• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria po kthen tokat e djegura nga zjarret masive që pushtuan vendin, në zona betoni.  Kryeministri Rama, si kreu i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, nuk humbet kohë por miraton vendimin për ti dhënë leje ndërtimi dhe zhvillimi kompanive private, në zonat kadastrale që u shkrumbuan. Ky vendim  u miratua në gusht të 2025, në kulmin  e zjarreve, duke shtuar edhe më tej dyshimet, se ato kanë qenë të qëllimta.

Ndërkohë që zjarret e kësaj vere patën efekte shkatërruese në zona të shumta të Shqipërisë, qeveria e Edi Ramës e ka parë si një mundësi për të zhvilluar strategjinë e betonizimit në çdo cep të vendit.

Në 25 Gusht 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, miratoi vendimin “Për përcaktimin e procedurave për evidentimin në terren të pasurive me zë kadastral “Pemëtore” apo “Ullishte”, gjatë shqyrtimit të aplikimeve për leje ndërtimi dhe zhvillimi”.

Ky vendimi u miratua në një kohë kur vendi po kalonte një prej stinëve verore më shkatërruese nga flakët, periudhë në të cilën Mekanizmi i Bashkimit Europian për Zjarret raportoi djegien e mbi 55 mijë hektarëve pemishte e pyje në të gjithë Shqipërinë.

Vendimi i miratuar me firmën e Edi Ramës është një akt që shton akoma më shumë dyshimet e ngritura më herët se zjarret e shumta në Shqipëri dhe neglizhenca e strukturave shtetërore për t’i përballuar, fsheh një plan të mirëmenduar qeveritar për shndërrimin e zonave të gjelbëruara në toka djerrë e që më pas t’i kthejë në trojë për betonizim.

Lexo edhe:

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

Paqja Fiskale, Kali i Trojës për uljen e taksave të kullave dhe resorteve

Në vendim e miratuar në fund të muajit Gusht, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit kërkon që, në rast se projektet përfshijnë toka me zë kadastral “pemëtore” apo “ullishte”, të kryhet paraprakisht një verifikim në terren për të parë nëse ekzistojnë realisht ose jo kulturat drufrutore apo ullishtet.

Sipas vendimit, zhvilluesit, pra kompanitë private, do të bashkëpunojnë me agronomët e zonave ose institucionet lokale, për të konfirmuar se në tokat me zona kadastrale ullishte ose pemëtore nuk ka drurë.  Pas këtij konfirmimi, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujërave do të japë lejet e ndërtimit apo zhvillimit.

Pemëtoret dhe ullishtet përfshihen në zërin kadastral “tokë bujqësore”. Ligji lejon që në tokat bujqësore të ndërtohen vetëm struktura të përkohshme. Ndërkohë, ligji për drufrutorët, parashikon që pemëtoret mund të ndryshojnë destinacionin vetëm në rast se kanë pësuar dëmtime të mëdha fizike e biologjike, të cilat e bëjnë pa leverdi investimin për gjallërimin e drurëve.

Zjarret e pamenaxhuara nga strukturat shtetërore shkatërruan përfundimisht shumë sipërfaqe pemëtore dhe ullishte. Pra, tashmë ato toka janë të gatshme për të ndryshuar destinacionin e për t’u kthyer në beton./Syri tv

Etiketa: betonbetonizime djeguraEdi Ramate qellimshmeTokazjarretzona

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025
AKTUALITET

Paqja Fiskale, Kali i Trojës për uljen e taksave të kullave dhe resorteve

19:10 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat

18:37 : 07/11/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Bardhi: Dëshmia e Pacollit zbulon ‘kokën e korrupsionit’! Provë unike për SPAK-un

18:18 : 07/11/2025
AKTUALITET

Show vazhdon! Rama shpërndan pamjet e shembjes së vilave të ish-deputetit socialist në Farkë

18:13 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Na e q*u Enveri sa i desh su*m”/ Paloka nxjerr shkrimin +18 të Ramës: Ja pse sillet kështu me shqiptarët

15:58 : 07/11/2025
Para

“Do shihni një Luiz si asnjëherë më parë”, së shpejti nisin xhirimet e filmit me Kiarën

TË GJITHA

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

22:59 : 07/11/2025

Horoskopi për ditën e shtunë, 8 nëntor 2025

22:56 : 07/11/2025

Laguna që po vdes përditë, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

22:43 : 07/11/2025

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

22:39 : 07/11/2025

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com