• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza e DW/ Ukraina-BE: Garanci sigurie po, por nga do të vijnë paratë?

Ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të BE takohen në Kopenhagen. Çfarë është e gatshme të ofrojë Evropa për të mbrojtur Ukrainën?

10:05 : 29/08/2025
në BOTA

Këto javë janë periudhë ulje-ngritjesh për evropianët.  Njëherë ata lihen mënjanë dhe as nuk merren në konsideratë, kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump negocion me kreun e Kremlinit,  Vladimir Putin. Pastaj befas ata vendosen në qendër të vëmendjes, sepse marrëveshja e supozuar duhet të mbështetet ushtarakisht, domethënë, të ofrojnë  garanci sigurie për Ukrainën:  Madje edhe me trupa tokësore të vendosura jo shumë larg fushave të betejës ukrainase e kryesisht pa mbështetjen e SHBA-së. Trump mund të përfytyrojë vetë të ofrojë pak mbështetje nga ajri, si u tha, pavarësisht se është e paqartë, ç’do të thotë kjo në rast krize.

Që pas samiteve në Alaska dhe Uashington dhjetë ditë më parë po spekulohet rreth garancive të sigurisë pë Ukrainën, edhe pse armëpushimi që evropianët supozohet të garantojnë deri më tani nuk është arritur. E madje as që duket në horizont. Megjithatë, ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të BE do të duhet të adresojnë këtë çështje mjaft delikate në takimin e tyre në Kopenhagen (29.08.) .

Kallas kërkon garanci “të besueshme dhe të fuqishme”

Ka disa ide, si duhet të jenë garanci të tilla sigurie. Ato duhet të jenë “të besueshme dhe të fuqishme”, kërkoi shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas para takimit ministror në Kopenhagen. Paqeruajtësit perëndimorë duhet të jenë “të aftë të mbrojnë veten”. Vetë Komisionerja e BE-së, Kallas nuk ka trupa të BE dhe është e lirë nga presioni i marrjes së përgjegjësisë në rast emergjence. Situata ndryshon për ministrat e Mbrojtjes. Ka mjaft në ministritë e tyre që pyesin veten se si duhet të jetë vetëmbrojtja evropiane kur në anën tjetër ke një fuqi bërthamore.

Kaja Kallas flet para mediave
Garancitë për Ukrainën duhet të jenë “të besueshme dhe të fuqishme”, kërkoi shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja KallasFotografi: Yves Herman/REUTERS

Ekziston konsensus brenda BE, se mbështetja amerikane ka tepër rëndësi, qoftë edhe vetëm për hir të parandalimit bërthamor. Franca dhe Britania e Madhe janë dy vendet që kanë shkuar më larg në lidhje madje edhe me vendosjen e ushtarëve të tyre në tokën ukrainase. Por edhe Emmanuel Macron dhe Keir Starmer gjithmonë i kanë kushtëzuar angazhime të tilla me përfshirjen amerikane.

Lexo edhe:

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

Cila është strategjia e Trump?

Kjo përfshirje nuk dihet. Madje edhe njohës të mirë të Uashingtonit zyrtar, pyesin se cilat interesa ndjek Donald Trump në Ukrainë.

Çfarë po përpiqet të arrijë Donald Trump me samitet dhe telefonatat e tij kryesisht të papërgatitura? Kjo nuk kuptohet qartë. Njëherë ai e akuzon Ukrainën se në thelb është agresore pse zgjat lufta më shumë se tre vjet e gjysmë. Herë tjetër shpall Presidentin rus Vladimir Putin si problem, si dikush që përhap “mashtrime” dhe bën diçka krejtësisht të ndryshme nga ajo që sapo kishte premtuar në telefonatë.

Por strategjia e Trump është thelbësore për evropianët dhe vlerësimin e rreziqeve për Evropën.  Thomas Kleine-Brockhoff, drejtor i Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP) është i mendimit, se “interesi i Trump në luftën e Ukrainës është riorganizimi i rendit botëror”. Presidenti amerikan po kërkon afrim me Rusinë me qëllimin e një rendi të madh fuqish “në të cilin lojtarët e mëdhenj vendosin dhe lojtarët e vegjël duhet të nënshtrohen”, u shpreh ai për ARD/Bruksel. Për Kleine-Brockhoff kjo shpjegon edhe pse zgjidhjet e propozuara nga vetë Trump janë shpesh në kurriz të Ukrainës. Një fund i shpejtë i luftës është përparësia e tij, “në mënyrë që ai të mund ta vendosë këtë rend me Putinin dhe Xi Jinping”.

Donald Trump dhe Vladimir Putin në konferencën për shtyp në Alaskë, 15.08.2025
Çfarë po përpiqet të arrijë Donald Trump me samitet dhe telefonatat e tij me Putinin? Konkretisht nuk ka arritje deri tani, Putini vazhdon sulmetFotografi: Jae C. Hong/AP Photo/dpa/picture alliance

Si të mbrohet Ukraina e nga do të vijnë paratë?

Edhe më urgjente se debati rreth mekanizmave mbrojtës pas armëpushimit – ende relativisht teorik – është pyetja shumë konkrete në Kopenhagen: si mund ta mbrojnë më mirë evropianët Ukrainën që tani. Forcimi i ushtrisë ukrainase konsiderohet si garancia më e rëndësishme e sigurisë për vendin – të paktën për momentin, dhe për sa kohë që Putini nuk tregon shenja të reduktimit të sulmeve ushtarake ndaj pozicioneve ushtarake dhe popullsisë civile.

“Tani është bërë mjaftueshëm e qartë se Putini po luan me kohën”, shpjegon drejtori i Institutit DGAP, Kleine-Brockhoff. Prandaj, evropianët duhet t’ia bllokojnë planet Putinit. Kjo përfshin ndërtimin e kapaciteteve të industrisë së mbrojtjes ukrainase dhe bashkëpunimin në mbrojtje, por edhe burime të reja financimi – për shembull, pyetja se “si mund të përdoren asetet ruse në mënyrë më efektive se sot”. Kjo pritet të diskutohet të shtunën, kur të mbërrijnë edhe ministrat e Jashtëm në Kopenhagë. Disa prej tyre duan të konfiskojnë asetet ruse të investuara në Evropë dhe t’i përdorin ato për të mbështetur Ukrainën.

Pamje nga takimi i ministrave të Mbrojtjes në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte
Brenda BE ka konsensus, se mbështetja amerikane ka tepër rëndësi, qoftë edhe vetëm për hir të parandalimit bërthamorFotografi: Omar Havana/Getty Images

Deri më tani, investimet ruse, të vlerësuara në mbi 200 miliardë euro, vetëm sa janë ngrirë. Evropianët po i tërheqin interesat e këtyre aseteve dhe po i kanalizojnë ato në ndihmë të Ukrainës. Megjithatë, disa kryeqytete evropiane, përfshirë Berlinin, janë të shqetësuar për hapat e mëtejshëm, për shkak të humbjes së besueshmërisë. Edhe shtete të tjera autoritare në Evropë mund të bëhen skeptike dhe të tërheqin asetet e tyre. Janë disa vende që duan ta parandalojnë këtë. Që kjo temë diskutohet në Kopenhagen lidhet me interesimin e kryediplomates, Kaja Kallas, po nëse do të ketë progres nuk dihet./DW

Etiketa: BEUkraine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

11:14 : 30/10/2025
AKTUALITET

Ramës i duket vetja lider i fuqishëm, kritikon BE-në: Ka qëndruar në autopilotin e SHBA-së

10:27 : 30/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
Para

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali dy vëllezër/ EMRAT

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com