Deputeti demokrat Tritan Shehu ka denoncuar krizën në sistemin shëndetësor dhe politikat që, sipas tij, po largojnë profesionistët shqiptarë nga vendi.
Në një reagim në Facebook, Shehu kritikon ashpër qasjen e qeverisë, që nga pengmarrja e diplomës te rënia e cilësisë në arsimin mjekësor dhe deri te deklaratat e fundit të kryeministrit për sjelljen e mjekëve të huaj në QSUT.
Ai theksoi në të njëjtën kohë, se mijëra mjekë shqiptarë të kualifikuar punojnë jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri, mungesa e perspektivës i mban larg rikthimit.
Postimi i plotë:
Fishekzjarret e Rames: perze mjeket shqiptare dhe kerkon mjeke te huaj!!
Cdo vit largohen nga Shqiperia reth 180 mjeke.
Shume shume pak kthehen me tej…
Marja peng e diplomes u be shkak i renies se kerkesave e cilesise per studim ne mjekesi prane UMT.
Arbitrariteti sjell vetem pasoja negative!
Nderkaq ne Europe e me gjere ka me qindra mjeke shqiptare, qe specializohen apo punojne me nivel te larte profesional.
Ky duhet te jete “targeti” yne per te rikthyer ne vend qofte dhe nje pjese te tyre.
Jane shume e shume te larguar nga zhgenjimi ketu apo nga aspirata per nivele te larta profesionale, pak rendesi ka kjo.
Por qe nuk kthehen sepse ajo cfare u ofron Rama eshte larg pritshmetive te tyre, pavaresisht nostalgjise e dashurise per vendin, familjet…
Nuk u ofron asgje reale, vetem propagande bajate!
Ai vecse i largon, si shqiptaret ne terresi!
Dhe dje ne QSUT deklaron se do sjelle mjeke te huaj!!
Absurditete e pa aftesi per tu orientuar per mundesite e nevojat reale te sistemit tone!
Apo dashakeqesi per te zbrazur Shqiperine!?