• Kontakt
Thursday, October 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania përgatitet për luftë, trajnime për të trajtuar 1 mijë të plagosur në ditë

15:37 : 25/09/2025
në BOTA

Frika e një lufte Rusi-NATO po shtynë gjithmonë e më shumë vende të aleancës ta mendojnë seriozisht një skenar të tillë, e të nisin përgatitjet për të.

Mediat në Berlin raportojnë se forcat e armatosura gjermane janë duke planifikuar se si të trajtojnë rreth 1,000 ushtarë të plagosur në ditë nëse shpërthen një konflikt i madh. Këto përgatitje po bëhen pas paralajmërimeve nga Aleanca, se Moska mund të jetë e aftë të nisë një sulm ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s që në vitin 2029.

Pavarësisht se Moska vetë vazhdon të insistojë se në luftë frontale me aleancën më të madhe ushtarake të globit nuk është në planet e saj, incidentet e fundit nga avionë luftarakë dhe dronët rusë në territorin e vendeve të NATO-s kanë rritur frikën e përshkallëzimit.

Shefi i shtabit të Gjermanisë, Ralf Hoffman, deklaroi se numri i ushtarëve të plagosur në një konflikt të mundshëm do të varet nga intensiteti i luftimeve dhe nga njësitë ushtarake që do të ishin të përfshira.

“Realisht, po flasim për përgatitjet për një shifër prej rreth 1,000 ushtarësh të plagosur në ditë“, tha ai në një intervistë për Reuters. Gjermania po e përshtat vazhdimisht trajnimin e saj mjekësor, duke përfshirë mësimet nga lufta në Ukrainë. “Natyra e luftës ka ndryshuar në mënyrë dramatike në Ukrainë”, thotë Hoffmann, duke përmendur kalimin nga plagët me armë zjarri në lëndime nga shpërthimet dhe djegiet e shkaktuara nga dronët dhe municione të tjera.

Lexo edhe:

Marrëveshja e paqes në Gaza, Izraeli: Një nga trupat e kthyer nga Hamasi nuk u përket pengjeve!

Gjermania nis hetim ndaj “Temu”, dyshohet për manipulim çmimesh

Ushtarët ukrainas e përshkruajnë një korridor të mbushur me dronë, i cili shtrihet rreth 10 km në të dyja anët e frontit, si një “zonë vdekjeje”, pasi dronët nga të dyja palët zbulojnë dhe neutralizojnë shpejt objektivat.

“Ukrainasit shpesh nuk mund t’i evakuojnë të plagosurit e tyre aq shpejt sa duhet, sepse dronët fluturojnë kudo”, tha Hoffmann. Ai nënvizon nevojën për stabilizim të ushtarëve të plagosur, që ndonjëherë mund të zgjasë me orë të tëra, pikërisht në vijën e frontit.

Etiketa: gjermanialufte

Lajme të lidhura

BOTA

Marrëveshja e paqes në Gaza, Izraeli: Një nga trupat e kthyer nga Hamasi nuk u përket pengjeve!

12:40 : 15/10/2025
BOTA

Gjermania nis hetim ndaj “Temu”, dyshohet për manipulim çmimesh

19:03 : 12/10/2025
BOTA

Komandanti i lartë ushtarak: Nuk do të ketë vendosje të trupave amerikane në Gaza!

21:05 : 11/10/2025
BOTA

Cilat janë shtetet e Europës me më shumë miliarderë?

19:45 : 09/10/2025
BOTA

Marrëveshja për paqen në Gaza, Kallas: Një shans i vërtetë për t’i dhënë fund luftës

13:20 : 09/10/2025
BOTA

Gjermania shqyrton heqjen e nënshtetësisë së përshpejtuar, shtrëngohet politika e migracionit

15:04 : 08/10/2025
Para

Gara për Tiranën/ Këlliçi: Kandidati duhet të jetë një figurë politike nga radhët e të djathtës

TË GJITHA

Do të ketë vetëm 2 gjini, PS tërhiqet nga pr.ligji për Barazinë Gjinore

10:14 : 16/10/2025

Arrestohen burrë e grua në Devoll, planifikonin të trafikonin 5.8 kg kanabis drejt Greqisë

10:12 : 16/10/2025

LVV i tha të kërkojë falje, Rama: Nuk e dija që Specialja do hetonte Thaçin! S’dal në protestë se politizohet

10:07 : 16/10/2025

Lëvizja Vetëvendosje: Para protestës në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK, Rama duhet të kërkojë falje

09:49 : 16/10/2025

Korrupsioni te Policia Rrugore/ SPAK dërgon për gjykim dosjen për Roven Zekën dhe dy të tjerët

09:41 : 16/10/2025

Rrëmbyen 68-vjeçarin për t’i marrë para, Prokuroria dërgon për gjykim 4 autorët dhe vajzën që e futi në kurth

09:31 : 16/10/2025

“Do merrni paga 3000 euro”/ Mashtronte vajza dhe i prost*tuonte në Shqipëri, arrestohet kolumbiani

09:16 : 16/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com