• Kontakt
Friday, September 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja e DASH/ McGonigal mori 225 mijë $, udhëtime e takime të fshehta me Edi Ramën

19:20 : 04/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar dosjen me hetimet ndaj ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

McGonigal është një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së mbi të cilin rëndojnë dy akuza, mes të tjerash, për udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë ku është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan.

Raporti i publikuar këtë javë konfirmon pagesat e marra nga biznesmenë shqiptarë, takimet e tij të fshehta në Tiranë dhe Nju Jork, si edhe kontaktet e drejtpërdrejta me kryeministrin Edi Rama.

Në raport thuhet se McGonigal përdori pozicionin e tij për të krijuar rrugë kontakti dhe përfitimi biznesi në Shqipëri, duke parë reformën në drejtësi si një ‘mundësi të madhe’ për interesa personale pas daljes në pension nga FBI.

Ai nuk raportoi udhëtimet, takimet me zyrtarë të huaj dhe as lidhjet me biznesmenët shqiptarë, duke shkelur rregullat e brendshme të FBI-së dhe ligjin federal amerikan.

Lexo edhe:

Shkullaku: Krimi tani kontrollon shtetin, këtu mund të vritet ndonjë politikan

Këlliçi: Rama shmangu Samitin e OKB-së nga frika e përballjes me administratën amerikane

Në konkluzionet e dosjes hetimore të publikuar nga DASH thuhet se: “Veprimet e McGonigal, ndërsa shërbente si zyrtar i lartë i FBI-së i ngarkuar me mbikëqyrjen e çështjeve të ndjeshme të kundërzbulimit dhe kriminalitetit, ishin të jashtëzakonshme dhe cenonin vlerat thelbësore të FBI-së: integritetin, përgjegjshmërinë dhe udhëheqjen që priten nga të gjithë punonjësit e saj. Përmes skemës së tij, McGonigal dëmtoi qëllimisht një çështje të rëndësishme penale, shkeli besimin e publikut dhe komprometoi integritetin e FBI-së”.

Na faqet nr 5 dhe 6 të dosjes, DASH ndalet te udhëtimet e McGonogal në Shqipëri dhe te takimet e ish-agjentit të FBI-së me kryeministrin Edi Rama.

“Në periudhën përkatëse të këtij rasti, Personi B ishte një konsulent për qeveri dhe biznese të huaja në fushën e investimeve ndërkombëtare dhe, përveç punës së tij për CEFC China, ai shërbente edhe si këshilltar joqeveritar i Kryeministrit të Shqipërisë.

Në prill të vitit 2017, McGonigal i kërkoi Personit A (i përmendur në aktakuzën e McGonigal në DDC) që ta prezantonte me Personin B.

Sipas një raporti të FBI-së që dokumenton intervistën e Personit A në janar 2022, Personi A u tha hetuesve se ishte prezantuar për herë të parë me McGonigal në pranverë të vitit 2017 nga një ish-agjent special i FBI-së (Ish-Agjent i FBI-së).

Personi A u tha hetuesve se McGonigal nuk përmendi hetimin e FBI-së dhe as se si kishte dëgjuar për Personin B, dhe gjithashtu tha se nuk kishte dijeni nëse FBI po hetonte CEFC-në.

Sipas Personit A, gjatë darkës, ai e telefonoi Personin B në praninë e McGonigal, i tha se ndodhej aktualisht “me FBI-në”, dhe më pas McGonigal e pyeti Personin B në telefon nëse do të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të mund të takoheshin personalisht. Sipas Personit A, McGonigal kishte disa pyetje për Personin B në lidhje me CEFC.”

“Ne e arritëm në përfundimin se McGonigal keqpërdori informacion konfidencial të një çështjeje për përfitim personal dhe për përfitimin e një personi tjetër, duke shkelur rregulloren 5 C.F.R. § 2635.703.

McGonigal gjithashtu ka shkelur Kodin e Shkeljeve të FBI-së 2.12 dhe Udhëzuesin e Politikës së Etikës dhe Integritetit të FBI-së, i cili përfshin udhëzimet dhe ndalimet etike të përcaktuara në Standardet e Sjelljes Etike”, thuhet në dosjen e DASH.

Dy akuzat

McGonigal përballet me dy akuza, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Në rastin e dytë, në akuzën në D.C., McGonigal akuzohet se ka përfituar së paku 225 mijë dollarë si dhe udhëtime me shpenzime të mbuluara nga dy shqiptarë.

I pari referohet në aktakuzë si Personi A, një shqiptar i natyralizuar amerikan me banim në Nju Xhersi, i cili vihet në dukje se ka qenë punonjës i shërbimeve sekrete shqiptare dekada më parë.

Personi në fjalë i ka dhënë paratë McGonigalit, mes të tjerash që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”.

Akuzat që rëndojnë ndaj tij lidhen me faktin se ai ka dështuar të raportojë në sistemin e mbrojtjes së integritetit të zyrtarëve të FBI-së përfitimet në para të thata dhe në mbulime shpenzimesh udhëtimi si dhe takimet me zyrtarët e huaj, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë.

 

Etiketa: Charles McGonigaldashEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkullaku: Krimi tani kontrollon shtetin, këtu mund të vritet ndonjë politikan

22:11 : 25/09/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama shmangu Samitin e OKB-së nga frika e përballjes me administratën amerikane

19:59 : 25/09/2025
AKTUALITET

Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva

19:37 : 25/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Lidhjet me kartelet e drogës, kanë bërë që SHBA t’i mbyllë derën Edi Ramës

19:11 : 25/09/2025
AKTUALITET

Takimi i njerëzve të Ramës me bosët e krimit në Aruba/ Gazetari: Ka përgjime, përmendet kryeministri

18:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Qeverisë, shkarkimin e Erion Veliajt e firmos vetë Edi Rama

17:58 : 25/09/2025
Para

Afganistani s’gjen qetësi, tërmeti me magnitudë 6.2 ballë shkund pjesën juglindore

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 26 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:05 : 25/09/2025

Gazetarja: SPAK po heton tenderat e oksigjenit mjekësor, u thirrën 12 zyrtarë për të dëshmuar

23:00 : 25/09/2025

Instagram lë pas konkurrentët, arrin 3 miliardë përdorues aktivë

22:54 : 25/09/2025

“Nuk e tradhtova”/ Divorci me Elian, Princ Leka: I tregova vetë për lidhjen, Blerta ka qenë viktimë

22:41 : 25/09/2025

“Ka komunikime”/ Zbulohen detaje nga akuzat për Erion Isain: U morën telefonat e vartësve

22:39 : 25/09/2025

“Ka shkelje të rënda në procedurë”/ Avokati Muçi: Këshilli i Ministrave po i vështirëson Veliajt ankimimin

22:24 : 25/09/2025

Takimi Trump-Erdogan, Turqia dhe SHBA firmosin marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:21 : 25/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com