• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga xhirimi i gomave, tek qethja pranë lokalit dhe fishkëllima/ Si ndodhi vrasja e 14-vjeçarit

12:06 : 16/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, krim i regjistruar pasditen e së enjtes, 14 Gusht, në fshatin Pirg të Maliqit.

Sipas dosjes hetimore, një ditë para krimit, autori Enedio Guri nga fshati Leminot, ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar.

Ndërkohë, ditën e ngjarjes viktima Erald Xhejo, së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur në një berberhane e ndodhur në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja. Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për t’u sqaruar.

14-vjeçari ka ndaluar mjetin, ka dalë nga makina dhe dy të miturit kanë nisur të debatojnë, ndërkohë që Enedio Guri ka nxjerrë thikën. Viktima Erald Xhejo, në këto kushte, ka marrë një karrige nga oborri i lokalit për tu vetëmbrojtur duke e vendosur përpara trupit, por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori në atë moment e ka goditur me thikë.

Burime bëjnë me dije se 14-vjeçari Enedio Guri e ka goditur vetëm një herë të vetme me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij, por kaq ka mjaftuar që të rezultojë fatale për të. I mituri u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, por nuk arriti dot të mbijetonte.

Lexo edhe:

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj ish miss-it Eria Ago

Atentati ndaj Kristian Kolës/ Dyshohet për vrasës profesionistë, u qëllua me armë me silenciator

Po të njëjta burime konfirmojnë se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit, duke çuar edhe në zbardhjen e dinamikës së krimit.

ARRESTIMET

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, Policia e Korçës arrestoi autorin e dyshuar Enedio Guri, 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Sipas autoriteteve, pas kryerjes së krimit, ai tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet.

Në pranga u vu edhe 34-vjeçari Flori Çela nga fshati Leminot, i cili ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes me të njëjtin automjet me 14-vjeçarin. Ai akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Policia e Korçës arrestoi edhe babain dhe xhaxhain e autorit 14-vjeçar, shtetasit Edison Guri, 44 vjeç dhe Roland Guri, 44 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Dyshohet se xhaxhai Roland Guri, pas krimiit të nipit të tij, mori thikën, e lau për t’i fshirë gjurmët e gjakut dhe e fsheu, ndërsa babai tentoi të fshinte të miturin.

Po ashtu, autoritetet policore në Korçë arrestuan edhe 4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Sipas Policisë, 4 të miturit, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Ata pritet të dalin ditën e nesërme para Gjykatës së Korçës për vlerësimin e masave të sigurisë.

Sipas fotove të publikuara nga mediat, shihet se autori i dyshuar i vrasjes së 14 vjeçarit pozon me një armë gjahu çifte dhe sipër fotos vendos një mbishkrim duke u shprehur se “Mos më kërko, unë nuk vij.” “Por shfaqem ty s’ta pret mendja”. Në krah ai mban dhe tatuazh një kallashnikov.

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit, Enedio Guri@

TRAGJEDI E PËRSËRITUR

Kjo është një tragjedi e përsëritur, pasi nuk ka kaluar as një vit nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Canit, ngjarje e ndodhur më 18 nëntor të vitit të kaluar pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ku si autor ndodhet pas hekurave 14-vjeçari tjetër Mario Përlleshi.

Krimi i regjistruar ditën e djeshme është po me 14-vjeçarë “killera” me thikë dhe po ashtu 14-vjeçar që vritet.

Krimi i ngjashëm i përsëritur në më pak se një vit tregon se ka dështuar sistemi arsimor dhe siguria tek fëmijët është thuajse zero. Edi Rama me ministren e tij, Ogerta Manastirliu për vrasjen e Martin Canit ia hodhën fajin TikTok-ut dhe deklaronin se nuk duhet bërë politikë me ngjarje të tillë.

Tragjedia përsëritet sërish, TikTok-u është mbyllur, por këtë herë kush do i mbajë fajet?

 

Etiketa: 14 vjecariEnedio GuriErald XhejogomatMaliqvrasjaxhirimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj ish miss-it Eria Ago

15:09 : 05/09/2025
AKTUALITET

Atentati ndaj Kristian Kolës/ Dyshohet për vrasës profesionistë, u qëllua me armë me silenciator

10:42 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Kontrata e vdekjes”/ Zbardhet vrasja e Artur Bashimit, porosia u dha nga burgu, autori mori 15 mijë euro

09:42 : 03/09/2025
AKTUALITET

“Mos e kërkoni, u vra”/ I fundit që e takoi, Juxhin Drazhi do pyetet për zhdukjen e Danajt

11:20 : 02/09/2025
AKTUALITET

Gjendet i vetëvarur i moshuari në Maliq

10:48 : 26/08/2025
AKTUALITET

Vr*u të moshuarin, zbardhet dëshmia e 64-vjeçarit: I rashë me çekiç, pas kr*mit kafe e raki

19:14 : 23/08/2025
Para

EMRAT-VIDEO/ Goditet grupi i kultivimit dhe shitjes së kanabisit në Skrapar, 5 të arrestuar

TË GJITHA

Kualifikueset e Botërorit/ Zvicra i shënon katër gola Kosovës në pjesën e parë

21:42 : 05/09/2025

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

21:36 : 05/09/2025

Të shtëna me ar*ë zjarri në Kukës, sherri nisi për një vend parkimi

21:21 : 05/09/2025

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

21:07 : 05/09/2025

Autobusi përfundon në kanal, shtyhet ndeshja e 21-vjeçarëve Francë-Luksemburg

21:02 : 05/09/2025

Kujdes kujt ia ‘besoni’ zemrën! Këto janë 4 shenjat më tradhtare të horoskopit

20:57 : 05/09/2025

Raporti: McGonigal i dha informacion kompanisë kineze të lidhur me Hunter Biden

20:54 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com