Autoritetet italiane kanë arrestuar një 39-vjeçar shqiptar në Aeroportin e Comiso-s, në Siçili, pasi iu gjet një thikë e fshehur në bagazh.
Mësohet se ai ishte me qëndrim të ligjshëm në Itali dhe kishte planifikuar të udhëtonte drejt Tiranës. Gjatë kontrollit të valixhes, policia zbuloi një thikë me teh 7.5 cm dhe një objekt metalik, raportojnë mediat italiane
Sendet u sekuestruan ndërsa i arrestuari u procedua në gjendje të lirë në Prokurorinë Publike pranë Gjykatës së Raguzës.