Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion mëngjesin e sotëm në disa qytete. Aksioni i SPAK mësohet se është zhvilluar në Elbasan , Tiranë dhe Durrës.
Prokurori i çështjes Vladimir Mara ka lëshuar 15 masa sigurie të firmosuara nga GJKKO, për dyshime për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.
Emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc dhe 4 prej tyre iu është komunikuar masa e sigurisë në burg, ku ndodhen për një dosje tjetër.
Gjatë aksionit, u arrestuan 3 prej personave për të cilët u lëshua masë sigurie.