• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagojnë kolegët dhe politikanët

18:46 : 23/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ndarja nga jeta ditën e sotme të gazetarit të njohur shqiptar Artur Zheji ka sjellë reagime të kolegëve, bashkëpunëtorëve apo edhe të politikanëve.

Gazetari Blendi Fevziu ishte një ndër të parët që reaguan për ndarjen nga jeta të Zhejit. Ai shkruan në rrjetet sociale se ‘bashkë me të iku edhe një zë i rëndësishëm i medias’.

“Artur Zheji u nda nga kjo botë sot krejt papritur.

Në moshë ende të re dhe në kulm të energjive dhe të angazhimit publik.

Bashkë me të iku edhe një zë i rëndësishëm dhe autoritar i mediave e mbi të gjitha një intelektual dhe qytetar pas exelencë.

Lexo edhe:

Vdekja e Zhejit/Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Përcillet për në banesën e fundit gazetari Artur Zheji

Duke e njohur prej viteve ‘80-të dhe duke bashkëpunuar për thuaj 25 vjet me të, mbeta tejet i trishtuar nga ky lajm tragjik.

U prehsh në paqë Tur!”, shkruan Fevziu,

Ndërsa gazetari Enkel Demi, shkruan se ky lajm i trishtë e ka lënë pa fjalë.

“Pa fjalë…

Më vjen shumë keq për Turin, fëmijët dhe bashkëshorten e tij”, shkruan ai.

Po ashtu për ndarjen nga jeta të Zhejit kanë reaguar edhe politikanët. Kreu i PL-së Ilir Meta shkruan në Facebook se lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit e mori me pikëllim të madh.

“Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit profesionist dhe analistit brilant, Artur Zheji,” shkruan Meta, duke theksuar kontributin e tij të veçantë jo vetëm në fushën e medias, por edhe në jetën publike dhe politike të vendit.

“Një intelektual i angazhuar, veçanërisht në mbrojtje të pavarësisë së medias, vlerave të lirisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, Zheji udhëhoqi edhe si bashkëkryetar Komitetin për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke dhënë një kontribut të paharruar politik e shoqëror që përherë do të vlerësohet me respekt“, theksoi Meta.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka shkruan se ndraja e beftë nga jeta e Artur Zhejit, e ka lënë me dhimbje jo vetëm familjen, por dhe miqtë.

“U prehsh në paqe Turi! Ikja jote e beftë na le me dhimbje. Ngushëllime familjes sate!

Për pak ditë do të festonit ditëlindjen tënde, e ne miqtë e tu do të të uronim 64-vjetorin. Ke lënë shumë kujtime pas, si drejtues e gazetar, si prind, bashkëshort e mik.

Artur Zheji ishte biri i dy shqiptarëve të shkëlqyer, i zagoritit të gjithëditur Petro Zheji dhe i aktores së mirënjohur Besa Imami. Trashëgoi kulturën e tyre dhe spikati si personazh televiziv në prime.

I përjetshëm kujtimi i tij!”, shkruan Noka.

Po ashtu edhe kreu i PD Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta para kohe të gazetarit, Artur Zheji.

Me një postim në rrjetet sociale, kryedemokrati Sali Berisha shkruan se gazetari, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë.

‘Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar.’ shkruan lideri i opozitës, Sali Berisha.

Gjithashtu edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen e tij të thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe analistit Artur Zheji.

Në një mesazh prekës të ndarë në FB, Salianji e ka cilësuar Zhejin si një nga mendjet më brilante të kohës, një njeri me kulturë të gjerë, thellësi mendimi dhe guxim intelektual, i cili la pas një boshllëk të pamatë në jetën publike shqiptare.

“Artur Zheji u nda sot nga jeta, duke lënë pas një boshllëk të pamatë. Ai ishte një nga mendjet më brilante të kohës, një njeri me kulturë, thellësi dhe guxim intelektual.

Kam ndarë biseda persona të thella e vërteta me Zhejin, shpesh kemi ecur me kilometra e kemi ndarë mendime e perjetime mbi shumçka njerëzore duke hyrë në skutat më të errëta të mendimeve e përjetimeve për ndodhi e ngarje të jetës.

Jam i tronditur nga humbja e tij, i goditur nga mungesa e papranueshme e ikjes së papritur të tij.

Zhejit ia doje narrativën dhe argumentin edhe në kundërshti!

Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë, një zë të mençur e të lirë; kush e njihte humbi një mik të shtrenjtë.

Ndarja e tij nuk është thjesht humbja e një gazetari apo intelektuali të spikatur, por një tronditje e madhe për hapësirën publike shqiptare, që sot mbetet më e varfër.

Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të paharruara dhe do të ndriçojnë edhe pas ikjes”, shkruan Salianji.

Vijon…

Etiketa: Artur Zhejireagimevdekja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vdekja e Zhejit/Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

15:40 : 29/08/2025
AKTUALITET

Përcillet për në banesën e fundit gazetari Artur Zheji

13:16 : 25/08/2025
AKTUALITET

I jepet lamtumira e fundit gazetarit Artur Zheji

12:09 : 25/08/2025
AKTUALITET

Vdekja si zile zgjimi

18:28 : 24/08/2025
AKTUALITET

Ndërroi jetë papritur, homazhet për gazetarin Artur Zheji mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

10:13 : 24/08/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, policia jep detaje: Shfaqi probleme shëndetësore në një restorant

17:38 : 23/08/2025
Para

Do të tërheqin paratë si me magnet, ja 3 shenjat e horoskopit më me fat në shtator

TË GJITHA

Kapsulimi i malit të mbetjeve në Vlorë, ende një dëshirë

16:00 : 13/09/2025

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale

15:45 : 13/09/2025
Hashim Thaçi dhe James Rubin. Qershor, 1999.

Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

15:38 : 13/09/2025

Trump ngatërron Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën me Azerbajxhanin

15:34 : 13/09/2025

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Qyteti i Gazës

15:24 : 13/09/2025

“Të hapen kamerat!”/ 52-vjeçari ndërroi jetë në paraburgim, familjarët akuzojnë për neglizhencë

15:17 : 13/09/2025

Rama shpik ministre virtuale për të luftuar korrupsionin, RAI i kujton lidhjet e mafies me ekonominë

14:52 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com