• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kodi Penal dhe nacionalizmi banal

16:48 : 05/08/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Qartazi, ky forcim i masave penale në dobi të simboleve kombëtare nuk vjen si pasojë e përkushtimit patriotik, por si nevojë e theksimit të nacionalizmit, për të përligjur Pikën 2 të nenit në fjalë. Që do të thotë, në të njëjtën kohë, se simbolet kombëtare janë duke u përdorur si mburojë dhe justifikim i një elementi tjetër që i shkon fort për shkak nacionalizmit: censurës në emër të Popullit.

Nga Sokol Çunga

Kodi i ri Penal, i përgatitur nga një grup specialistësh të fushës, në bashkëpunim me institucione shtetërore nën koordinimin e Ministrisë së Drejtësisë, kishte përfunduar që më 2023, por u prezantua më 25 korrik 2025. Në ceremoninë e prezantimit merrnin pjesë autoritete dhe specialistë. Pas qarkullimit të projekt-kodit, menjëherë u artikuluan kritika për përmbajtjen e tij dhe papajtueshmërinë me udhëzimet e Bashkimit Europian. Ndërkaq, mes çështjeve të rëndësishme që kishin të bënin me të drejtat e lirisë së fjalës, shumëkush prej gazetarëve vuri re dhe Nenin 235 të projekt-kodit, kriminalizimin e talljes dhe përbuzjes së udhëheqësve të shtetit. Mirëpo, ajo që më tërhoqi vëmendjen tek ai nen nuk ishte vetëm Pika 2, e cila nuk kishte qenë në Kodin Penal të mëparshëm, por përpunimi i Pikave 1 dhe 3, si dhe shtimi i Pikave 4 dhe 5. Citoj:

Neni 235

Përdhosja e Republikës dhe simboleve të saj

Lexo edhe:

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

  1. Përdhosja e Himnit Kombëtar, flamurit apo stemës së Republikës të ekspozuara në institucionet shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj ose, jo më pak se sa dy dënime plotësuese kur çmohet se arrihet qëllimi i dënimit penal nëpërmjet tyre.
  2. Përdhosja e Republikës, Presidentit, Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Gjykatës Kushtetuese ose sistemit gjyqësor, forcave të armatosura apo dëshmorëve të Atdheut, dënohet me burgim deri në tre vjet.
  3. Përdhosja publikisht e Kombit Shqiptar, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.
  4. Nëse përdhosja sipas paragrafëve më sipër, kryhet gjatë një feste publike ose ceremonie zyrtare, dënohet me burgim deri në katër vjet.
  5. Për qëllim të këtij ligji me përdhosje do të kuptohet dhunimi i diçkaje të shenjtë, vetive të larta morale apo vlerave të nderuara botërisht, poshtërimi, bërja e padobishme, përçmimi, tallja, përlyerja, apo përbuzja e institucioneve të përmendura në këtë dispozitë.

Ndërkohë, për krahasim, Kodi Penal ekzistues (Ligj Nr.7895, datë 27.1.1995, i ndryshuar) është krejt i përkorë në nenin përkatës me vetëm 1 pikë. Citoj:

Neni 268

Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj

Poshtërimi, botërisht ose nëpërmjet botimeve apo shpërndarjes së shkrimeve, i Republikës së Shqipërisë dhe rendit kushtetues, i flamurit, i stemës, i himnit kombëtar, i dëshmorëve të kombit ose heqja, dëmtimi, prishja, bërja e padallueshme apo e papërdorshme e flamurit apo e stemës së Republikës të Shqipërisë të ekspozuara nga institucionet zyrtare, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Me aq sa munda të lexoj këto ditë, nuk pashë diçka shkruar për këtë ashpërsim të ligjit lidhur me poshtërimin e simboleve të Republikës, të himnit dhe të flamurit. Mes meme-ve që gëluan, përqeshjeve dhe talljeve në adresë të Kryeministrit, shtimi i frymës nacionaliste nuk më doli kund si shqetësim. Dhe, me arsye, del pyetja: përse?

