• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Debati “i fortë” zbulon banalitetin e KLP-së në shkarkimin e drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

16:23 : 03/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Përfundimi i mandatit të drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnaj, përfshiu Këshillin e Lartë të Prokurorisë në një diskutim, sa luksoz në përmbajtje, aq edhe bosh në thelb.

Anëtarët e KLP-së ishin të gjitha dakord se mandati 5-vjeçar i Hajnajt kishte mbërritur në fundin e tij. Por, ata u ndanë në momentin se kur ajo duhet të përfundonte efektivisht.

Shumica e Këshillit të Lartë të Prokurorisë vendosi që Aida Hajnaj duhet të largohet nga detyra në 31 gusht 2025. Ndërsa pakica, e përbërë nga katër anëtarë, vlerësuan se mandati i kreut të Byrosë së Hetimit përfundonte në 1 shtator 2025.

Pra, palët mbanin qëndrime të ndryshme vetëm për 1 ditë pune të Aida Hajnat. Diskutimi dhe qëndrimet ishin tërësisht boshe në thelb, pasi asgjë nuk ndryshonte në karrierën e asaj që drejtoi BKH-në në 5 vitet e kaluara.

Lexo edhe:

Bardhi depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

Në foto: Pakica në KLP vlerësoi se mandati i Aida Hajnaj mbaronte në 1 Shtator 2025

Fati i Aida Hajnajt ishte paracaktuar shumë më herët. E emëruar si e para drejtuese e asaj që u konsiderua si “FBI-ja shqiptare”, Hajnaj nuk arriti asnjëherë që të vendoste raporte të forta bashkëpunimi me strukturën “eprore” të saj, Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Në 5 vitet e drejtimit të saj, Aida Hajnaj nuk arriti të zhvillojë raporte pozitive me asnjë prej dy drejtuesve me radhë të Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja e Altin Dumani. Dhe kjo duket se është një nga pikat kryesore të dobëta të drejtimit të saj.

Byroja Kombëtare e Hetimit është krahu operativ i SPAK-ut. Ndërkohë, për shumëkënd, madje edhe brenda SPAK-ut, Aida Hajnaj shihej si “syri dhe veshi” i qeverisë brenda hetimeve të prokurorëve.

Në foto: Drejtuesja e larguar e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj

Ligji parashikon që drejtuesi i BKH-së ka të drejtën për të rikandiduar në fund të mandatit. Këtë bëri edhe Hajnaj. Por ajo u skualifikua nga një komsion i posaçëm pranë SPAK-ut, pasi nuk dorëzoi në afat dokumentacionin e nevojshëm. Ky duket si një mekanizëm për ta nxjerrë përfundimisht jashtë loje emrin e Hajnas.

E gjithë ecuria e rikandidimit të Aida Hajnat tregoi se ajo nuk do të ishte më pjesë e drejtimit të BKH-së. Ndaj, ndarja “e thellë” mes anëtarëve të KLP-së për ditën se kur ajo do të linte zyrën ishte thjesht një kotësi.

KLP, strukturë “amorfe”

Por, diskutimet, nga ana tjetër, përbëjnë edhe një debat “luksoz” për KLP-në, një institucion që ka shumë e shumë më tepër përgjegjësi se sa të ndahet për një datë në kalendar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një prej strukturave të reja të krijuar me miratimin e Reformës në Drejtësi. Që në gjenezë, KLP-ja u krijua për dy qëllime kryesore: të zbuste super-pushtetin e Prokurorit të Përgjithshëm mbi karrierën e të gjithë trupës së prokurorëve, dhe; të tregonte më shumë zhdërvjelltësi në funksionimin e sistemit të prokurorisë, nëpërmjet emërimeve, transferimeve dhe kontrollit të aktivitetit të prokurorëve, larg ndikimeve të mundshme politike.

Kur kanë kaluar më shumë se 6 vjet nga krijimi i tij, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është dëshmuar si një strukturë amorfe, pa forcë për t’u ndarë nga pushteti politik, pa dinamikë dhe e përfshirë nga “klane” të vogla, që përplasen në mënyrë butofarokie me njëra-tjetrën dhe që më shumë kanë penguar se sa kanë krijuar vajisjes të sistemit.

Shumica dërrmuese e strukturave lokale të prokurorive kryesohen nga drejtues të caktuar përkohësisht, ndërkohë që kjo “përkohësia” vijon, në disa raste, edhe më shumë se një vit.

Nga ana tjetër, procesi i transferimit të prokurorëve kalon në disa procedura të ngadalta dhe KLP-së mund t’i duhen nga disa muaj deri në më shumë se një vit për të kryer emërimin e tyre nga një strukturë prokurorie në një tjetër, duke ndikuar në rritjen e kolapsit të dosjeve, sidomos në prokuroritë e mëdha.

