• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e italianit në Tepelenë/ A njihej autori me Edoardo Sarchi? Detaji në dokumentat e biznesit

13:38 : 27/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar Gazmend Braçin, si autor i dyshuar i vrasjes së sipërmarrësit italian me biznes në Shqipëri, Edoard Sarchi, ngjarje e ndodhur mesnatën duke u gdhirë e shtuna e 27 shtatorit 2025, në zonën e Salarisë, në Tepelenë.

Deri më tani, autoritetet policore nuk kanë identifikuar motivin e kësaj vrasjeje, ndërkohë që thonë se kanë marrë në pyetje 3 persona që shoqëronin Sarchi-n në udhëtimin e tij për gjueti, në zonën malore të Tepelenës.

Sipas dëshmive paraprake, Gazmend Braçi thuhet se u ka dalë përpara grupit të gjuetarëve, duke tentuar të bllokojë lëvizjen e makinës së tyre. Për arsye ende të pazbardhura publikisht, Braçi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Një predhë ka kapur në kokë Edoardo Sarchi-in, duke e lënë të vdekur në vend.

Lexo edhe:

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

Kur kanë kaluar shumë orë nga ngjarja, Policia e Gjirokastrës ende nuk ka njoftuar për motivin e mundshëm të këtij krimit të rëndë.

Gjithësesi, disa të dhëna indirekte të siguruara nga “Boldnews.al” tregojnë se mes autorit dhe viktimës duhet të ketë pasur njohje. Ose, më së paku, ata kanë pasur një person të njohur të përbashkët.

Financierja, pika e lidhjes

Edoardo Sarchi zhvillon aktivitet tregtar në Shqipëri prej të paktën 25 vitesh. Ai rezulton administrator dhe një prej pronarëve të shoqërisë “Tegola Edilcentro”, me seli në Laprakë të Tiranës dhe me aktivitet prodhim tullash, etj.

Në korrik të vitit 2023, Edardo Sarchi emërohet administrator i shoqërinë “Tegola Edilcentro”. Disa muaj më vonë, në nëntor të atij viti, shoqëria private emëron financieren Majlinda Taga si përfaqësueses e saj për të nënshkruar kontrata me banka të nivelit të dytë.

Sipas dokumentit të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), në 5 janar 2024, thuhet se “Asambleja e ortakëve emëron znj. Majlinda Taga, financiere e kompanisë, si përfaqësuese e shoqërisë për firmosjen e të gjithë formularëve dhe kontratave me bankën BKT”.

Në foto: Vendimi i “Tegola Edilcentro” për emërimin e përfaqësueses Majlinda Taga

Ky ishte një vendim rutinor në aktivitetin tregtar dhe raportet mes shoqërisë private të italianit Edoard Sarchi dhe financieren Taga nuk kanë asgjë për t’u theksuar.

Megjithatë, disa të dhëna të tjera të siguruara nga “Boldnews.al” tregojnë se Majlinda Taga është në raporte biznesi me Gazmend Braçin, personin e dyshuar si autor i vrasjes së Edoardo Sarchi.

Gazmend Braçi rezulton bashkëpronar në shoqërinë “Salaria Gaz”, me objekt të aktivitetit veprimtari projektimi, ndërtimi, rikonstruksioni, etj.

Në foto: Aksionerët e “Salaria Gaz”, Gazmend Braçi dhe Majlinda Taga

Shoqëria “Salaria Gaz” është krijuar në vitin 2014. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, shoqëria është aktualisht me statusin “aktiv” dhe bashkëpronarja tjetër është Majlinda Taga, e cila rezulton edhe financiarja e “Tegola Edilcentro”.

Kjo e dhënë është një element për të kuptuar se mes autorit dhe viktimës mund të ketë pasur njohje të mëparshme. Ndërkohë që mbetet për t’u zbardhur nga autoritetet e drejtësisë, krahas provave të pakundërshtueshme për autorësinë, edhe motivi i mundshëm i vrasjes në mesnatë pas gjuetisë.

Etiketa: biznesmenEdoardo SarchiGazmend BraçiMajlinda TagaTepelenevrasje“Salaria Gaz”“Tegola Edilcentro”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

16:23 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

12:57 : 07/11/2025
AKTUALITET

Marjani goditi me thikë në zemër të atin, e ëma tregon shënimet që i gjeti 25-vjeçarit

12:55 : 07/11/2025
RAJONI

Vrau dy vëllezërit në derë të shtëpisë së tyre, arrestohet dhëndri i familjes!

08:49 : 07/11/2025
RAJONI

E rëndë në Kosovë, kunati qëllon për vdekje dy vëllezërit (Detaje)

13:18 : 06/11/2025
AKTUALITET

Vrau të miturën shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite burg autori

08:54 : 04/11/2025
Para

E vrau sepse tentoi ta përdh*nonte? Dyshohet se Teilor Tivari dhe viktima ishin në një lidhje

TË GJITHA

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

22:59 : 07/11/2025

Horoskopi për ditën e shtunë, 8 nëntor 2025

22:56 : 07/11/2025

Laguna që po vdes përditë, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

22:43 : 07/11/2025

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

22:39 : 07/11/2025

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com