Më 1995, Michael Billing, profesor i shkencave sociale, botoi monografinë me titull Banal Nationalism (Nacionalizmi Banal), ku shqyrton gjithë format e nacionalizmit, të cilat i hasim kudo dhe i pranojmë si të mirëqena, pa i vënë re se janë forma të rishpikjes së nacionalizmit dhe të shtetit kombëtar. Flamujt në ndërtesa qeveritare apo private, stemat shtetërore apo simbolet kombëtare në objekte të përdorimit të përditshëm (vula, pulla, bileta, kartëmonedha, etj.), diskursi etiketues “ne” përkundër “ata” të etnisë tjetër, etj., janë forma banale të nacionalizmit. Në po të njëjtën hulli vijnë dhe festat kombëtare, ato që si me komandë ndezin afshet patriotike për ca orë, një ditë apo një “natë të bardhë”, dhe gjithçka mbetet në kujtesën e njerëzve janë fishekzjarrët, koncerti i asaj feste, apo sa cocktails pa taban kombëtar rrëkëllyen atë ditë pushimi. Altoparlantët çmontohen, dritat fiken, flamujt harrohen deri në festën e radhës.

Në kontekstin e nacionalizmit banal, ajo që vlen të vihet në dukje tek Neni 235 i projekt-kodit është adhurimi i shtuar ndaj flamurit, himnit dhe simboleve kombëtare. Për një arsye të thjeshtë do ta konsideroja këtë formë nacionalizmi thjesht banal, dhe jo nacionalizëm agresiv: në Shqipërinë ku jetojmë nuk kemi parë ende të dënohet ndokush se përdhosi simbolet kombëtare. Teksa ceremonitë shtetërore zhvillohen qoftë brenda dyerve të mbyllura, qoftë në mjedis të hapur, askush nuk ka përdhosur atë që Kodi e konsideron të paprekshme. Pra, thjesht, realiteti nuk na vendos përballë ndonjë nevoje për të ashpërsuar ligjet, në mënyrë që të kufizojmë përdhosjen e simboleve kombëtare. Ndërkaq, projekt-kodi ndryshon krejtësisht mënyrën e të menduarit mbi simbolet kombëtare, duke i perifrazuar si të shenjta, në kuptimin teologjik të fjalës.

Këtu dalin dhe ca pyetje krejt të natyrshme: A do të penalizohet mosdija e tekstit të Himnit Kombëtar apo këndimi i Himnit prej atyre që nuk janë të përgatitur për të kënduar e, megjithatë, e provojnë? A do të konsiderohet shkelje e Kodit kur orkestra që luan Himnin, zakonisht banda frymore të paguara nga taksat vendase, qartazi luan nota gabim (siç e kam dëgjuar vetë jo pak herë)? A do të merret masë ndaj atyre prodhimeve artistike të cilësdo formë, në zë, figurë dhe tekst, që përdorin Himnin Kombëtar në mënyrë ironike apo të padobishme? Çfarë ndodh kur simbolet kombëtare përdoren në vepra arti, apo thjesht përdoren për të thënë diçka kur dikush s’ka gjë për të thënë? A do të penalizohen tifozët që mbajnë në qafë apo hedhin supeve, porsi peshqir plazhi, flamujt kombëtarë në cilindo manifestim sportiv? A do të penalizohen ata që mbështjellin me flamurin kombëtar automjetet e tyre, teksa festojnë golat e ekipit kombëtar? E sikur dikush të ketë dëshirën për të valëvitur një flamur tjetër, ndryshe nga ai që përcakton Kushtetuta, por me qëllime të pastra kombëtare, çfarë do të ndodhë? Sepse, për cilindo që me kureshtje profesionale apo thjesht si amator ka ndjekur historinë e flamurit dhe simboleve kombëtare, është e qartë se ky flamur që kemi dhe kjo stemë e Republikës janë variantet e radhës së flamujve dhe stemave të përdorura në, le të themi, një shekull e gjysmë. Më kujtohen, po aq, maskat e personalizuara me shqipe dykrenore që prodhuan jo pak institucione shtetërore gjatë periudhës së Covid-19 më 2020-2021. A do mundemi të prodhojmë sërish maska me shqiponjë, po qe nevoja, pa u dënuar? Po ashtu, çfarë do të ndodhë me flamujt e nderur në ballinat e ndërtesave të institucioneve shtetërore që valëviten porsi lecka të zbardhëllyera nga dielli dhe të rrëgjuar nga agjentët atmosferikë?

