• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

09:21 : 18/08/2025
në BOTA

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi Kinën për kërcënime e saj të vazhdueshme për “ndryshimin e njëanshëm” të kufijve në rajonin e Azi-Paqësorit, duke thënë se Pekini po bëhet “gjithnjë e më agresiv”.

“Kina kërcënon vazhdimisht, pak a shumë haptazi, për ndryshimin e njëanshëm të status quo-së dhe zhvendosjes së kufijve në favor të saj”, tha ministri Johann Wadephul gjatë qëndrimit në Japoni, duke përmendur sjelljen e Kinës në Ngushticën e Tajvanit dhe në Detin Lindor dhe Detin Jugor të Kinës.

“Çdo përshkallëzim në këtë qendër të ndjeshme të tregtisë ndërkombëtare do të kishte pasoja serioze për sigurinë globale dhe ekonominë botërore”, shtoi Wadephul pas bisedimeve me homologun japonez, Takeshi Iwaya.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën para vizitës së Wadephulit në Japoni – dhe më pas në Indonezi – u tha se Kina “gjithnjë e më shumë po imponon supermacinë e saj rajonale dhe, duke e bërë këtë, po vë në dyshim parimet e të drejtës ndërkombëtare”.

“Sjellja gjithnjë e më agresive e Kinës në Ngushticën e Tajvanit dhe në Detin Lindor dhe Detin Jugor të Kinës ka po ashtu implikime për ne në Evropë: parimet fundamentale të bashkëjetesës sonë globale janë në rrezik”, citohet të ketë thënë Wadephul.

Lexo edhe:

Shtetet e Bashkuara kanë teknologjinë më të mirë/ Analiza: A do ta përvetësojë Kina më shpejt?

Urdhri i ri i Trumpit: Shtetet që i ndalojnë padrejtësisht amerikanët janë sponsore të terrorizmit

Ndërkaq, në një deklaratë të përbashkët në Tokio, Wadephul po ashtu kritikoi “mbështetjen që i jep Kina makinerisë së luftës së Rusisë” në Ukrainë.

“Pa të, lufta e agresionit ndaj Ukrainës nuk do të ishte e mundur. Kina është furnizuesja më e madhe e Rusisë për mallra me përdorim të dyfishtë dhe klientja më e mirë e saj për naftën dhe gazin”, u shpreh Wadephul.

Ai po ashtu deklaroi – para bisedimeve të planifikuara mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqësve evropianë – se garancitë e sigurisë për Kievin “janë thelbësore”.

Samiti i Trumpit të premten me homologun rus, Vladimir Putin, në Alaskë e bënë “të qartë se për një paqe të drejtë dhe afatgjatë, Moska duhet të veprojë. Derisa të ndodhë kjo, presioni ndaj Rusisë duhet të rritet, përfshirë edhe përmes rritjes së ndihmës për Ukrainën”, tha Wadephul.

Ai tha se bisedimet që mbahen të hënën në Uashington kanë të bëjnë me përcaktimin “e elementeve për një zgjidhje të negociuar për rrugën drejt paqes së drejtë për Ukrainën”.

“Garancitë e forta të sigurisë janë thelbësore për këtë. Sepse Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbrojë veten edhe pas një armëpushimi dhe marrëveshjeje paqeje”./ REL

Etiketa: agresionkinaKryediplomati gjerman

Lajme të lidhura

BOTA

Shtetet e Bashkuara kanë teknologjinë më të mirë/ Analiza: A do ta përvetësojë Kina më shpejt?

18:34 : 07/09/2025
BOTA

Urdhri i ri i Trumpit: Shtetet që i ndalojnë padrejtësisht amerikanët janë sponsore të terrorizmit

10:15 : 06/09/2025
BOTA

“Ata po rriten frikshëm”, Rutte paralajmëron Perëndimin për kërcënimin e Kinës dhe Rusisë

20:39 : 04/09/2025
BOTA

Mesazhet që “ulërasin” nga Pekini: Siguria e Europës nuk do të jetë më kurrë e njëjtë

09:45 : 04/09/2025
RAJONI

Vuçiç paralajmëron blerje armësh nga Kina!

16:45 : 03/09/2025
BOTA

Kallas: Takimi Xi-Putin-Kim në Pekin është një sfidë për rendin ndërkombëtar

16:15 : 03/09/2025
Para

Aksident në Vlorë/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me rrethimin e vilës qeveritare

TË GJITHA

Kapet biznesi në Shëngjin me 1 milion euro të padeklaruara

18:47 : 07/09/2025

Shtetet e Bashkuara kanë teknologjinë më të mirë/ Analiza: A do ta përvetësojë Kina më shpejt?

18:34 : 07/09/2025

Sherr mes të rinjve te Pallati i Sportit në Durrës, vajzat kapen për flokësh për një djalë (Video)

18:23 : 07/09/2025

EMRI-FOTO/ Londra dritë jeshile ekstradimit të kërkuarit për plagosje në Gramsh në 2018-ën

18:11 : 07/09/2025

Berisha: Ramaduro e vendosi Shqipërinë në krye të listës së lajmeve të zeza

18:02 : 07/09/2025

Tirana bën “reformë” pas shkarkimit të Miles, arrihet akordi me trajnerin e ri dhe ndihmësin e tij

17:53 : 07/09/2025

Për çfarë ranë dakord Koreja e Jugut dhe SHBA-të për të arrestuarit në fabrikën e Hyundai në Gjeorgji?

17:44 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com