Një dasmë është shndërruar në tragjedi në provincën veriore të Giresunit, ku dhëndri 23-vjeçar humbi jetën pas të shtënave me armë gjatë festës.
Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e dasmës, kur një e afërme nga ana e dhëndrit hapi zjarr në ajër, duke e qëlluar aksidentalisht. I riu u plagos rëndë dhe ndërroi jetë një ditë më pas në spital.
E afërmja e dyshuar për të shtënat fatale është arrestuar nga policia.
Incidentet e tilla nuk janë të rralla në Turqi, ku përdorimi i armëve gjatë festimeve mbetet një fenomen i përhapur. Sipas vlerësimeve të një fondacioni vendas, në vend qarkullojnë rreth 40 milionë armë zjarri, shumica e tyre të paligjshme.
Vetëm javën e kaluar, një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën në një ngjarje të ngjashme gjatë një dasme në provincën fqinje të Trabzonit.
Giresun’da düğün sırasında damat ve gelin uğurlanırken ateş açılması sonucu yaralanan damat Ali K., hastanede hayatını kaybetti.
Ateş açan kişinin damadın yengesi F.K. olduğu tespit edilirken, şüpheli şahıs gözaltına alındı. pic.twitter.com/xJhcUONFZt
— Nupel Haber (@nupelonline) August 27, 2025