• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: KAYO dhe TIMAK Defence rrezikojnë sigurinë kombëtare, duhet hetim i menjëhershëm

12:43 : 20/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kërkuar nga institucionet shqiptare të hetojnë kompanitë KAYO dhe TIMAK Defence, të cilat, sipas tij, mund të cënojnë sigurinë kombëtare.

Në një deklaratë nga selia e PD-së, Balliu tha se KAYO, dhe TIMAK Defence janë krijuar me kapital minimal dhe procedura të dyshimta, duke përfshirë shitjen e pjesës së aksioneve të TIMAK për vetëm 490 euro.

Ai theksoi se këto kompani synojnë të ndërtojnë industri të mbrojtjes, por sipas PD-së, nuk ka transparencë, eksperiencë apo standarde sigurie të qarta.

Deklarata e Klevis Balliut:

Partia Demokratike denoncon me forcë një aferë të re dhe tepër të rëndë korruptive, e cila cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të vendit. Në maj të vitit 2024, kryeministri Edi Rama krijoi shoqërinë ‘KAYO’, duke emëruar në krye ish-drejtorin famëkeq të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun. Me vendim qeverie, kësaj shoqërie iu dhanë kompetenca të jashtëzakonshme për të lidhur kontrata dhe negociata me kompani private në fushën e industrisë së armëve me vendim qeverie te firmosur nga Belinda Balluku.

Lexo edhe:

Balla zbulon pse mazhoranca nuk pranoi kërkesën e PD për mocionin me debat

PD kërkoi mocion me debat me qeverinë, mazhoranca refuzon kërkesën! Bardhi: Keni frikë…

Një nga kompanitë e përfshira është TIMAC shpk, e cila është promovuar personalisht nga vetë Edi Rama. Ai e ka ftuar pronaren e saj, znj. Arjeta Puca , në podcast-in e tij dhe madje e ka vizituar disa herë në ambientet e kompanisë në Kashar. Në datën 17 qershor 2025, znj. Puca  shiti 49% të aksioneve të TIMAC shpk për vetëm 490 euro mikut të afërt të Edi Ramës, z. Ron Yeffet, një emër i lidhur me disa afera të dyshimta financiare.

Sipas burimeve publike dhe dëshmive politike: Z. Yeffet është përmendur nga zv/kryeministri i kohës si personi që kërkonte të blinte borxhin e, gjë që u refuzua nga z. Arben Ahmetaj. Po ashtu, ai ka tentuar të blejë pronën e Ambasadës së Shqipërisë në SHBA për të ngritur rezidenca private, një projekt i refuzuar nga Ministria e Jashtme.

Emri i tij është lidhur edhe me aferën e Air Albania. Për më tepër, në Senegal, një marrëveshje e tij me qeverinë e kohës u anulua dhe po hetohet për korrupsion nga autoritetet e reja. Vetëm pak javë pas këtij transaksioni të dyshimtë, më 4 gusht 2025, KAYO bashkëthemeloi me TIMAC shpk kompaninë TIMAC Defence, ku 80% zotërohen nga TIMAC dhe 20% nga KAYO e Ardi Veliut, me kapital fillestar prej vetëm 35 mijë eurosh.

Në të njëjtën kohë, më 1 gusht 2025, KAYO bashkëthemeloi me kompaninë MSSC (në pronësi të Emiljano Dushës) kompaninë MKD, Myslym Keta Defence, me administrator Gentian Karaj, ku MSSC zotëron 80% dhe KAYO 20% të aksioneve, sërish me kapital minimal prej 35 mijë eurosh.

Më tej, më 1 gusht 2025, KAYO dhe MSSC themeluan edhe kompaninë GUNA Tactical, ku MSSC zotëron 49% dhe KAYO 51% të aksioneve, me kapital të njëjtë prej 35 mijë eurosh.

Ajo që e bën aferën akoma më të rëndë është fakti se vetëm dy javë pas krijimit të këtyre kompanive, KAYO ndërhyri me forcë dhe në shkelje të hapur të ligjit, duke mos respektuar vendimet gjyqësore, për të uzurpuar ambientet e televizionit Neës24, pavarësisht se ky i fundit kishte kontratë të vlefshme deri në vitin 2033.

Të gjitha këto kompani, me kapital qesharak, pretendohet se do të ndërtojnë industrinë e prodhimit të armëve në Shqipëri, një projekt jo vetëm i pashembullt në absurditetin e tij, por edhe thellësisht i rrezikshëm për shkak të mungesës së transparencës, kritereve ligjore dhe garancive të sigurisë.

Si rrjedhojë këtu lindin disa pyetje, Sipas cilave kritere janë përzgjedhur këto kompani? A kanë këto kompani certifikata sigurie dhe eksperiencë në industrinë e mbrojtjes? Si është e mundur që gjysma e një kompanie të shitet për vetëm 490 euro? Kush mbron interesat kombëtare në një proces kaq delikat?

Partia Demokratike i bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore, përfshirë organet e drejtësisë, që: Të nisin menjëherë një hetim të plotë dhe transparent për këtë aferë. Të verifikojnë ligjshmërinë, kriteret dhe standardet e sigurisë kombëtare të kompanive të krijuara. Të ndalojnë çdo veprim që rrezikon pasuritë strategjike dhe pronat ushtarake të vendit.

Kjo aferë nuk është thjesht një skandal financiar. Ajo lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe me integritetin e institucioneve tona. Partia Demokratike do të vijojë ta ndjekë këtë çështje deri në fund, në mbrojtje të interesit publik dhe të sigurisë së vendit.

Etiketa: KayoKlevis BalliuPDTIMAK DEFENCE

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balla zbulon pse mazhoranca nuk pranoi kërkesën e PD për mocionin me debat

11:27 : 30/09/2025
AKTUALITET

PD kërkoi mocion me debat me qeverinë, mazhoranca refuzon kërkesën! Bardhi: Keni frikë…

09:43 : 30/09/2025
AKTUALITET

Kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeveritar, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

09:30 : 30/09/2025
AKTUALITET

“Ky komb po vdes”, Alimehmeti: Opozita duhet të bashkohet ndaj së keqes në pushtet

18:17 : 29/09/2025
AKTUALITET

Kandidati për Tiranën, Shehaj kusht Berishës: Nuk bëjmë negociata, nëse vini me emër nga PD

17:00 : 29/09/2025
AKTUALITET

Balluku: Ne jemi të bukur si fis, nuk na është dashur asnjë lekë për ndërhyrje

15:36 : 29/09/2025
Para

Liria e medias sfidë serioze/ Gazetarët praktikojnë vetë-censorim për shkak të presioneve

TË GJITHA

Zgjidhet drejtoresha e re e ISHP-së/ EMRI

13:25 : 30/09/2025

Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore, DASH: Kosova bëri përpjekje, por jo mjaftueshëm

13:20 : 30/09/2025

Kërkoi dëmshpërblimin e munguar, policia procedon të riun nga Vlora

13:13 : 30/09/2025

A është pezulluar shkarkimi i Veliajt pas ankimimit? Ja si përgjigjet Gjykata Kushtetuese

13:07 : 30/09/2025

Lirohet nga qelia mjeku psikiatër që përndiqte moderatoren sportive

12:55 : 30/09/2025

Media spanjolle: Ervin Mata, manjati shqiptar i përfshirë në drogën e portit të Valencias

12:51 : 30/09/2025

Brukseli synon asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës në vitet në vijim

12:38 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com