• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lapaj mbetet jashtë Parlamentit, zbardhet vendimi i KAS: Mandati do t’i kalojë një zonje

20:31 : 24/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Telenovela verore për një karrige në Kuvend që dhuruan Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, të hënën e 25 gushtit do të prodhojë një seri të re me protagonist Kolegjin Zgjedhor që pritet ti japë fund gjithë sagës së ankimimeve  për procesin e 11 majit.

Në  gjykatën zgjedhore Adriatik Lapaj do kërkojë që  mandati i vetëm të transferohet nga  e para e listës së mbyllur te i pari në listën e hapur, të cilën e udhëheq vete, duke shpresuar në  rrëzimin e vendimmarrjes së Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve, por një lëvizje e tillë duket mision i pamundur.

Pesë anëtarët e KAS në vendimin e tyre  te 30 korrikut për t’ia kaluar mandatin Ana Dajkos, të parës së listës së mbyllur  kanë analizuar edhe elementin e kuotës gjinore. Në argumentin e kësaj trupe  edhe nëse bëhet transferimi i mandatit,  në  të gjitha rastet duhet të kalojë në dorën e një zonje, pasi Kodi Elektoral përcakton qarte  se një grua nuk mund të zëvendësohet me një burrë, raporton Top Channel.

“Nëse kandidatja zgjedh të mos bëhet pjesë e Kuvendit, atëherë është Kuvendi që ka kompetencën të vejë në lëvizje KQZ-në, duke i kërkuar emrin e kandidatit zëvendësues, i cili, në zbatim të pikës 2, të nenit 164, të Kodit Zgjedhor duhet të vijë gjithashtu nga lista e mbyllur e subjektit dhe duhet t’i përkasë gjithashtu gjinisë së nën-përfaqësuar”, thuhet ne vendimin e KAS.

Çështja e kuotës gjinore u reflektua  në Kodin Zgjedhor si një mekanizëm që burrat të mos u zënë vendin grave,  një element i  ëndësishëm, të cilën Adriatik Lapaj duket se nuk e kishte menduar mirë.  Në rast dorëheqjeje të Ana Dajkos, e para në listë, radha i shkon të dytës, Livia Stavri, partneres së Endri Shabanit, qëndrimet e të cilit ishin shkëndija që i dhanë jetë  telenovelës verore.

Lexo edhe:

Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së Llagamit

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

Cilido që të jete vendimi i Kolegjit për mandatin e vetëm të “Shqipëria Bëhet”, nuk prek rezultatin e zgjedhjeve, por vetëm i jep dritën jeshile certifikimit të rezultatit  në mënyrë që, edhe de jure  140 deputetët e dalë nga zgjedhjet të kenë mundësi të betohen në seancën e parë të legjislaturës së re parlamentare që nis më 10 shtator./ Top Channel

Etiketa: ana DajkoKASLapajmandativendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së Llagamit

15:33 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

19:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Begaj, mashë e Ramës”/ Kaso: Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Kushtetueses për llogari të ekzekutivit

20:39 : 15/10/2025
BOTA

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

22:02 : 12/10/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Qeverisë, shkarkimin e Erion Veliajt e firmos vetë Edi Rama

17:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

18:55 : 17/09/2025
Para

Kërcënimi i gazetarit nga biznesmeni Lul Morina, AGSH: Akt që nuk duhet të tolerohet

TË GJITHA

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

15:27 : 25/10/2025

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025

Krizë stafi/ Italianët vërsulen të marrin infermierët shqiptarë

14:56 : 25/10/2025

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

14:37 : 25/10/2025
Viktima

Po kontrollonte punimet e një ure, inxhinieri bie nga lartësia dhe humb jetën! Arrestohet drejtuesi teknik

14:14 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com