• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën

19:07 : 06/09/2025
në BOTA

Në të parën intervistë televizive, pas kthimit nga Kina, ku përkrah Xi Jinping, Vladimir Putin dhe Kim Jong Un mori pjesë në paradën ushtarake në Pekin, Aleksandër Vuçic është rikthyer të flasë me shqetësim për aleancën ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Sipas tij “armiku” i përbashkët i këtij boshti ushtarak është Serbia dhe lidhja e aleancave të tilla në Ballkan për Vuçiç nuk është gjë e lehtë për Beogradin, pasi siç ai nënvizoi “kemi përvoja negative nga vitet 90’”.

“Ata mendojnë se kanë të drejtë të ndërhyjnë në punët tona. Kur bën një aleancë me kroatët, është e qartë kundër kujt po e bën atë, sigurisht jo kundër austriakëve. Ne duhet të reagojmë me durim, me durim dhe qetësi, për të forcuar pozicionet tona në botë. Ata kanë një sfond të fortë në NATO, dhe do ta kenë atë edhe në këtë aleancë tjetër. Ata presin që Bullgaria t’u bashkohet atyre. Dhe ne nuk duhet të jemi të verbër, aleanca të ngjashme u bënë në të njëjtën mënyrë para luftës së madhe. Të njëjtit u mblodhën kundër nesh, dhe ishin më të suksesshëm dhe më të fortë. Ata kishin mbështetje më të fortë nga jashtë, ishin më të mençur dhe në fund fituan, sepse për ta është një fitore kur i dëbojnë serbët nga vatra në Krajinë, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ky lloj formimi i boshteve shumështresore kundër Serbisë është shumë i rëndësishëm sepse Serbia shihet si një faktor që nuk dëshiron t’u shërbejë interesave të tyre”, tha Vuçic në intervistën për televizionin Pink.

Më tej, Presidenti serb tha se Sllovenia të premten zbuloi pa mëdyshje se po formohen boshte kundër Serbisë për shkak të situatës në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për qëllimet e dikujt, sepse ata nuk e bënë këtë për të ngrënë karkaleca deti, por për të punuar drejtpërdrejt kundër interesave të popullit serb”, theksoi Vuçiç.

Lexo edhe:

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

I dënuar për krime lufte në Kosovë, lirohet para kohe gjenerali serb

Më tej, Vuçic foli për vizitën e tij në Kinë duke nënvizuar se atje me nivelin e armatimeve në paradë, pa atë se çfarë e pret botën në të ardhmen.

“Ajo që pashë në Kinë është se të gjithë po përgatiten për diçka në të ardhmen. Dhe e shihni se në të gjitha vendet evropiane, ata armatosen në maksimum. Edhe këtu në rajon”, shtoi ai.

Vuçiç gjithashtu paralajmëroi se njerëzit në paradën e madhe ushtarake që do të mbahet në Beograd më 20 shtator do të shohin një ndryshim të madh të forcave serbe krahasuar me të kaluarën.

“E pyeta Tiosav Janković-in, komandantin legjendar që tani është në krye të Ushtrisë Serbe. Ai mori pjesë në rrëzimin e avionit të aleancës së NATO-s. E pyeta nëse do t’i kishim shkaktuar më shumë dëme paktit të NATO-s nëse do të kishim atë që kemi tani. Ai heshti për një minutë, pastaj tha: ‘Shumë, shumë, shumë më tepër’. Aq shumë saqë ne jemi një pengesë e fortë, dhe për këtë arsye askush nuk mund të na sulmojë. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë vendin tonë, por nuk duam luftëra dhe konflikte. Por është e qartë se dikush po bën aleanca ushtarake kundër nesh”, deklaroi Vuçiç.

Etiketa: Boshti shqiptaro-kroatlufteserbiaShqiperiaVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

21:01 : 27/09/2025
RAJONI

I dënuar për krime lufte në Kosovë, lirohet para kohe gjenerali serb

22:31 : 26/09/2025
RAJONI

Analiza e DW: Regjimi i Vuçiç nën akuzë për shtypjen e medias kritike në Serbi

17:26 : 26/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë

15:02 : 26/09/2025
AKTUALITET

Hendeku i shifrave mes Kosovës dhe Shqipërisë zbulon rritjen artificiale të eksporteve

09:14 : 26/09/2025
BOTA

Gjermania përgatitet për luftë, trajnime për të trajtuar 1 mijë të plagosur në ditë

15:37 : 25/09/2025
Para

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën mijëravjeçare Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s'pranon kritikat

TË GJITHA

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

10:32 : 28/09/2025

Tabaku: Shtrenjtimi i jetesës po e bën të pamundur mbijetesën e familjeve shqiptare

10:23 : 28/09/2025

Ryshfet për të mbyllur sytë ndaj shkeljeve, SPAK lë në burg dhe arrest shtëpie dy inspektorë të ISHTI

10:15 : 28/09/2025

Lufta në Ukrainë/ Ekonomia ruse në krizë, rritje taksash dhe ulje shpenzimesh

09:55 : 28/09/2025

Kriza me Perëndimin, Irani paralajmëron: Parandaloni çdo përpjekje për rivendosje të sanksioneve

09:32 : 28/09/2025

Shiste doza kokaine dhe qarkullonte me a*më, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

09:25 : 28/09/2025

Sllovakia në këmbë/ Protesta masive kundër qeverisë së Robert Ficos

09:22 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com