• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama betonizon parqet kombëtare/ Nga Gent Sula te Hamit Mustafa, kujt ia dha 4 tendera Pirushi i AKZM-së

14:32 : 10/08/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Edi Rama, në skenë zbavit popullin me aksionet e përditshme të “çlirimit të hapësirave”, në prapaskenë thur zaptimin me ndërtime të Zonave Natyrore të Mbrojtura.

Në vitin 2022, kur e komandoi drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Edi Rama nuk zgjodhi ndonjë biolog, agronom, inxhinier pyjesh apo mjedisi. Ai e dërgoi zonjën Daniel Pirushi, që është arkitekte. Por mbi të gjitha është e devotshme, sepse i ka shërbyer Ramës si drejtore në KKT ku bëhen gati skicat e lejeve të ndërtimit, në Institutin e Trashëgimisë Kulturore, ku ka mbrojtur me zell porositë e shefit.

Daniel Pirushi

Dhe ja ku erdhi dita. Shikojeni largpamësinë e Ramës: Drejtoresha do të menaxhojë ndërtimet në këto zona, që të paktën në letra dukeshin të mbrojtura.

Drejtoresha, me porosi të Ramës (vendimet e qeverisë për zonat e Mbrojtura)  ka bërë menjëherë 4 tendera dhe ka lidhur kontratat me studio projektimi, që do të hartojnë planet integrimit të aktiviteteve turistike dhe tradicionale.

E para është Laguna e Karavastasë ku pas disa vitesh nuk do të shohim më gjurmë të pyllit dhe të zogjve. Kontrata i shkon indirekt Getian Sulës të “Agi Cons”, i cili ka përvojë në Tiranë në kthimin e kodrave të gjelbra në rezidenca betoni.

Lexo edhe:

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

Qëlloi me armë kuajt në Llogara, identifikohet autori, procedohet penalisht në gjendje të lirë

Objekti i kontratës është “Hartimi i planit të integruar të menaxhimit: Parku Kombëtar Divjake Karavasta, VKM nr. 59, datë 26.01.2022, Aneks 4”.

Për sqarim, vendimi i qeverisë i vitit 2022 ka zgjeruar sipërfaqen e zonës së mbrojtur, dhe rrjedhimisht, është rritur 20% i sipërfaqes që lejohet për ndërtim në bazë të ligjit të vitit 2024. E thamë më sipër se Rama është largpamës për këto gjëra.

Për këtë projekt është dhënë fondi limit 9,536,416.6 lekë pa TVSH në total, vënë në dispozicion nga të ardhurat e AKZM-së.

Fituesi i kontratës me kohëzgjatje 9 muaj është shpallur më 27 qershor 2025, bashkimi i dy studiove “Arkimade” sh.p.k & “Zenit & CO” shpk. Kujtojmë se kompania “Zenit&Co” mbështetet nga “Abi Cons” pasi janë partner biznesi. Qysh nga viti 2018, këto dy subjekte kanë krijuar ZMA, që është koncesioni i mirëmbajtjes së shkollave në Tiranë, dhënë nga Erion Veliaj.

Në këtë tender janë paraqitur edhe  “Lurimi” shpk, “Gjeokonsult & CO” shpk, “Infratech” shpk, “Xhet” shpk “C.E.C Group” shpk, “Taulant” shpk. Megjithatë pjesëmarrja duket formale pasi kontratat duken të paracaktuara. Është i njëjti grup studiosh që bëjnë oferta të përafërta për të gjitha kontratat e kësaj agjencie.

Tenderi tjetër ka në qendër të tij Parkun Natyror Kombëtar të Llogarasë. Këtë kontratë e ka fituar kompania “Tualant” sh.p.k me pronare Ditikia Qatipin.

Objekti i kontratës është “Hartimi i planit të integruar të menaxhimit: Parku Kombëtar Llogara, VKM nr. 59, datë 26.01.2022, Aneks 7”. Fondi limit i caktuar për këtë tender është 9,362,222 lekë pa TVSH.

Edhe Laguna “Kune Vain” është vënë në qendër të interesit për ndërtime. AKZM ka shpallur fituese studion “Gjeokonsult & CO” sh.p.k për marrëveshjes kuadër: “Hartimi i planit të integruar të menaxhimit: Rezervati Natyror i Menaxhuar Kune-Vain-Tale-Patok-Fushëkuqe-Ishëm”, Aneks 16” me fondin limit 9,480, lekë pa TVSH.

