• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Shefi i kuzhinës së Princeshës Diana zbulon recetën e mëngjesit që ajo konsumonte çdo ditë

20:08 : 07/09/2025
në NDRYSHE, SHOW BIZ

Më 31 gusht u shënuan 28 vite nga ndarja nga jeta e Princeshës Diana, por kujtimi i saj vazhdon të jetojë në zemrat e miliona njerëzve anembanë botës. Ajo mbetet një nga figurat më të dashura të historisë moderne, ndaj nuk është çudi që edhe sot interneti mbushet shpesh me informacione rreth jetës së saj, një figurë që u quajt “princesha e popullit”.

Lajmi më i fundit që ka të bëjë me të ndërlidhet me zakonet e saj ushqimore, dhe konkretisht me atë që konsumonte thuajse çdo ditë për mëngjes.

Në një video të publikuar në YouTube, ish-shefi personal i kuzhinës së saj, Darren McGrady, ka zbuluar se mëngjesi i preferuar i Princeshës Diana ishin të ashtuquajturat overnight oats (bollgur i njomur gjatë natës).

Princesha Diana kishte zbuluar që para tre dekadash atë që sot konsiderohet një trend ushqimor i njohur.

Megjithatë, receta e McGrady ishte paksa ndryshe nga ajo që mund të prisni. Në fakt, bëhej fjalë për bircher muesli, një version i veçantë që Diana e kishte provuar gjatë një vizite në një klinikë në Zvicër.

Lexo edhe:

“Më mirë burg, s’kam të paguaj”, avokati tregon raste të ngjashme me Diana Bahçjan

Nëna u arrestua 8 ditë pasi lindi foshnjen, avokatët: Të shtyhet vuajtja e dënimit me 1 vit

Para se të largohej, kërkoi recetën dhe ia besoi shefit të saj personal, i cili nisi ta përgatiste për të çdo ditë. Përbërësi “sekret”? Lëngu i portokallit.

Çfarë hante Princesha Diana për mëngjes?

Mijëra përdorues të rrjeteve sociale kanë nisur ta riprodhojnë recetën, e cila është njëkohësisht shumë e thjeshtë dhe mjaft e veçantë.

Në një tas shtoni 1 filxhan lëng portokalli të freskët dhe 1 filxhan me bollgur. Përziejeni, mbulojeni tasin dhe lëreni në frigorifer gjatë gjithë natës.

Në mëngjes, shtoni 1 filxhan kos, pak mjaltë dhe pak lëng limoni, një mollë të grirë, disa boronica dhe disa arra.

Në fund, vlen të përmendet se varieteti i preferuar i mollëve për Princeshën Diana ishte honeycrisp, një lloj molle e zhvilluar nga studiues në Qendrën Eksperimentale Bujqësore të Minesotës dhe që hyri në treg në fillim të viteve ’90.

Etiketa: Dianaprincesha Dianashefi i kuzhines

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Më mirë burg, s’kam të paguaj”, avokati tregon raste të ngjashme me Diana Bahçjan

21:34 : 18/03/2023
AKTUALITET

Nëna u arrestua 8 ditë pasi lindi foshnjen, avokatët: Të shtyhet vuajtja e dënimit me 1 vit

16:50 : 15/03/2023
AKTUALITET

“E bëj unë burgun, lirojeni Dianën”/ Flet burri i gruas së dënuar me foshnjën 8 ditëshe

15:43 : 15/03/2023
BOTA

Intervistat e princit Harry pritet të rrisin tensionet me familjen mbretërore

21:27 : 08/01/2023
SHOW BIZ

“Ndoshta mund të jem gay”/Detaje tronditëse për Lady Dianën dhe Charles

20:45 : 03/11/2022
BOTA

Camilla – rivalja e Dianës, tashmë bashkëshorte e Mbretit

23:25 : 08/09/2022
Para

Po ndodh! Nis fenomeni i “Hënës së përgjakur” (Live-Video)

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 8 shtator 2025

22:59 : 07/09/2025

Funerali i Giorgio Armanit, ja ku do të jetë banesa e fundit e stilistit legjendar

22:34 : 07/09/2025

Pranga shqiptarit në Greqi, dyshohet se dhu*oi fëmijën e tij 4-vjeçar

22:21 : 07/09/2025

Tirana zyrtarizon pasuesin e Miles, njihuni me trajnerin e ri të bardhebluve

22:07 : 07/09/2025

Metamorfoza e papërfunduar e Melonit

21:57 : 07/09/2025

Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

21:38 : 07/09/2025

Banorët e prekur nga tërmeti, protestë para Bashkisë së Durrësit: Duam strehim në banesat e premtuara!

21:20 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com