• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

07:59 : 20/09/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Teksa prodhuesit shqiptarë të pijeve freskuese po përballen me sfidat e gjetjes së punëtorëve dhe rënien e konsumit prej ndryshimeve demografike, pesha e importeve të pijeve freskuese për të dytin vit radhazi ishte 61% e tregut. Brenda një dekade, importet janë dyfishuar, kundrejt prodhimit vendas që është tkurrur.

Pas pandemisë së Covid-19 tregu vendas i pijeve freskuese po përjeton një transformim të shpejtë dhe shqetësues. Produktet shqiptare po zëvendësohen nga marka të huaja që shiten me çmime më të lira, kryesisht nga Kosova dhe Polonia.

Importet po dominojnë raftet e supermarketeve, ndërkohë që vit pas viti disa fabrika të vogla të prodhimit, po mbyllin dyert për shkak të pamundësisë për të konkurruar.

Prodhuesit shqiptarë, përfshirë ata që përfaqësojnë brende ndërkombëtare të njohura, pohuan se po përballen me kosto prodhimi gjithnjë e më të larta, të ndikuara nga mungesa e ekonomisë së shkallës, rritja e kostos së fuqisë punëtore, politika fiskale jofavorizuese.

Një tjetër problem thelbësor lidhet me pabarazinë në trajtimin doganor mes prodhimeve vendase dhe atyre të importuara.

Lexo edhe:

Ari “humbet terren” pas vlerave rekord

(Mos) kthimi në shkolla, 112 mijë nxënës më pak në një dekadë

Sipas prodhuesve vendas, për importin e lëndëve të para ata paguajnë tarifa doganore nga 5 deri në 15%, ndërsa produktet e gatshme që hyjnë nga jashtë, përfshirë pijet freskuese, importohen me 0% taksë doganore.

Kjo situatë po i shtyn fabrikat e vogla drejt mbylljes, ndërsa operatorët më të mëdhenj po luftojnë për të ulur kostot prodhuese.

Pas rënies që pati prodhimi vendas i pijeve freskuese në vitin 2023, për vitin pasardhës, sasia e prodhuar është në rritje të lehtë, për shkak të nxitjes së konsumit nga turizmi, por gjithsesi me ritme më të ngadalta se importet.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në vitin 2024, në rang vendi u prodhua një sasi prej 68,6 mln litrash pije freskuese. Krahasuar me 2023, prodhimi u rrit 4%.

Pavarësisht përmirësimit të prodhimit, pijet freskuese të importit vijojnë të zgjerojnë peshën në tregun vendas, duke e dominuar atë prej dy vitesh.

Për të dytin vit radhazi, si për 2023 edhe në 2024, importet vijojnë të mbajnë peshën kryesore të tregut të pijeve freskuese. Në vitin 2024 pesha e pijeve të importit zuri 61% të tregut, kundrejt 39% të peshës së pijeve vendase.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Doganave, rezulton se nga viti 2013 deri në 2020, prodhimi ka qenë zakonisht mbi 50% të totalit.

Pas vitit 2020, importet fillojnë të dominojnë tregun me mbi 55–60% të totalit.

Në dekadën e fundit (të dhënat nga viti 2013 deri në 2024) tregojnë se përqindjet më të ulëta të peshës së prodhimit janë shënuar në vitet 2023-2024, përkatësisht me 39% të peshës të tregut, kundrejt 61% të peshës që mbajnë pijet freskuese që vijnë nga jashtë.

Pavarësisht se në Shqipëri prodhohen markat më të njohura ndërkombëtare të pijeve freskuese si “Coca Cola” dhe “Pepsi”, importet, shpesh më të lira për shkak të kursit të favorshëm të Euros, po zgjerohen në treg, teksa rritja e kostos së punës mbetet faktori kyç që sfidon konkurrueshmërinë e prodhimit vendas.

Prodhuesit më të mëdhenj në vend pohojnë se po vazhdojnë të prodhojnë me kosto të lartë, kryesisht për shkak të rritjes së pagave në sektorin e prodhimit.

Përfaqësues të “Agna Group”, një nga prodhuesit më të mëdhenj në vend të markave të huaja të pijeve freskuese si: “Pepsi”, “7 Up”, “Ivi”, “Lipton” pohuan për “Monitor” se rritja e kostos prodhuese prej fuqisë së shtrenjtë punëtore është ndër arsyet kryesore që prodhimi vendas ka humbur konkurrueshmërinë, teksa rënia e vazhdueshme e Euros vijon të favorizojë importet me çmime më të lira.

Nga viti 2022, pas fillimit të luftës në Ukrainë, është vërejtur një rritje e pagave nga 30 deri në 45% në këtë sektor nga prodhuesit më të mëdhenj. 20% deri në 25% e rritjes së pagave ka shkuar për të kompensuar rënien e fuqisë blerëse nga inflacioni.

Pjesa tjetër e rritjes është bërë për të frenuar largimet e punonjësve drejt vendeve të huaja.

“Në vend vijon të realizohet prodhim me kosto të lartë, ku shkaku kryesor mbetet rritja e pagave të fuqisë punëtore. Që nga viti 2022, si pasojë e krizës së çmimeve të shkaktuar nga fillimi i luftës në Ukrainë, pagat në sektorin e prodhimit janë rritur me 30 deri në 45%.

