë, vetëm 25 ishin gra, ose rreth 8.4%. Tridhjetë e dy kandidatet në këto zgjedhje vijnë nga 24 komuna, që do të thotë se në dy të tretat e komunave nuk do të ketë gra në fletët e votimit.

Numri më i madh i kandidateve është në Prilep: 3, ndërsa në Manastir, Veles, Negotinë, Qendër, Karposh dhe Kisella Vodë janë nga 2. Marija Majkiç, nga partia pro-ruse Maqedonia e Bashkuar, është kandidatja më e moshuar. Ajo garon në komunën Gazi Babë.

Kandidati më i ri që synon të bëhet kryetar komune, është Andrej Dimitrijevski nga Levica, në Nagoriçan i Vjetër.

Në shumicën e komunave në Maqedoni të Veriut, qytetarët do të vendosin nëse pushtetin lokal do ta vazhdojë i njëjti ekip apo një i ri. Analiza e emrave tregon se në 57 komuna, kryetarët aktualë do të garojnë për një mandat të ri katërvjeçar. Janë edhe disa komuna, ku ish-kryetarët do të përpiqen të rikthehen, si Ilinden apo Jegunoc.

Lexo edhe:

805 raste të reja me kancer gjiri në një vit në Shqipëri, 15 prej tyre meshkuj

Celibashi: Votat e 9 nëntorit në 5 bashkitë mund të numërohen me IA

Për kryetar të Shkupit do të kandidojë Orce Gjorgjevski nga VMRO-DPMNE-ja, i cili aktualisht është kryetar i komunës Kisella Vodë. Një nga kundërshtarët e Gjorgjevskit do të jetë Kaja Shukova nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), e cila ka qenë ministre e Mjedisit gjatë viteve 2023–2024.

Pasardhësi i saj në atë pozitë, Izet Mexhiti, i cili gjithashtu është ministër dhe zëvendëskryeministër në Qeverinë aktuale, është kandidat i koalicionit VLEN në komunën e Çairit. Atje do të përballet me ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga zyrtarët aktualë, kandidatë për kryetar bashkie janë ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë nga VLEN-i, Fatmir Limani, në Kërçovë, si dhe ministri pa portofol nga Forcat Demokratike të Romëve, Shaban Saliu, në komunën Shuto Orizarë të Shkupit.

Edhe zëvendësministri i Energjisë nga ZNAM-i, Mirosllav Llabudoviq, është kandidat në komunën Qendër të Shkupit.

Në fletëvotime do të jenë edhe emrat e disa deputetëve aktualë: Beti Stamenkovska nga VMRO-DPMNE-ja si kandidate në Kisella Vodë, Skender Rexhepi nga Fronti Evropian për qytetin e Shkupit, si dhe deputetët e së Majtës – Amar Meçinoviq dhe Jovana Mojsoska për qytetin e Shkupit dhe atë të Strugës.

Pa konkurrencë, fletëvotimin më të gjatë për kryetar komune do ta kenë banorët e Shkupit. Sipas listës së publikuar të KSHZ-së, për qytetin e Shkupit janë konfirmuar 16 kandidatë. Tre prej tyre janë të pavarur, ndërsa të tjerët janë nga parti dhe koalicione.

Në Prilep dhe Strugë janë nga nëntë kandidatë të konfirmuar. Banorët e Prilepit do të zgjedhin midis katër kandidatëve të pavarur dhe pesë kandidatëve të partive, ngjashëm sikurse banorët e Strugës. Manastiri ka tetë kandidatë – tre të pavarur dhe pesë partiakë. Nga shtatë kandidatë do të jenë në Kumanovë, Kisella Vodë dhe Gazi Babë dhe nga gjashtë në Koçan, Tetovë dhe Shuto Orizarë.

Kandidatët për kryetarë dhe këshilltarë komunash do ta nisin zyrtarisht fushatën të hënën, më 29 shtator. Ata i kanë marrë numrat rendorë në fletët e votimit me short në KSHZ. Rundi i parë i votimeve do të zhvillohet më 19 tetor, ndërsa i dyti do të mbahet dy javë më vonë, më 2 nëntor.

Në rundin e parë pritet të zgjidhen përbërjet e reja të këshillave komunalë, ndërsa kryetari i komunës do të konsiderohet i zgjedhur nëse fiton 50% plus një votë dhe nëse së paku një e treta e zgjedhësve të regjistruar në komunë votojnë.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk e arrin këtë shumicë, atëherë mbahet rundi i dytë, ku qytetarët zgjedhin midis dy kandidatëve me më shumë vota. Këto do të jenë zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut më 1991./REL

Etiketa: graMaqedonina e Veriutzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

805 raste të reja me kancer gjiri në një vit në Shqipëri, 15 prej tyre meshkuj

09:57 : 18/10/2025
AKTUALITET

Celibashi: Votat e 9 nëntorit në 5 bashkitë mund të numërohen me IA

10:49 : 17/10/2025
RAJONI

A e hapin zgjedhjet lokale rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut?

08:23 : 17/10/2025
AKTUALITET

Regjistrimi për zgjedhjet e pjesshme vendore, PD dorëzon kërkesën në KQZ

15:18 : 16/10/2025
RAJONI

Prokuroria nis hetimet në Kosovë për parregullsi gjatë zgjedhjeve

14:53 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
Para

Kjo është shenja më e pafat e zodiakut

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Brazil, përmbyset autobusi të paktën 15 të vdekur

22:33 : 18/10/2025

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

22:14 : 18/10/2025

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025

Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë

21:37 : 18/10/2025

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

20:50 : 18/10/2025

Portugalia miraton projektligjin për ndalimin e burkës dhe nikabit

20:33 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com