Policia e Shtetit ka zbardhur identitetin e shqiptarit të arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.
Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Juxhin Drazhi, i cili ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të operacionit për goditjen e organizatës kriminale të Elvis Doçit, i njohur si “Vis i Pojës”.
“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar J. D., 34 vjeç.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”” – thuhet në njoftimin e autoriteteve policore.
Gjithashtu, raportohet se Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madrid/Spanjë për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt vendit tonë.
Mediat spanjolle raportuan më herët se Juxhin Drazhi është kapur nga Garda Civile e Malagas në një vilë luksoze në Almuñécar (Granada).
Pas mbikëqyrjes së pronës, autoritetet policore spanjolle zbuluan se Juxhin Drazhi ishte fshehur atje, duke mos dalë nga vila dhe duke përdorur bashkëpunëtorët e tij për t’i siguruar gjithçka që i nevojitej për të shmangur identifikimin dhe arrestimin.
Prona ku ai ishte fshehur ishte një vilë luksoze me çdo komoditet, e vendosur në një terren të lartë, gjë që i lejonte atij të monitoronte mjedisin përreth dhe të parashikonte çdo ndërhyrje të policisë.
#OperacionesGC | Detenido en Almuñecar #Granada un narcotraficante buscado por @INTERPOL_HQ.
▶️ Tenía en vigor una orden de búsqueda y detención por las autoridades judiciales de #Albania.
▶️ Se encontraba escondido en una vivienda de lujo situada en un paraje aislado y ubicada… pic.twitter.com/fSPUSGtqEO— Guardia Civil (@guardiacivil) August 8, 2025
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, anëtarët e kësaj bande krenoheshin se mbanin armë zjarri, dhe Juxhin Drazhi madje kishte edhe një eskortë. Pasi vuri re praninë e policisë, 34-vjeçari tentoi arratisjen duke ikur me vrap përmes shpatit të malit, por u kap nga oficerët që rrethuan shtëpinë.
Një kontroll i shtëpisë zbuloi dokumente të shumta personale të falsifikuara (pasaportë, kartë identiteti dhe patentë shoferi) që do t’i kishin dhënë Juxhin Drazhitr një identitet të rremë që ai mund ta kishte përdorur për të shmangur veprimet e policisë, si dhe sende të shumta luksi, përfshirë një orë dore me vlerë të lartë.
Përveç kësaj, nga kontrolli i zonës ku i ndaluari iku, u zbulua një armë zjarri me dy karikatorë, trembëdhjetë fishekë dhe një silenciator.
SEKUESTRIMET DHE GRUPI I “VISIT TË POJËS”
Grupi kriminal ku bënte pjesë Ervin Drazhi u godit më 21 Maj nga SPAK në bashkëpunim me anti-mafian italiane në kuadër të operacionit “Ura”, bazuar në dëshmitë e tre të penduarve të drejtësisë, si dhe në bisedat e aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”. Në total u lëshuan 52 masa sigurie, 40 prej tyre për shtetas shqiptarë dhe 12 të tjera për shtetas italianë, por Elvis Doçi arriti t’i shpëtonte Policisë dhe është shpallur në kërkim.
Të njëjtët shtetasve të mësipërm, në atë operacioni iu sekustruan edhe: dy kompani ndërtimi, katër shoqëri tregtare dhe restorante, një agjenci pasurish të paluajtshme, një TV kabllor, automjete luksoze, para cash, etj, ndërsa më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.
Në atë operacion u sekustrua edhe kompania “Majestic Konstruksion”, të cilat më pas iu janë sekustruar pasuri të tjera në emër të saj, teksa dyshohet si pasuri e fshehur e Juxhin Drazhit.
Aktualisht pronar i kompanisë “Majestic Konstruksion” rezulton Nazmi Shahini me 100 % të aksioneve, ndërsa më parë pronar i saj ka qenë Arben Drazhi, i cili aktualisht është vetëm administrator i kompanisë.
Pasuritë e sekuestruara më pas të Juxhin Drazhit
- Pasuria e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k (me ortak shtetasin N.SH., person i lidhur me subjektin e procedimit pasuror Juxhin Drazhi), Durrës;
- Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 291 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
- Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 205 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
- Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës
- Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
- Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
- Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës.
- Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
- Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;