• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

DW: Merz nuk dëshiron të njohë një shtet të pavarur palestinez

Edhe pse më shumë se 140 shtete e kanë njohur tashmë Palestinën si shtet të pavarur, dhe atyre pritet t'u shtohen edhe Kanadaja, Franca, Britania e Madhe, Danimarka dhe Australia, Gjermania nuk e mbështet këtë.

09:02 : 27/08/2025
në BOTA

Sipas kancelarit Friedrich Merz ndryshe nga vendet e tjera si Kanadaja ose Franca qeveria gjermane aktualisht nuk planifikon të njohë një shtet të pavarur palestinez . Kancelari Friedrich Merz e bëri sërish të qartë këtë pas një takimi me kryeministrin kanadez Mark Carney. “Ne nuk do ta mbështesim këtë iniciativë,” tha Merz në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministin kanadez Carney. “Aktualisht ne nuk i konsiderojmë të përmbushura në asnjë lloj mënyre kushtet për njohjen e shtetit.” – tha Merz.

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri kanadez Mark Carney gjatë një konference shtypi me kryeministrin kanadez Mark Carney, Berlin, 26 gusht 2025
Gjatë konferencës për shtypin me kryeministrin kanadez Mark Carney, Merz tha se Gjermania nuk do ta mbështesë nismën për njohjen e PalestinësFotografi: Annegret Hilse/REUTERS

Kanadaja, Franca, Britania e Madhe dhe Australia kanë deklaruar se do ta njohin një shtet të pavarur palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. “Nëse kjo do të jetë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ne nuk do ta ndjekim këtë hap” tha Merz.

Gjermania mbështet zgjidhjen me dy shtete

Nuk ekziston as “një komb në kuptimin e vërtetë”, as një territor kombëtar palestinez i njohur, as “një autoritet shtetëror që ofron një qeveri që njihet nga të gjithë”, e sqaroi më vonë kancelari qëndimin e tij në një takim të përbashkët me kryeministrin belg Bart De Wever në Berlin.

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich C, duke vizituar ngulimin hebre Ma ale Adumim, i shoqëruar nga disa gra dhe burra
Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich C, njoftoi gjatë një vizite në ngulimin Ma ale Adumim, planin e tij për të miratuar më shumë se 3,000 njësi banimi hebraike, shkolla, objekte shëndetësore dhe një klub fshati në projektin e diskutueshëm të ngulimeve E1 në Bregun Perëndimor.Fotografi: Debbie Hill/UPI Photo/IMAGO

“Megjithatë qeveria izraelite nuk duhet ta bëjë të pamundur që një shtet i tillë të krijohet një ditë”, shtoi Merz. Zgjerimi i ngulimeve izraelite në Bregun Perëndimor, për shembull, “padyshim synon ta bëjë të pamundur formimin e shtetit në të ardhmen” – tha Merz duke shtuar se qëllimi i qeverisë gjermane mbetet një zgjidhje me dy shtete.

Lexo edhe:

Merz kritik ndaj BE-së: Varemi nga SHBA, nuk mund të ushtrojmë presion mbi Putinin

Kancelari gjerman: Evropa gaboi me Putinin që kur sulmoi Gjeorgjinë dhe Krimenë

Spanja, Irlanda dhe Danimarka

Më shumë se 140 vende në mbarë botën e kanë njohur tashmë Palestinën si shtet të pavarur, përfshirë edhe disa shtete anëtare të BE-së si Spanja dhe Irlanda. Edhe kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, nuk e ka përjashtuar njohjen e një shteti palestinez. “Ne jemi pro,” u tha Frederiksen gazetarëve të martën (26.08.). Megjithatë duhet të sigurohet që ai do të jetë “një shtet demokratik”./DW

Etiketa: Friedrich Merzpalestine

Lajme të lidhura

BOTA

Merz kritik ndaj BE-së: Varemi nga SHBA, nuk mund të ushtrojmë presion mbi Putinin

16:50 : 05/09/2025
BOTA

Kancelari gjerman: Evropa gaboi me Putinin që kur sulmoi Gjeorgjinë dhe Krimenë

18:44 : 04/09/2025
BOTA

Kancelari i Gjermanisë, Merz: Putin është kriminel luf*e, më i keqi i kohës sonë

20:09 : 02/09/2025
BOTA

BE i kërkon SHBA-së t’i lejojë hyrjen Presidentit palestinez

09:15 : 31/08/2025
BOTA

Përplasje në OKB/ Trump i mbyll dyert Palestinës, Abbas nuk lejohet të flasë

08:57 : 30/08/2025
BOTA

Takimi gjermano-francez: Sa larg shkon “fryma e Tulonit”?

08:11 : 30/08/2025
Para

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka "asnjë të ardhme përveçse dështimit"

TË GJITHA

Vrasësit të Charlie Kirk i komunikohen akuzat zyrtare, dënimi me vdekje duket i pashmangshëm

21:17 : 16/09/2025

Gazetari i nxjerr shkrimin kur shante Berishën/ Gjekmarkaj: Jemi njerëz, isha i emocionuar!

21:17 : 16/09/2025

Rikthehet Champions/ Arsenal e nis me fitore, PSV pëson disfatë

21:11 : 16/09/2025

Nga tuneli i Llogarasë te “Tigrat”/ Berisha nxjerr “CV-në” e Ballukut: I siguroi vazhdimësinë si ministre

21:06 : 16/09/2025

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

20:54 : 16/09/2025

“Shqipëria vendi më i sigurt”/ Rama kritikon Britaninë në Bruzh: Ata kanë probleme me kriminalitetin

20:48 : 16/09/2025

Nga djali i Benetit, te Lenc Vangjeli e Knut-i i BE-së/ “Qokat” e Spiropalit në staf me lekët e shqiptarëve

20:36 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com