• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Akt brutal ndaj lirisë së shtypit”/ Irfan Hysenbelliu: Gazetarët të mos dorëzohen, News24 nuk mbyllet

15:36 : 12/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Pronari i “Focus Group”, Irfan Hysenbelliu, ka reaguar pas katër ditësh në lidhje me vendimin e Qeverisë, e cila i boshatisi godinën e televizionit News24 dhe i ndërpreu sinjalin, duke ia lënë gazetarët në rrugë, teksa godina do i jepet shoqërisë “KAYO” për të prodhuar armë.

Hysenbelliu e cilëson këtë si një akt të paprecedentë dhe të paligjshëm, teksa sipas tij, nuk është një incident i zakonshëm, por një akt brutal dhe një shkelje flagrante e lirisë së shtypit dhe të të drejtës themelore të qytetarëve për t’u informuar.

Ai thekson se News24 nuk do të mbyllet dhe i bën thirrje institucioneve të ndalojnë menjëherë çdo veprim represiv, të rikthejnë sinjalin dhe të lejojnë gazetarët të kryejnë detyrën e tyre në liri të plotë.

DEKLARATË PËR SHTYP E BOTUESIT TE “FOCUS GROUP”, IRFAN HYSENBELLIU

Tiranë, 12 Gusht 2025

Lexo edhe:

Berisha: Kërcënimi i Irfan Hysenbelliut, akt i rëndë kundër medias

News24 thotë se Irfan Hysenbelliu dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë

Si botues i “Focus Group”, i News24, Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport, Panorama Online dhe Gazeta Shqiptare Online dënoj me forcë të gjitha veprimet e rënda, të paprecedenta dhe tërësisht të paligjshme që janë ndërmarrë ndaj Grupit tonë mediatik.

Sot, pa asnjë paralajmërim, pa urdhër gjykate dhe pa asnjë bazë ligjore të justifikuar, forca të shumta të policisë dhe ushtrisë kanë bllokuar hyrjen në ambientet e televizionit, kanë ndërprerë me forcë sinjalin e transmetimit dhe kanë ndërhyrë në mënyrë të papranueshme në punën e gazetarëve tanë dhe stafit teknik.

Ky nuk është një incident i zakonshëm. Ky është një akt brutal dhe përbën një shkelje flagrante të lirisë së shtypit dhe të të drejtës themelore të qytetarëve për t’u informuar. Në mënyrë të fshehtë, civilë me automjete të paidentifikuara janë futur në ambientet tona dhe kanë marrë dokumente konfidenciale, materiale të ndjeshme dhe dosje që lidhen me hetime serioze mbi korrupsionin dhe abuzimet me pushtetin.

Këto materiale janë rezultat i një pune të ndershme, të rrezikshme dhe të palodhur nga gazetarët tanë – dhe tani, përveç dëmit moral, po rrezikohet realisht edhe jeta e tyre.

Ky është një paralajmërim i qartë dhe i rrezikshëm për çdo media që guxon të hetojë dhe të flasë dhe të publikojë të vërtetën.

Ju drejtohem të gjithë punonjësve të Neës24 dhe grupit mediatik “Panorama”: Mos u dorëzoni! Qëndroni të fortë, të qetë dhe krenarë për misionin tuaj. Ne kemi raportuar me ndershmëri, profesionalizëm dhe integritet – dhe nuk do të lejojmë që dhuna apo presioni ta shuajë zërin tonë.

News24 nuk mbyllet. E vërteta nuk zhduket.

Ju bëj thirrje institucioneve të shtetit: Të ndalojnë menjëherë çdo veprim represiv, të rikthejnë sinjalin e televizionit, të lejojnë gazetarët të kthehen në vendin e tyre të punës dhe të respektojnë ligjin dhe parimet e shtetit të së drejtës.

I falënderoj përzemërsisht gazetarët tanë, organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të medias, partnerët tanë dhe qytetarët që po tregojnë solidaritet në këtë moment kritik.

News24 do vazhdoje te jete dritarja e së vërtetës, misioni ynë do vazhdojë!

Ne nuk do të heshtim. Ne nuk do të tërhiqemi.

Transmetimi i kanalit informativ News 24 është ndërprerë që nga ora 07:36 më 9 gusht, duke shfaqur vetëm shiritat vertikalë me ngjyra që tregojnë mungesën e sinjalit. Grupi mediatik me rreth 250 punonjës, ku përfshihen redaksitë e News 24, Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, e cilësoi veprimin si një goditje ndaj lirisë së shprehjes. Sipas drejtuesve, autoritetet kanë kërkuar që godina t’i kalojë kompanisë shtetërore “KAYO”, e specializuar në prodhimin dhe tregtimin e armëve.

Etiketa: irfan hysenbelliuliria e shtypitmbylljanews24

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Kërcënimi i Irfan Hysenbelliut, akt i rëndë kundër medias

12:25 : 20/08/2025
AKTUALITET

News24 thotë se Irfan Hysenbelliu dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë

18:44 : 19/08/2025
AKTUALITET

News24 rikthehet në transmetim

09:14 : 18/08/2025
AKTUALITET

Bllokimi i News24, OSBE: Mosmarrëveshjet nuk duhet të çojnë në ndërprerjen e transmetimit

15:59 : 15/08/2025
AKTUALITET

“Mbyllja e News24, goditje ndaj lirisë së shtypit/ Noka: Ardi Veliut Iu vodhën 500 mijë euro në shtëpi

14:32 : 14/08/2025
AKTUALITET

Uzurpimi i News24/ Ambasada Holandeze: Media e lirë dhe siguria e gazetarëve mbeten përparësi kryesore

14:39 : 13/08/2025
Para

Shqipëria në flakë! Kronikë e zjarreve të paralajmëruara

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 01/09/2025

Enigma e Lindjes së Mesme dhe aspiratat e Netanyahut/ Kush do të sundojë në Gaza?

22:58 : 01/09/2025

Juventusi zbulon shifrat e transferimit në zyrtarizimin e Edon Zhegrovës

22:45 : 01/09/2025

Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD

22:35 : 01/09/2025

Legjenda e Hollywood-it, Denzel Washington: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

22:32 : 01/09/2025

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

22:25 : 01/09/2025

Vizionarët e rinj/ “The Times” shpall figurat më me ndikim në IA, kryeson Sam Altman

22:09 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com