• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Ofensiva” ruse për shpëtimin e mandatit të Dodikut

18:54 : 09/08/2025
në BOTA, RAJONI

Ka filluar me reagimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, vazhdoi me një deklaratë jashtëzakonisht të ashpër të Ambasadës ruse në Sarajevë, dhe deri tani ka rezultuar me konsultime të jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Të gjitha këto janë pjesë e një “ofensive” diplomatike ruse për ta mbrojtur pozitën e Millorad Dodikut, liderit prorus të partisë kryesore serbe në Bosnje e Hercegovinë, i dënuar me burgim dhe i ndaluar nga veprimtaria politike, të cilit i është hequr mandati si president i entitetit të Republikës Sërpska.

Më pak se 24 orë pas këtyre konsultimeve, të thirrura me kërkesë të Rusisë, Ministria e Jashtme e Bosnjës njoftoi se do t’u dërgojë letër vendeve të QUINT-it (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia), për t’i paralajmëruar mbi “kërcënimet serioze ndaj stabilitetit dhe sovranitetit të Bosnjës” që, sipas saj, vijnë nga Rusia.

Letra lidhet me vendimin e fundit të Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnjës për t’ia hequr Dodikut mandatin, pas një vendimi të formës së prerë që e dënoi me një vit burgim dhe ndalim të funksioneve publike për gjashtë vjet, për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar në Bosnje.

Lexo edhe:

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

Ministri i Jashtëm, Elmedin Konakoviq, tha për Radion Evropa e Lirë se letrat do t’u dërgohen kryeqyteteve të QUINT-it më 8 gusht, ndërsa më 11 gusht do të zhvillojë takim me ambasadorët e këtyre vendeve në Sarajevë.

“Moska po e shfrytëzon vazhdimisht krizën politike në Bosnje e Hercegovinë si hapësirë për të zgjeruar ndikimin e saj, veçanërisht duke mbështetur udhëheqjen e Republikës Sërpska dhe liderë politikë si Dodiku. Nuk do të lejojmë që me mesazhe të tilla të inkurajohen ata që bëjnë thirrje për bllokimin e zgjedhjeve ose për referendum që vë në pikëpyetje rendin kushtetues. Këto nuk janë deklarata diplomatike, por kërcënime të hapura ndaj shtetit”, tha Konakoviq për Radion Evropa e Lirë.

Nga ambasadat e vendeve të QUINT-it në Bosnje e Hercegovinë nuk iu përgjigjën menjëherë pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me pretendimet ruse dhe përpjekjet për shpëtimin e mandatit të Dodikut.

Konakoviq tha se institucionet e Bosnjës janë të gatshme t’u përgjigjen “kërcënimeve ruse”.

“E dimë që Rusia nuk vepron vetëm politikisht. Ata janë të gatshëm për aktivitete spiunazhi, sulme kibernetike dhe fushata dezinformuese. I kemi parë operacionet e tyre në Moldavi, Rumani dhe Gjeorgji. Bosnja nuk është përjashtim”, tha Konakoviq.

Ai shtoi se aktualisht nuk ka informacione për ardhjen e shtetasve rusë në Bosnje, por se është në dijeni “për disa aktivitete të tjera”, për të cilat nuk mund të flasë ende derisa të arrijnë “informacione dhe konfirmime shtesë”.

“Bëhet fjalë ekskluzivisht për njerëzit e tyre që janë këtu dhe që kanë, ose kanë pasur më herët, disa status diplomatik… Kur të kem informacion, edhe ne kemi interes që ju ta dini, dhe do ta bëjmë publik”, tha Konakoviq.

Ambasada e Federatës Ruse në Sarajevë nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve të REL-it në lidhje me pretendimet e Konakoviqit.

Konsultimet urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të mbajtura me dyer të mbyllura më 7 gusht, shënuan herën e parë që Moska përdori drejtpërdrejt strukturat e OKB-së për të tentuar shpëtimin e një lideri pro-rus të partisë kryesore serbe në Bosnje e Hercegovinë.

Rusia, në të gjitha reagimet pas dënimit të formës së prerë ndaj Millorad Dodikut, ka bërë të qartë se vendimin nuk e sheh si “legjitim”, por si “përpjekje për të larguar një lider të padëshiruar”, siç tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova.

Zëvendësambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy, deklaroi pas konsultimeve se “ndjekja penale e Dodikut rrezikon stabilitetin e Bosnjës”, duke përsëritur narrativën e Moskës se përfaqësuesi i lartë, Christian Schmidt, nuk është legjitim sepse nuk është konfirmuar nga Këshilli i Sigurimit.

Përfaqësuesit rusë pretendojnë se vendimet gjyqësore janë politikisht të motivuara dhe produkt i presionit perëndimor, ndërsa Dodiku paraqitet si simbol i “rezistencës” ndaj një pushteti të “imponuar”.

Nga Ambasada ruse në Sarajevë mbërritën edhe deklarata që shkojnë përtej gjuhës tradicionale diplomatike: “Për Bosnjën ka ardhur momenti i së vërtetës”, thuhej në një reagim, ku shteti cilësohej se ndodhet “para pikës pa kthim”.

Ambasadori i Bosnjës në OKB, Zllatko Lagumxhija, shkroi në rrjetet sociale se përpjekja e Rusisë për ta vendosur çështjen e dënimit të Dodikut në tryezën e Këshillit të Sigurimit ishte e pasuksesshme.

“Rusët ishin të vetmit që mohuan vendimet gjyqësore. Të gjitha vendet e tjera riafirmuan integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjës, si dhe mbështetën sundimin e ligjit dhe vendimet legjitime të institucioneve”, shkroi ai.

Megjithëse Rusia pretendon se Schmidt nuk është i ligjshëm sepse mandati i tij nuk është konfirmuar nga Këshilli i Sigurimit, shumica e bashkësisë ndërkombëtare – përfshirë SHBA-në dhe pjesën më të madhe të vendeve të BE-së – e konsideron atë të emëruar në përputhje me kompetencat e Këshillit për Zbatimin e Paqes në Bosnje. OKB-ja ka sqaruar më herët se Schmidt ka legjitimitet të plotë për të ushtruar detyrën, duke hedhur poshtë pretendimet ruse.

Pse Rusia qëndron pas Dodikut?

Sipas Aleksandar Trifunoviq, redaktor i revistës “Buka”, për Rusinë “nuk është aq i rëndësishëm Dodiku sa mundësia për të ndikuar në zhvillimet në Bosnje”, vend që është “më i afërti me BE-në nga lindja”.

“Republika Sërpska është pika më e afërt e lindjes me Kroacinë, që është anëtare e BE-së, dhe me Vjenën. Rusia e shfrytëzon këtë mundësi, ashtu siç shfrytëzon edhe Dodikun, i cili shkon te Putini”, tha ai, duke kujtuar se në fillim të pushtimit rus të Ukrainës, Ambasada e Rusisë në Sarajevë i kujtoi Dodikut marrëveshjet me Putinin.

Ai vlerëson se është e paqartë nëse reagimi aktual i Rusisë i përshtatet Dodikut, pasi si ai, ashtu edhe udhëheqja e Serbisë, po kërkojnë të afrohen me administratën amerikane.

“Mendoj se Dodiku nuk po insiston në këtë lloj mbështetjeje radikale, me tone që nuk i përshtaten diplomacisë, aq sa Rusia po e shfrytëzon rastin për të reaguar kështu”, tha Trifunoviq.

Për të ardhmen, ai parashikon se Moska do të vazhdojë të shfrytëzojë çdo mundësi për të demonstruar ndikimin e saj mbi Serbinë dhe Republikën Sërpska, madje edhe duke e shtyrë Dodikun drejt hapave që mund ta komplikojnë situatën.

Më 6 gusht, pas dënimit përfundimtar nga gjykata, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës ia hoqi Dodikut mandatin, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme në Republikën Sërpska. Ai reagoi duke paralajmëruar referendum për mandatin e tij – një mekanizëm që nuk parashihet në Kushtetutën e Bosnjës – dhe tha se zgjedhjet nuk do të mbahen “sa të jetë ai president”.

Megjithë retorikën kërcënuese, institucionet e RS-së deri tani nuk kanë ndërmarrë asnjë hap ligjërisht të detyrueshëm për të kundërshtuar vendimin e Komisionit Zgjedhor ose për të bllokuar formalisht zgjedhjet./REL

Etiketa: Milorad DodikRusia

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
BOTA

Figura të lidhura me Rusinë përpiqen të ndalojnë ekstradimin e mercenarit rumuno-francez

20:48 : 29/10/2025
BOTA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025
BOTA

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025
BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
Para

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë

TË GJITHA

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

14:53 : 31/10/2025

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com