Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë, ku një 19-vjeçare ka plagosur aksidentalisht kushëririn e saj, 27-vjeçarin D.S., me një pushkë sportive.
Sipas policisë, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa arma u sekuestrua si provë materiale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetases K.B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur kushëririn e saj,” njofton policia.