• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Specat me pesticide të kapur në Slloveni u certifikuan me vulë sigure nga autoritetet shqiptare

12:04 : 07/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në Slloveni, autoritetet e sigurisë ushqimore atje, tërhoqën nga tregu dhe i bënë thirrje qytetarëve të mos konsumojnë speca të furnizuara nga Shqipëria.

Analizat e kryera më 26 gusht, pasi speci i eksportuar nga Shqipëria ishte nxjerrë në tregun slloven, zbuluan prani të 3 llojeve të rrezikshme të pesticideve.

Në sistemin evropian të sigurisë ushqimore, RASFF për këtë rast është dhënë ‘njoftim alarmi’ nga shteti slloven. Edhe gjatë muajit korrik, Sllovenia tërhoqi nga tregu 1 ngarkesë me speca që analizat i nxorën pesticide mbi norma.

Por çfarë shkon keq? Si përfundon produkti shqiptar deri jashtë vendit, me pesticide të ndaluara?

Hallka e parë, kontrolli i fermerit

Lexo edhe:

Importet e pesticideve, me rritje në krahasim me një dekadë më parë

8 mijë kilogramë speca me pesticide u kthyen nga Kroacia, “zgjohet” AKU kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë

Specat e prodhuara nga fermerët shqiptarë, duhet të kontrollohen së pari nga agronomët e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), për pesticidet që ata përdorin gjatë rritjes së produktit.

Po ky institucion, bashkë me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, (AKU) duhet të kontrollojnë edhe farmacitë bujqësore, nëse pesticidet që shesin janë të miratuara nga Ministria e Bujqësisë, apo mund të kenë hyrë kontrabandë, siç shpesh kanë ngritur shqetësim ekspertët dhe siç rezultoi në rastin e pesticideve në 20 ton mandarina të bllokuara në fund të dhjetorit 2024 në Kroaci.

Farmacitë gjithashtu duhet të informojnë fermerin mbi mënyrën e përdorimit dhe sasinë e pesticideve që duhen të hedhin në varësi të produkteve.

Hallka e dytë, kontrolli i eksportuesit

Faza e dytë e rrugëtimit të produktit vendas për eksport, është grumbulluesi, i cili produktin e mbledhur tek fermerët e çon të një kompani për eksport.

Grumbulluesi duhet të lëshojë faturë, në mënyrë që, nëse mbi produktin dalin pretendime të mëvonshme, origjina të zbulohet me shpejt. Në shumë raste, vetë grumbulluesit janë edhe eksportuesit. Këtu rritet përgjegjësia e tyre.

Mbi produktin që kanë bërë gati për eksport, marrë shembull speci për Slloveni, eksportuesi duhet të njoftojë AKVMB. Agronomi i këtij autoriteti, bën kontrollon e fundit; Lëshon certifikatën fitosanitare, ku shkruan se produkti është i kontrolluar e i pastër, apo jo.

Përveç kësaj, vetë kompania eksportuese duhet të bëjë analizën e produktit që eksporton për cilësinë e tij dhe nëse ka apo jo pesticide të rrezikshme. Pa këto vula sigurie, te fermeri, dhe 2 herë te eksportuesi, produkti nuk del dot jashtë vendit.

Mbetemi te speci të cilin autoritet sllovene e zbuluan me përmbajtje pesticidesh të rrezikshme. Nëse analiza e agronomit është bërë, dhe eksportuesi ka bërë kontrollet e tij, atëherë si speci përfundoi me pesticide në shtetin slloven? Kjo është një pyetje të cilës duhet t’i japin përgjigje autoritet, mbi dyshimet që mbeten se analizat janë me të dhëna fiktive, ose nuk janë bërë fare.

Hallka e tretë, AKU zbulon “zinxhirin”

Për ta gjetur këtë përgjigje, këtu vjen roli i AKU-së. Pas zbulimit të një ngarkese të dalë nga Shqipëria, me pesticide, ky autoritet, duhet të gjejë origjinën fillestare; pra fermerin, a përdori pesticide të lejuara dhe a i përdori në sasinë e duhur; dhe më pas deri te farmacia bujqësore që i shiti pesticidet.

Nëse janë të ndaluara, si përfundojnë këto lëndë në farmacitë tona bujqësore kur nuk janë në listën e Ministrisë së Bujqësisë? Dhe cili është zinxhiri i sjelljes kontrabandë të tyre?

AKU gjithashtu duhet të zbulojë nëse fermeri të cilit i është zbuluar në eksport produkti me pesticide, e ka shpërndarë jashtë të gjithë sasinë e specit të prodhuar, apo e ka hedhur atë edhe në tregun vendas, apo nëse ka ende gjendje.

Në këtë rast, duhet bllokuar produkti, apo kur është treguar duhet të njoftohen klientët të mos e konsumojnë, siç në fakt ka bërë Sllovenia.

Por Sllovenia, nuk është rasti i parë. Nga janari i këtij viti deri në njoftimin e fundit të specave, janë 21 ngarkesa me produkte shqiptare për eksport, që janë konstatuar nga autoritetet e huaj me përmbajtje të lartë pesticidesh apo prezencë salmonele tek filetot e peshkut. Pjesa dërrmuese e ngarkesave me përmbajtje pesticidesh janë njoftuar nga Kroacia.

Po përgjegjësit?

Janë të pakta sa numërohen me gishtërinjtë e dorës, rastet kur autoritetet shqiptare kanë reaguar publikisht pas zbulimit të këtyre rasteve. Zbulimi i përgjegjësve dhe ngarkimi i tyre me përgjegjësi penale, është detyrë e AKU, që deri më tani nuk ka raste të shumta të referuara për hetim, të paktën jo të bëra publike.

As për specat e zbuluara në Slloveni me pesticide, institucionet nuk kanë bërë ende një reagim zyrtar.

/Shqiptarja.com

Etiketa: AKUanalizaautoritetet shqiptarefermeriMinistria e Bujqesisepesticidespecatvulevule sigurie

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Importet e pesticideve, me rritje në krahasim me një dekadë më parë

08:53 : 03/10/2025
AKTUALITET

8 mijë kilogramë speca me pesticide u kthyen nga Kroacia, “zgjohet” AKU kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë

10:30 : 02/10/2025
AKTUALITET

Inspektimet zbuluan mijëra kilogramë mish dhe nënprodukte me salmonelë, konsumatori nuk u informua

21:56 : 01/10/2025
AKTUALITET

Pesticide mbi normë, edhe Sllovenia bllokon një sasi specash nga Shqipëria

16:19 : 01/10/2025
AKTUALITET

Godet zemrën, shqiptarët konsumuan 7300 kg pjeshkë me pesticidin “Phosmet”

14:02 : 30/09/2025
AKTUALITET

Rrushi dhe pjeshkat nga Greqia kishin lëndë të rrezikshme/ Pasojat që sjellin frutat me pesticide

15:52 : 26/09/2025
Para

Makina përplas motorin në aksin Burrel–Klos, një i plagosur në gjendje të rëndë dërgohet te Trauma

TË GJITHA

Horoskopi, 19 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 18/10/2025

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025

Aksident i rëndë në Brazil, përmbyset autobusi të paktën 15 të vdekur

22:33 : 18/10/2025

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

22:14 : 18/10/2025

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025

Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë

21:37 : 18/10/2025

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com