• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërroi jetë në polici dhe u raportua si vetëvrasje, familjarët ngrenë dyshimet: Nuk kishte shenja

21:26 : 23/09/2025
në AKTUALITET, RAJONI

Rreth një muaj më parë në Suharekë të Kosovës, 48-vjeçari Nazif Kololli u gjet i vdekur brenda stacionit të policisë, vetëm pak orë pas ndalimit. Denoncimi është sjellë në emisionin “Stop” nga kunati i tij, Bajram Perteshi, i cili kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nazifi u denoncua nga vajza e tij 22-vjeçare, e cila ka probleme të shëndetit mendor. Rreth orës 20:30 të mbrëmjes, me urdhër të prokurorit të gatshëm, u vendos që ai të mbahej në paraburgim për 48 orë.

Por tragjikisht, vetëm pak orë më vonë, në orët e para të mëngjesit, ai u gjet i vdekur brenda në stacion. Sipas familjarëve dhe avokatit të viktimës, rrethanat e vdekjes janë të dyshimta.

“Ky rast ka ndodhur para gati 2 muajsh. Pati një mosmarrëveshje ma vajzën e vet, erdhi policia e mori dhe pasi e kanë marrë i thanë që je i arrestuar nga prokuroria për 48 orë. Nga ora 03:40 kishte ndërruar jetë dhe nga ora 04:00 kishin njoftuar emergjencën. Mua më mori në telefon vëllai i të ndjerit. Kurse policia na u kthye në një mënyrë arrogante dhe na tha që nuk kemi asnjë lloj përgjegjësie.”

Ata deklarojnë, se organet kompetente nuk u kanë vënë në dispozicion pamjet e kamerave të sigurisë brenda stacionit të policisë, edhe pse është konfirmuar, se kamerat funksionojnë.

Lexo edhe:

U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

EMRAT/ Morën peng dhe dhunuan një person, shoqërohet në Polici vëllai i deputetit dhe dy të tjerë

“Asgjë s’na bind pa parë kamerat. Stacioni policor ka kamera. Nuk dyshoj tek diçka pa parë kamerat, por nuk kemi pasur asnjë ftesë nga prokuroria apo gjykata për të dhënë deklaratë.”

Policia ka deklaruar, se Nazifi ka kryer vetëvrasje duke u varur, por familjarët hedhin poshtë këtë version, duke thënë se trupi i tij nuk kishte asnjë shenjë në qafë.

“Shkuam tek mjekësia ligjore dhe na thanë që ka bërë vetëvarje, na lanë të shikonim edhe kufomën, e parë te fyti dhe nuk kishte asnjë shenjë. Jam shumë i sigurt. Nuk arrijmë edhe ne të kuptojmë se si mund të varë veten, ku shumë herë më i sigurt është në stacionin policor, se sa në burgjet e tjera.”

Tragjedia është edhe më e rëndë pasi Nazifi kishte humbur bashkëshorten në vitin 2020. Me vdekjen e tij, katër fëmijë të mitur kanë mbetur pa prindër dhe aktualisht po rriten nga gjyshërit dhe daja.

Gazetari i “Stop”, pyeti në Policinë e Suharekës nëse qendrat e ndalimit monitorohen nga kamerat dhe këtë gjë e pohon vetë punonjësi i policisë.

Gazetari: Thjesht doja të pyesja, a ka kamera sigurie brenda komisariatit?

Policia Suharekë: Po, po ka, monitorohet..,në qendrën e ndalimit monitorohet me kamera.

Gazetari: Interesohem për atë rastin, që vdiq një këtu, Nasifi përpara një muaji?

Policia Suharekë: Ai e ka mbyt vetveten…,dëgjo, kamera e ka brenda në dhomë.

Gazetari: Ka kamera në dhomë? Ia keni çuar Prokurorisë Prizren?

Policia Suharekë: Po, mo, po edhe prej Prishtinës monitorohet këtu. Ajo vërehet mirë aty në kamer, kur e ka marrë çarçafin e hollë, është ajo dritarja si me gjemba me tela edhe e ka var aty, është ul kështu dhe ka mbyt veten…

/Emisioni “Stop”

Etiketa: Bajram Perteshidyshimefamiljareti vdekurkomisariatNazif Kolollipolicishenjasuharekevetevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

13:39 : 01/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Morën peng dhe dhunuan një person, shoqërohet në Polici vëllai i deputetit dhe dy të tjerë

20:12 : 31/10/2025
AKTUALITET

39-vjeçari në Pogradec gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë, dyshohet për vetëvrasje

16:05 : 31/10/2025
AKTUALITET

E rëndë në Elbasan! 58-vjeçarja konsumon acid në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë

13:30 : 31/10/2025
AKTUALITET

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025
Para

Kaloi 65 persona në Rinas kundrejt ryshfetit, polici “shpërblehet” me rikthim në detyrë

TË GJITHA

Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve

09:32 : 03/11/2025

Hetimi për Tunelin e Llogarasë, kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

09:08 : 03/11/2025

Mashtroi një biznes shqiptar përmes email-eve fiktive dhe përfitoi 33 500 euro, ekstradohet rumunja

09:06 : 03/11/2025

Shifrat e EUROSTAT për varfërinë, Tabaku: Qeveria e korruptuar po bjerr ekonominë

09:03 : 03/11/2025

Sizifi i dorëheqjes

08:57 : 03/11/2025

Qendrat për emigrantët në Shqipëri dështuan, po faturën kush po e paguan?

08:47 : 03/11/2025

Trump: Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete

08:37 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com