Kjo studio është e raportuar nga KLSH si mbikëqyrëse punimesh që vulos vjedhjen e fondeve nga kompanitë e ndërtimit. Kompania është themeluar nga Hamit Mustafa dhe më pas ia kaloi me letra të birit.

Vjedhja është dokumentuar nga një raport i Kontrollit të Shtetit për adutimin e veprimtarisë së ARRSH-së, duke përfshirë edhe rrugën Kardhiq-Delvinë.

Hamit Mustafa dhe Kujtim Çela, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, kanë certifikuar punime të pakryera në lotet 4, 5 dhe 6 të rrugës Kardhiq-Delvinë

Certifikimi i punimeve të pakryera është bërë për llogari të ndërtuesve Arben Goga, Bashkim Ramaj dhe Pëllumb Mustafa, të cilët kanë marrë paratë për lotin 6, për Sadik dhe Idajet Ismailaj që kanë marrë fondet për lotin 5 si dhe për Ergest Pazën dhe ortakët e tij, të cilët kanë marrë paratë për lotin 4.

Dhe për këto merita, drejtoresha e AKZM i ka dhënë kompanisë Gjeokonsult & CO edhe kontratën për planin e Qafë Shtamës.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Hartimi i planit të integruar të menaxhimit: Parku Natyror Qafshtamë, VKM nr. 60, datë 26.01.2022, Aneksi 5”. Fondi limit i caktuar për këtë qëllim është 9,431,777.7 lekë pa TVSH në total, vënë në dispozicion nga të ardhurat e AKZM-së.

Në vitin 2024, me forcën e kartonëve, Edi Rama e ndryshoi ligjin për Zonat e Mbrojtura. Ndryshimet në “Ligjin për Zonat e Mbrojtura” i hapin rrugë ndërtimit në këto zona, pasi u jep të drejtën bashkive të menaxhojnë të paktën 20% të territorit të tyre. Nisma u paraqit në Kuvend nga 12 deputetë të mazhorancës, të cilët argumentuan se projektligji i ri do të ndalë shpopullimin. Mirëpo, ekspertët mjedisorë paralajmëruan se projektligji zhduk përfundimisht Zonat e Mbrojtura, me Nartën në krye të listës pasuar nga zona të tjera në bregdet, me pasoja shkatërruese për florën dhe faunën.

Në ligjin e ndryshuar për Parqet Kombëtare theksohet se se lejohen projekte të miratuara nga KKT, të propozuara nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit apo bashkitë./Gijotina

Etiketa: Agi ConsAgjencia Kombëtare e Zonave të MbrojturaAKZMDaniel PirushiGentian SulaGjeokonsultHamit MustafaKune-Vain-Tale-PatokLlogaraParqet Kombëtarezonat e mbrojtura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

17:30 : 09/08/2025
AKTUALITET

Qëlloi me armë kuajt në Llogara, identifikohet autori, procedohet penalisht në gjendje të lirë

13:14 : 09/08/2025
AKTUALITET

SPAK: Gentian Sula tentoi të fshehë apartamentin sekret të Veliajt te “Kodra e Diellit”

18:05 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pro betonizimit të zonave të mbrojtura/ Zhupa: Turpi i ngelet gjykatës, e çojmë në Strasburg

20:19 : 31/07/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja tjetër vendim pro Ramës, rrëzon padinë e PD për ligjin që betonizon zonat e mbrojtura

18:54 : 31/07/2025
AKTUALITET

Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë

12:52 : 28/07/2025
Para

Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan të Kosovës, arratiset autori

TË GJITHA

38 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, situatë kritike në Finiq

16:31 : 10/08/2025

EMRI/ Identifikohet autori i vrasjes së trefishtë në Gjilan

16:20 : 10/08/2025

A do të na bëjë Inteligjenca Artificiale më budallenj?

15:57 : 10/08/2025

Bardhi: Ja pse qëndron Balluku pas sulmit ndaj News24 dhe roli i Ermal Nasufit

15:41 : 10/08/2025

Vrasja në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

15:40 : 10/08/2025

Goditja e bandës së trafikut të drogës së Çopjave dhe Çelës, GJKKO liron një prej të arrestuarve

15:28 : 10/08/2025

Zbardhen EMRAT, kush janë dasmorët që rrahën Shpat Kasapin në dasmë

15:13 : 10/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com