Gjithashtu, KLP-ja ka dëshmuar më shumë se një herë që nuk është e aftë të mbrojë prokurorët nga sulmet politike, sidomos ato që vijnë nga kryeministri dhe pushteti i tij.

Në foto: Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Rasti më i fundit është goditja e fuqishme publike që kreu i qeverisë, Edi Rama, bëri ndaj një prokuroreje të thjeshtë në Shkodër, Elsa Gjeli.

Për më shumë se dy muaj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka guxuar të mbajë asnjë qëndrim publik mbi këtë situatë.

KLP-ja është “fshehur” pas faktit se nuk mund të shprehet për rastin, pasi ndaj prokurores Gjeli duhet të bëhet një vlerësim mbi një ankim të Ministrit të Drejtësisë.

Rasti është fare i thjeshtë. Prokurorja Gjeli vendosi mosfillimin për një “informacion” të mbërritur nga Policia e Shkodrës, në të cilin raportohej se në Theth ishin ndërtuar disa struktura pa leje, të cilat, sipas vlerësimit të vetë uniformave blu, përbënin “shkelje administrative”.

Kryeministri Rama e mori vendimin e prokurores dhe e vendosi në funksion të propagandës së tij, duke akuzuar sistemin e drejtësisë për ndërtimet e paligjshme, por që më shumë ngjante me një mbulim të defekteve pa fund të strukturve qeveritare në lejimin e kësaj paligjshmërie masive.

Pas reagimit të Ramës, ministri i tij i Drejtësisë, Ulsi Manja, dorëzoi në 11 korrik 2025 një ankim zyrtar ndaj prokurores Gjeli pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ankimi i Manjës e vendosi të gjithë debatin publik në rrugën e shqyrtimit institucional dhe përgjegjësia për të treguar të vërtetën i kaloi Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Për aq sa është bërë publike dhe, në fakt, gjithçka është bërë publike, situata është shumë e thjeshtë dhe KLP-ja mund ta kishte trajtuar me shpejtësi ankesën e Manjës, për të vënë pikat mbi “i” sherrnajës së iniciuar nga kryeministri.

Edhe para krijimit të KLP-së, ka ekzistuar sistemi i ankesave ndaj vendimmarrjes së prokurorëve. Ato shqyrtoheshin nga Prokurori i Përgjithshëm. Ankuesit, brenda një afati maksimal 10-ditor, merrnin përgjigje për pretendimet e tyre.

Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ende nuk e ka marrë në shqyrtim ankesën e Manjës, megjithëse kanë kaluar rreth 2 muaj. Justifikimi i radhës për vonesën në shqyrtimin e ankesës mund të jetë fakti se anëtarët kanë qenë me pushimet verore të Gushtit.

Por, vlerësuar se rasti është fare banal dhe hetimi administrativ i KLP-së mund të kërkojë afate minimale, duket se “vonesa” e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është një tentativë për të shmangur përplasje me kryeministrin Edi Rama.

Etiketa: aida hajnajALTIN DUMANIArben KrajaBKHKëshillt i Lartë i Prokurorisëspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

14:06 : 02/09/2025
AKTUALITET

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

15:58 : 01/09/2025
AKTUALITET

Mandati i Aida Hajnajt në BKH: Fund i parashikuar dhe hije klientelizmi

14:37 : 01/09/2025
AKTUALITET

“Më thanë mos hajde më”/ Kryemadhi në SPAK: U intimiduan dëshmitarët! S’do kërkoj gjykim të shkurtuar

13:14 : 01/09/2025
AKTUALITET

KLP liron nga detyra drejtuesen e BKH-së Aida Hajnajn, 4 anëtarë votojnë kundër

11:47 : 01/09/2025
AKTUALITET

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Troplini, avokati kryesor i karteleve qeveritare të drogës!

10:25 : 01/09/2025
Para

Shpopullimi vijon të prekë arsimin, në Shkodër 300 nxënës më pak të regjistruar këtë vit

TË GJITHA

Rama “mori” edhe ujin

19:05 : 03/09/2025

Trump paralajmëron Putinin: Do të ketë pasoja nëse nuk respektohen interesat e SHBA për Ukrainën

19:00 : 03/09/2025

Çekia forcon ushtrinë, blen 44 tanke Leopard nga Gjermania

18:51 : 03/09/2025

Zjarrëfikësja me “pushime”! Tre ditë me tym e ndotje në Shkodër pas djegjes së gomave

18:44 : 03/09/2025

Aksident në aksin Qafë e Buallit-Klos, makina del nga rruga, plagosen dy persona

18:41 : 03/09/2025

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

18:33 : 03/09/2025

Cilat janë shenjat më të zgjuara të horoskopit

18:32 : 03/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com