Dentisti i klinikës dentare ku humbi jetën Sh. D., 59 vjeç, është shoqëruar në polici për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen. Dentisti është B. L., 36 vjeç.
Viktima kishte shkuar rreth orës 17:00 për të bërë një mbushje dhëmbi. Pas përfundimit të procedurës, ai rrëzohet jashtë klinikës pa shenja jete.
“Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër.
59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin.“, njofton policia.
LEXO EDHE:
Bilisht/ 55-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare