• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tregu i sigurimeve: Miliona euro fitime, zero drejtësi për qytetarët

22:16 : 30/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Sipas buletinit më të fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë periudhës janar – korrik 2025 të ardhurat nga primet e shkruara bruto të kompanive të sigurimeve kapën shifrën 15.473 milionë lekë, me një rritje prej 8.98% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

 Në të njëjtën kohë, numri i kontratave të sigurimit arriti në 929.459, rritje prej 6.81%.

Me fjalë të tjera, qytetarët shqiptarë po paguajnë më shumë  për shkak të çmimeve të rritura dhe numrit më të madh të sigurimeve, por kthimi në formën e dëmshpërblimeve është pothuajse inekzistent.

Skandali i dëmshpërblimeve

Lexo edhe:

Mimoza Kaçi, drejtoresha e dështuar e AMF që u vu në shërbim të kartelit të sigurimeve

Sigurimet/ Braçe akuza AMF-së: Bonus–malusi, skemë mashtruese në dëm të qytetarëve

Në të njëjtën periudhë, dëmet e paguara bruto arritën në vetëm 4.804 milionë lekë, me një rritje qesharake prej 0.9% krahasuar me një vit më parë.

Pra, për çdo 100 lekë që qytetari paguan, kompanitë mbajnë mbi 70 lekë dhe rikthejnë një minimum simbolik.

Më e rënda shihet te sigurimet motorike:

Kompanitë kanë arkëtuar mbi 90 milionë euro nga sigurimet e makinave (rreth 12 milionë euro më shumë se 2024).

SIGAL, lider i tregut, ka arkëtuar mbi 20 milionë euro nga primet, por ka paguar 8.37% më pak dëmshpërblime se një vit më parë.

Nga këto, vetëm 23 milionë euro janë kthyer në dëmshpërblime.

INTERSIG shënon një rënie dramatike: 33.68% më pak dëmshpërblime për sigurimet motorike krahasuar me vitin 2024.

Në vend që rritja e çmimeve të siguracioneve të mbulojë më mirë qytetarët, ajo është shndërruar në mekanizëm thjesht përfitimi.

Dëmet pezull pritje pafund për qytetarët

Një tjetër plagë e tregut është “dëmet pezull” – dosje që mbeten të hapura për muaj të tërë në proces vlerësimi apo gjyqësor.

SIGAL kryeson me 22.12% dëme pezull, që do të thotë dhjetëra mijëra qytetarë në pritje.

Pas saj renditet Sigma dhe kompani të tjera të vogla.

Pra, ndërsa kompanitë bëjnë fitime rekord, qytetarët rropaten korridoreve të gjykatave apo presin përgjigje që nuk vjen kurrë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se aksidentet rrugore në muajt e verës janë rritur:

  • 89.3% e aksidenteve ndodhin për shkak të sjelljes së drejtuesit.
  • Grupi më problematik mbetet mosha 25-34 vjeç, me 28.2% të totalit të aksidenteve.
  • Korriku 2025 regjistroi kulmin e aksidenteve, kryesisht ditën e Martë dhe në harkun 08:00 – 12:00.

Pra, në një situatë ku aksidentet shtohen, logjika do të kërkonte më shumë dëmshpërblime. Por kompanitë bëjnë të kundërtën: ulje të pagesave dhe zvarritje procedurash.

Roli i AMF nga rregullator, në noter të oligarkëve

Në letër, AMF duhet të mbrojë interesin e qytetarëve dhe të garantojë një treg të drejtë.

Në praktikë, Autoriteti është shndërruar në zyrë noteriale për oligarkët e sigurimeve:

  • Miraton rritjen e çmimeve pas hyrjes së ligjit të ri për kapitalin.
  • Mbyll sytë për uljen drastike të dëmshpërblimeve.
  • Lejon të njëjtët aktorë të rikthehen në treg dhe të vendosin rregullat sipas interesave të tyre.

Ky degradim e kthen tregun e sigurimeve në një skemë gjigante fitimi, ku humbësi i vetëm është qytetari.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri është kthyer në një piramidë moderne: qytetarët paguajnë më shumë, kompanitë bëhen më të pasura, ndërsa dëmshpërblimet mbeten në letër.

Ky realitet nuk është thjesht pasojë e politikave të kompanive, por e një kapje institucionale, ku AMF nuk mbron më konsumatorin, por interesat e një grushti biznesmenësh.

Nëse trendi vazhdon, qytetarët shqiptarë do të paguajnë siguracione jo për mbrojtje, por për të ushqyer një oligarki të pangopur, të mbështetur nga një shtet që bën sehir./Publik.al

 

Etiketa: AMFIntersigSigalsigurime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mimoza Kaçi, drejtoresha e dështuar e AMF që u vu në shërbim të kartelit të sigurimeve

21:45 : 22/10/2025
AKTUALITET

Sigurimet/ Braçe akuza AMF-së: Bonus–malusi, skemë mashtruese në dëm të qytetarëve

21:41 : 22/10/2025
AKTUALITET

Drejtuesja e AMF-së: Nga 1 janari 2026, sigurimi i makinës do të ndryshojë sërish

14:57 : 22/10/2025
AKTUALITET

Ish-zëvendësministrja e Financave propozohet për postin e drejtores së AMF-së

16:09 : 25/09/2025
AKTUALITET

“Raiffeisen Bank” nën hetim/ “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi “SIGAL” dhe zhvati qytetarët

14:42 : 05/09/2025
AKTUALITET

Vilë “pa qira” për Ajolën/ Gentian Sula i “Intersig” fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë Tiranë

11:37 : 25/08/2025
Para

Shalsi, nga premtimet në pasuri: 5 apartamente dhe 450 mijë euro fitime për bashkëshorten

TË GJITHA

Arben Malaj kujton Fatos Nanon: Menaxhoi sfidat pa hakmarrje dhe pa krijuar armiq

17:53 : 01/11/2025

Bardhi: SPAK të provojë dhe të rikthejë 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë me firmën e Ballukut

17:39 : 01/11/2025

Sezoni i ri “Big Brother VIP Kosova” nis me ndryshime, moderatori zbulon gjithçka

17:36 : 01/11/2025

CNN: Strategjia e tarifave e Trump po e vendos Amerikën përballë aleatëve të saj

17:31 : 01/11/2025

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

17:19 : 01/11/2025

Masakra me 2000 plumba në Kretë, si nisi hakmarrja mes dy familjeve pas shpërthimit në një shtëpi

17:06 : 01/11/2025

Rrëzohet një avion i vogël pas përplasjes me një pemë në SHBA, humb jetën piloti

16:49 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com