Nga kjo rritje, rreth 20–25% është bërë për të kompensuar inflacionin, ndërsa pjesa tjetër për të frenuar emigracionin e punonjësve, të cilët parapëlqejnë punësimin jashtë vendit me paga mujore prej 2,000 deri në 2,500 euro.

Aktualisht, paga mujore për një punonjës në sektorin e prodhimit, në varësi të pozicionit, varion nga 900 deri në 1,200 euro.

Rritja e ndjeshme e kostos për shkak të pagave është një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e përgjithshme të kostos së prodhimit”, pohojnë përfaqësues të grupit “Agna Group”.

Emigracioni ngadalëson rritjen e kërkesës

Pavarësisht se kompanitë më të mëdha në vend pohojnë se kanë rritur prodhimin gjatë muajve të verës, si pasojë e kërkesës sezonale, për ta ndryshimet demografike dhe emigracioni vazhdon të zvogëlojë konsumin vendës, duke e bërë më të vështirë që të konkurrojnë me importet.

Mbështetur nga të dhënat e numrit të popullsisë sipas Censit 2023, ku krahasuar me Censin e 2011-s numri i popullsisë ka rënë me rreth 400 mijë banorë, përfaqësues të kompanisë “Agna Group” llogarisin se kjo ka ndikuar negativisht te kërkesa mesatarisht me rënie 2-3% në vit apo mesatarisht deri në 30% për dekadën e fundit.

Sipas të dhënave të Censit 2023, krahasuar me të dhënat e 2011-s, rezulton se popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit.

Nga të dhënat e Censit, rënia më e madhe e popullsisë në përqindje ka ndodhur në Shkodër me 28,3% banorë më pak krahasuar me të dhënat e 2011 dhe në Kukës me 27,3%, teksa popullsia Tiranës, gjatë kësaj periudhe, është shtuar me vetëm 1,2%.

Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8% në 2011 në 31,6% në 2023.

Nga ana tjetër, fluksi i turistëve nuk po e kompenson rënien e konsumit nga largimet e popullatës në emigracion.

Sasia e pijeve prodhuese të prodhuara nga “Agna Group” në janar-korrik 2025 është rreth 5% më e lartë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për drejtuesit e grupit, rritja në këto nivele e sasisë së prodhimit vlerësohet normale për muajt e verës, e pandikuar nga turizmi, ndërsa ngadalësimi i rritjes nga 10 deri në 15% që ishte vite më parë, ndikohet prej ndryshimeve demografike.

Importet

Importet e pijeve freskuese vijojnë tendencën rritëse. Në muajt janar-qershor, sipas të dhënave të Doganave, u importuan 49,7 mln litra pije freskuese.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s, sasia e importeve u rrit me 2%.

Ndërsa sasia vjetore e importeve për 2024 u rrit me 3% kundrejt vitit paraardhës.

Në 9 vitet e fundit, nga 2016 deri në 2024, sasia vjetore e importeve është dyfishuar.

Për vitin 2024, referuar të dhënave të Doganave është importuar sasia më e lartë e importeve prej rreth 108 mln litra, kundrejt sasisë prej 54 mln litra që ishin importet në 2016.

Që pas pandemisë së Covid-19, në Shqipëri prej 2021 pijet freskuese të importit kanë peshë më të lartë në treg sesa prodhimi vendas.

Në vitin 2021, pesha e sasisë së importeve në treg u rrit me 7% pikë përqindje, nga 47% në 2020, kurse në vitin pasardhës arriti në 54%.

Në vitin 2023, kur edhe sasia e prodhuar në vend ka pësuar rënie, pesha e importeve në treg ka arritur 61%, kundrejt 55% që ishte pesha e tyre në vitin 2022./MONITOR

Etiketa: importimportetimportikostotpije freskuesepijet freskueserenietregu

Lajme të lidhura

BOTA

Ari “humbet terren” pas vlerave rekord

19:13 : 17/09/2025
AKTUALITET

(Mos) kthimi në shkolla, 112 mijë nxënës më pak në një dekadë

08:37 : 08/09/2025
AKTUALITET

Shpopullimi/ Bizneset në rënie në të gjitha qarqet, turizmi nuk e rriti numrin e hoteleve

08:03 : 07/09/2025
BOTA

Çmimi i arit shënon rekord të ri historik

12:53 : 02/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama dhe INSTAT po i shndërrojnë importet e Kosovës në eksporte të Shqipërisë

13:08 : 19/08/2025
BOTA

Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia për tregun gjerman

13:12 : 16/08/2025
Para

Moti i kthjellët dhe me vranësira të pakta, njihuni me parashikimin për ditën e sotme

TË GJITHA

“Ishin të prishura”/ Grosisti nga Lushnja nuk i paguan miliona lekë fermerit nga Peqini

09:27 : 20/09/2025

Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore të Bagramit në Afganistan?

09:16 : 20/09/2025

EMRI-VIDEO/ I riu kapet në autostradën Tiranë-Durrës me mbi gjysmë kilogrami kokainë

09:02 : 20/09/2025

12 minuta tension në qiellin e Estonisë, si avionët italianë i shmangën incidentet

08:50 : 20/09/2025

Sarandë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, më pas goditen edhe nga një kamionçinë

08:42 : 20/09/2025

“Padi, akuza dhe anulime fluturimesh”/ Gazeta gjermane: “Air Albania” drejt falimentimit

08:30 : 20/09/2025

Këmbimi valutor 20 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:17 : 20/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com