• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çdo ditë vdesin punëtorë, Inspektoriati i Punës blen makina 180 milionë lekë tek “Porsche”

21:37 : 14/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, nën drejtimin e Eljo Mucajt, ka vendosur të investojë në 8 automjete tip SUV të vitit 2024, me vlerë 14,680,000 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 180 milionë lekë të vjetra me TVSH, të blera nga kompania Porsche Albania Sh.p.k, me administrator Gentian Bushati.

Tenderi është realizuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara përmes një procedure të hapur mbi kufirin e lartë monetar, me fond limit 16,658,633 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 200 milionë lekë të vjetra me TVSH. Shifra fituese përfaqëson rreth 88% të fondit limit, duke lënë pak hapësirë për negocim dhe duke treguar qartë përparësitë e vendosura në shpenzime luksi për zyrtarët.

Ndërkohë që një pjesë e madhe e punëtorëve përballet çdo ditë me mungesë sigurie, pajisje minimale dhe rrezik real për jetën, Inspektorati që ka për detyrë të monitorojë kushtet e punës duket se ka prioritete të tjera. Makina luksi, të cilat do të përdoren nga zyrtarët e tij, janë një shembull i qartë i një kulture ku pamja dhe komforti personal vihen mbi jetën e atyre që punojnë në terren dhe rrezikojnë çdo ditë.

Lexo edhe:

Merr flakë makina brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë, bllokohet qarkullimi

Kush zë me makinë korsinë e autobusëve në Tiranë do i hiqet mjeti me karrotrec

Situata bëhet edhe më e rëndë kur përmendim statistikat e aksidenteve në vendin tonë, ku shumë punëtorë kanë humbur jetën ose kanë pësuar lëndime të rënda, ndërkohë që kontrolli dhe inspektimet shpesh mungojnë ose bëhen formalitet.

Blerja e automjeteve luksi për zyrtarët që duhet të kujdesen për sigurinë e punëtorëve tregon një kontrast të hidhur mes nevojës reale dhe përparësive të gabuar të institucioneve shtetërore./JOQ

Etiketa: blenEljo MucajGentian BushatiInspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve ShoqëroreInspektoriati i PunësmakinaPorschePorsche Albania Sh.p.kpunetorevdesin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Merr flakë makina brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë, bllokohet qarkullimi

20:59 : 05/11/2025
AKTUALITET

Kush zë me makinë korsinë e autobusëve në Tiranë do i hiqet mjeti me karrotrec

15:31 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025
BOTA

Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

14:38 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
BOTA

SHBA/ Zbulohet një tunel i mbushur me makina të vjedhura

18:46 : 24/10/2025
Para

Egnatia e pëson me gjuajtjen e parë në portë, Olimpija Ljubljana barazon shifrat

TË GJITHA

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

22:59 : 07/11/2025

Horoskopi për ditën e shtunë, 8 nëntor 2025

22:56 : 07/11/2025

Laguna që po vdes përditë, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

22:43 : 07/11/2025

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

22:39 : 07/11/2025

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com