• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E bujshme! Tërmet Peçi drejt Ministrisë së Financave

10:52 : 29/08/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Financat shqiptare janë tashmë të sigurta, fjalët jo dhe aq.

Me riformatimin e kabinetit qeveritar të paralajmëruar nga Rama më 11 shtator duket se askush sdo ndihet i habitur kur Tërmet Peçi të bëhet Ministër i Financave. Shqipëria, më në fund, i ka dhënë vetes atë që meriton: një administrator të fondeve publike që nuk arrin të administrojë as fjalët në një fjali.

Termet Peçi nuk është një përjashtim në sistemin politik të Shqipërisë moderne ai është prova e gjallë se ai sistem punon saktësisht siç është ndërtuar: jo për të vlerësuar dijen, por për të shpërblyer bindjen. Dhe Tërmeti me përulësinë e një kadeti të zellshëm të propagandës, ka treguar se është mjeshtër në këtë fushë.

Lexo edhe:

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

Përballje apo përpallje? Ja ku fillon reforma fiskale

Në një intervistë publike, Tërmet përdori fjalën “përpallim sfidat” një fjali që në çdo vend tjetër do të mbyllte një karrierë, por në Shqipërin e Edi Ramës të çel derën e një ministrie.

Në vend që të ndjejë turp, ai u kthye në një yll mediatik. Sepse në Shqipëri, kur nuk ke ç’tregosh, bën zhurmë. Dhe kur nuk di të flasësh, brohorit.

Ekonomia me temena: Fjalor i ri për fonde publike

Shqipëria, nën qeverisjen Rama, ka parë shumë skandale, por pak sa për të çuditur më. E megjithatë, Tërmet arrin të sjellë një lloj freskie: ai nuk e fsheh varësinë nga shefi, përkundrazi, e kremton atë. Në një takim publik e quajti Kryeministrin “Komandant Rama”, një titull që i shkon më shumë një kapoje partie sesa një lideri modern.

E si mund të mos ishte ai kandidati ideal për Ministrinë e Financave? A nuk është më me rëndësi që fondet të shkojnë në drejtimin e duhur politik, sesa drejt zhvillimit ekonomik? A nuk është më e vlefshme propaganda sesa përllogaritja?

Gabimet si meritë: Kur injoranca nuk të ndal, por të avancon

Në çdo fjalim publik, Tërmeti ja del të shkaktoj tërmet me gafat në diskurin e tij.  Jo një herë, por shpesh. Dhe çdo herë, partia ia kthen një duartrokitje. Sepse në këtë regjim, siç do të thoshte Faik Konica vetë:  “Në Shqipëri, lavdërohet çdo gomar që mbart një flamur në kurriz.”

Peçi ka menaxhuar projekte bashkiake që janë kthyer në dosje klientelizmi: tendera pa garë, troje publike të dhëna për miq, rikonstruksione pa efekt real. Po ç’rëndësi ka? Ai e di kë të falënderojë, kë t’i përkulet, dhe kujt t’i përkushtohet. Dhe ky është thelbi i një karriere të suksesshme sot.

Financa pa ekonomi – por me besnikëri

Dikur, burrat e shtetit flisnin për interes kombëtar. Sot, burrat e partisë flasin për interes personal. Tërmeti  është produkti më i rafinuar i kësaj shkolle të re politike, ku të punosh për publikun është humbje kohe, por të shërbesh pushtetit është investimi më i sigurt.

Në një vend normal, ministrat zgjidhen nga ekspertiza. Në Shqipëri, zgjidhen nga aftësia për të heshtur, për të tundur kokën dhe për të lavdëruar shefin. Prandaj Tërmeti  është kandidat ideal: ai nuk ka asnjë ide për ekonominë, por e di përmendësh fjalët e Kryeministrit.

Termet Peçi nuk është rreziku. Ai është pasqyra.

Fare mirë Rama mund të bashkojë Financat me Ekonominê dhe të fus Tërmetin aty, jo vetëm kaq mund ta bëj dhe ministër të Jashtëm të gajasi diplomatët e huaj. Në fund të fundit Tërmeti është më pak karagjoz se Rama dhe me siguri në të njëjtën ekspertizë me shefin e tij Komandantin e Lavdishëm.

Etiketa: ministria e financaveqeveria Ramatermet peci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

08:27 : 27/10/2025
AKTUALITET

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

16:13 : 24/10/2025
AKTUALITET

Raporti OSCE-ODIHR, Mafia forcë elektorale?!

14:35 : 23/10/2025
AKTUALITET

Partia-Shtet fitoi zgjedhjet/ Gjetjet më pikante në Raportin e ODIHR. Rama, mandatin e 4, Shqipëria 30 vjet pas

12:45 : 23/10/2025
AKTUALITET

Buxheti/ Qeveria Rama ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë, i rrit për infrastrukturën

08:35 : 23/10/2025
AKTUALITET

FMN ‘shuplakë’ qeverisë: Shqipëria në grupin më të dobët të globit për menaxhimin e shpenzimeve publike

10:31 : 15/10/2025
Para

Shkrumbohet nga flakët makina në autostradën Tiranë-Durrës

TË GJITHA

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025

“Pornografi me fëmijë, e trafik droge”! Zbardhen email-et kërcënuese ndaj qytetarëve në emër të Ilir Prodës

14:23 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025

E reja denoncon në polici motrën e zhdukur prej 8 ditësh

13:54 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com