• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Pse të turpërohem”/ Presidenti i Brazilit nuk e sheh të nevojshme të bisedojë me Trump për tarifat

22:43 : 06/08/2025
në BOTA

Edhe pse tarifat amerikane mbi produktet braziliane u rritën në 50% këtë të mërkurë, më 6 gusht, presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, ka deklaruar se nuk sheh hapësirë për bisedime direkte tani me homologun e tij amerikan Donald Trump. Madje ai thotë se “nuk do të turpërohet”, duke e kërkuar këtë gjë.

Brazili nuk është gati të njoftojë tarifa reciproke, tha ai në një intervistë për Reuters. Po ashtu, qeveria e tij nuk do të heqë dorë nga bisedimet në nivel kabineti. Por vetë Lula nuk ka asnjë ngut për të telefonuar Shtëpinë e Bardhë.

“Dita kur intuita ime të më thotë se Trump është gati për të biseduar, nuk do hezitoj ta telefonoj,” tha Lula në një intervistë nga rezidenca e tij presidenciale në Brazilia. “Por sot intuita ime thotë se ai nuk do të flasë. Dhe unë nuk do të turpërohem.”

Pavarësisht se eksportet e Brazilit po përballen me një nga tarifat më të larta që ka vendosur Trump, barrierat e reja tregtare amerikane duket se nuk do ta pengojnë ekonominë më të madhe të Amerikës Latine, duke i dhënë Lulas më shumë hapësirë për të qëndruar në këmbë kundër Trump-it sesa shumica e liderëve perëndimorë.

Lula i përshkroi marrëdhëniet SHBA-Brazil si në pikën më të ulët në 200 vjet, pasi Trump lidhi tarifën e re me kërkesat e tij për të ndaluar ndjekjen penale të ish-presidentit të djathtë Jair Bolsonaro, i cili po gjykohet për komplot për të rrëzuar zgjedhjet e vitit 2022. Lula tha se Gjykata Supreme e Brazilit, që po shqyrton çështjen kundër Bolsonaro-s, “nuk e ka problem se çfarë thotë Trump dhe nuk duhet ta ketë,” duke shtuar se Bolsonaro duhet të përballet me një tjetër gjykim që ka nxitur ndërhyrjen e Trump-it. Madje e quajti ish-presidentin e djathtë “tradhtar të atdheut.”

Lexo edhe:

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

“Ne tashmë kishim falur ndërhyrjen amerikane në grushtin e shtetit të vitit 1964,” tha Lula, i cili e filloi karrierën politike si udhëheqës sindikal që protestonte kundër qeverisë ushtarake që pasoi rrëzimin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike me mbështetjen e SHBA-ve.

“Por kjo tani nuk është një ndërhyrje e vogël. Është presidenti i Shteteve të Bashkuara që mendon se mund të diktkojë rregulla për një vend sovran si Brazili. Kjo është e papranueshme.”

Presidenti brazilian tha se nuk kishte probleme personale me Trump-in, duke shtuar se mund të takoheshin në OKB muajin e ardhshëm, ose në bisedimet e OKB-së për klimën në nëntor. Por ai theksoi historikun e Trump-it për të sharë të ftuarit e tij në Shtëpinë e Bardhë, si presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, apo dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

“Ajo që bëri Trump me Zelenskin ishte turpërim. Kjo nuk është normale. Ajo që bëri Trump me Ramaphosan ishte turpërim,” tha Lula. “Një president nuk mund të turpërojë tjetrin. Unë i respektoj të gjithë dhe kërkoj respekt.”

Lula tha se ministrat e tij po përpiqeshin të nisnin bisedimet me homologët amerikanë, ndaj qeveria e tij ishte e fokusuar në masa të brendshme për të zbutur goditjen ekonomike nga tarifat amerikane, ndërsa ruante “përgjegjshmërinë fiskale.”

Ai gjithashtu tha se po planifikonte të thërriste udhëheqësit nga grupi i vendeve të BRICS, duke filluar me Indinë dhe Kinën, për të diskutuar mundësinë e një përgjigjeje të përbashkët ndaj tarifave amerikane.

Lula përshkroi gjithashtu planet për të krijuar një politikë të re kombëtare për burimet strategjike minerale të Brazilit, duke i trajtuar si çështje “sovraniteti kombëtar” për t’u shkëputur nga historia e eksportit të mineraleve që solli vlerë të pakët në Brazil.

Etiketa: BrazilBrazililulaPresidentitarifatTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

12:15 : 15/11/2025
AKTUALITET

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025
BOTA

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

19:43 : 14/11/2025
BOTA

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025
BOTA

Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein

20:31 : 12/11/2025
AKTUALITET

Çfarë pritet të ndodhë në samitin e klimës në Brazil?

08:40 : 10/11/2025
Para

Ura mbi Bunë që do lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e projekteve me rëndësi kombëtare

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com