• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarent”

22:56 : 24/08/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Si një ministër i qeverisë i fshin borxhet milionëshe kompanisë së tij dhe e lë biznesin të funksionojë pa asnjë kontroll…

Përveç përfitimit të 151 milionë lekëve nga Landfilli i Tiranës, me kontrata fiktive për dhënie makinash me qira, dhe miliona lekëve të tjera të përfituara nga institucionet shtetërore, kompania “Albarent Sh.p.k” e ministrit Blendi Gonxhe është përfshirë në një skandal tjetër financiar që trondit sistemin tatimor shqiptar.

Më 15 tetor 2021, me Urdhër Nr. 13277, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes Drejtorisë së Detyrimeve Tatimore të Papaguara, bllokoi pasuritë e “Albarent Sh.p.k”, pasi kompania nuk kishte paguar detyrimet fiskale për shtatë vite.

Raporti i Tatimeve vërtetonte se kompania në pronësi të Blendi Gonxhes, me administratore bashkëshorten e tij, Elda Gonxhja, nuk kishte paguar 1.2 milionë euro detyrime tatimore për vitet 2015-2021.

Lexo edhe:

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

Skandal! Babai i kreut të Tatimeve kërcënon avokatin: Unë them do thyesh kokën

Gonxhe zhvilloi gjatë këtyre viteve biznes për import dhe shitje mjetesh transporti, dhënie makinash me qira, shërbim taxi, transport kombëtar dhe ndërkombëtar udhëtarësh e mallrash, servis mjetesh dhe agjenci udhëtimesh turistike – pa paguar detyrimet tatimore për shtatë vite radhazi.

Abuzimi ishte flagrant, dhe Tatimet nxorrën urdhër bllokimi pasuror, megjithëse Gonxhe, pas vitit 2015, ishte pjesë e pushtetit të PS-së dhe mik i Edi Ramës. Ligji e përcakton qartë: afati për ankim është një muaj, ndërsa për shlyerjen e detyrimeve tatimore, pa ankim gjyqësor, është tre muaj pas nxjerrjes së urdhërit. Kur këto afate nuk respektohen, aktiviteti i biznesit bllokohet dhe detyrimet konfiskohen nga llogaritë bankare ose pasuritë e bllokuara.

Megjithatë, Blendi Gonxhe nuk bëri asnjë ankim, pasi borxhi ishte i verifikuar, dhe Tatimet nuk zbatuan ligjin për konfiskimin me titull ekzekutiv. Kompania “Albarent Sh.p.k” vazhdoi aktivitetin normal për tre vite pas bllokimit.

Më 8 nëntor 2023, me Urdhër Nr. 76822 të firmosur nga Drejtoresha e Detyrimeve Tatimore të Papaguara, Estela Dura, u hoq masa e bllokimit të pasurive me pretendimin se kompania kishte shlyer detyrimet. Por sipas burimeve konfidenciale brenda Ministrisë së Financave, detyrimet nuk ishin shlyer, dhe kompania rezulton pa asnjë borxh në Tatime.

Ky fshirje detyrimesh, që lejon biznesin të operojë pa pagesë tatimesh, përbën një skandal të hapur, i cili duhet të hetohet penalisht nga drejtësia. Gjatë periudhës 2023-2025, kompania nuk ka paguar detyrime tatimore, por aktiviteti i saj vazhdon i papenguar.

Ky privilegj duket se është mundësuar nga pozicioni i Blendi Gonxhes si ministër me mbështetjen e “të Gjatit”, si dhe kontrolli mbi Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku pasqyrohen bilancet dhe detyrimet tatimore. Një rast flagrant i kapjes së shtetit për interesa private./ Pamfleti

Etiketa: biznesiBlendi Gonxhjaborxhifshirjeskandalitatimet“Albarant”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

Skandal! Babai i kreut të Tatimeve kërcënon avokatin: Unë them do thyesh kokën

21:30 : 06/11/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shantazhuan të riun për kthimin e borxhit, arrestohet 26-vjeçari, nis hetimi për 4 të tjerë

16:41 : 04/11/2025
AKTUALITET

Gabimi i Tatimeve i kushton qytetarit 15 milionë lekë e 10 vjet sorollatje

21:26 : 27/10/2025
AKTUALITET

Qytetari ankohet prej 3 vitesh/ Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë

21:04 : 27/10/2025
AKTUALITET

Babai audition, i biri firmos/ Ilir Binaj i Tatimeve në konflikt interesi, fsheh kompaninë private në Angli

21:17 : 23/10/2025
Para

Horoskopi, 25 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

TË GJITHA

Sot seanca paraprake për Metën , vendoset nese dosja do kalojë për gjykim ose jo

08:22 : 17/11/2025

‘Çmendet’ tregu i qirave në Tiranë, çmimet e apartamenteve në nivele rekord

08:16 : 17/11/2025

Këmbimi valutor 17 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 17/11/2025

Mos harroni çadrat! Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:02 : 17/11/2025

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com