Ndonëse është e qartë, për cilindo që njeh logjikën e ligjit, se Kodi Penal ka një kompetencë të caktuar gjeografike, sërish, mbetet në fuqi pyetja: çfarë ndodh me ata shqiptarë apo të huaj që përdhosin simbole kombëtare të republikave të tjera, duke konsumuar një vepër penale që lidhet me ndjenjat kombëtare të një vendi mik? A do të njoftojnë institucionet ligjzbatuese instancat homologe për këtë shkelje, duke kthyer çështjen lokale në çështje ndërkombëtare? Projekt-kodi nuk merr qëndrim për këtë. Por arsyeja e kthjellët sërish ka të drejtë të pyesë: pse jo?

Ajo që tërheq vëmendjen dhe duket e çuditshme tek Pika 2 e Nenit 235 të projekt-kodit është vendosja e dëshmorëve të atdheut menjëherë pas autoriteteve shtetërore dhe Forcave të Armatosura. Porsi një ushtri ngadhënjimtare, kujtimi dhe trupat e të rënëve për idealin kombëtar mbyllin vargun e të gjallëve, duke u futur bashkë me ta në tribunën e gjatë të autoriteteve shtetërore. I përfytyrova dëshmorët (të cilëve ngurroj t’ua citoj numrin, për të mos i hyrë në hak Hadit) porsi fuqi engjëllore rreth fotografisë së radhës të kabinetit qeveritar 2025-2029, të paprekshëm nga çdo dorë, gjuhë a pendë zuzari. Tani janë të mbrojtur me nen të posaçëm, pasi, duket, nuk mjaftonin Nenet 863, 865, 866 dhe 867 të projekt-kodit në fjalë, ku penalizohet përdhosja e kujtimit të të vdekurit dhe përdhosja e varreve. Sepse, siç e shpjegon fort mirë dhe Klejd Këlliçi në studimin e tij Një varrim për çdo regjim (Berk, 2023), regjimet në Shqipëri themelohen e ngrihen përmbi eshtrat e të vdekurve.

Qartazi, ky forcim i masave penale në dobi të simboleve kombëtare nuk vjen si pasojë e përkushtimit patriotik, por si nevojë e theksimit të nacionalizmit, për të përligjur Pikën 2 të nenit në fjalë. Që do të thotë, në të njëjtën kohë, se simbolet kombëtare janë duke u përdorur si mburojë dhe justifikim i një elementi tjetër që i shkon fort për shkak nacionalizmit: censurës në emër të Popullit. Këtë e thanë dhe e argumentuan qartazi plot gazetarë e juristë gjatë javës së fundit të korrikut 2025. Nëse ky projekt-kod do të miratohet sikundër është, Neni 235 i tij do të jetë e para përdhosje e Republikës dhe e simboleve të saj. Edhe në mos u miratoftë, ky nen do të mbetet shenjë e përdorimit të simboleve kombëtare në dobi të ngushtë të politikës. Në vetvete, edhe ky shpërdorim i simboleve kombëtare në dobi të politikës është pjesë e lojës klasike të politikanit me simbolet kombëtare. Në një çast duket sikur projekt-kodi nuk është hartuar prej specialistësh, por prej politikanësh, të cilët përdorin retorikën nacionaliste, sa herë nevoja e lyp të përligjin veprime të dyshimta apo të paligjshme të tyre. Për ta thënë me fjalët e Billing: “Në retorikën e rendit të ri botëror, ndërgjegjja teorike e nacionalizmit riprodhohet tek klishetë banale dhe të rëndomta të politikanit bashkëkohor”.

Rikthehem tek projekt-kodi dhe lexoj Nenin 235, pikën 5: “Për qëllim të këtij ligji me përdhosje do të kuptohet dhunimi i diçkaje të shenjtë, vetive të larta morale apo vlerave të nderuara botërisht, poshtërimi, bërja e padobishme, përçmimi, tallja, përlyerja, apo përbuzja e institucioneve të përmendura në këtë dispozitë.” Matanë emrit “institucione”, i cili është qartësisht i kuptueshëm, çfarë janë “diçkatë e shenjta”, si përcaktohen ligjërisht vetitë morale? Kur themi “vlerat e nderuara botërisht”, për cilën botë e kemi fjalën, për cilat vlera? Çdokush që ka lexuar a studiuar sadopak antropologji e di se këto koncepte ndryshojnë fort nga vendi në vend. Nëse me “botërisht” nënkuptojmë vendet me popullsi më të madhe në botë, a do ta përcaktojë projekt-kodi në do të birësojmë vlerat e ShBA-së, të Kinës apo të Indisë? Po përlyerja si kryhet, në kuptimin e ligjit, fizikisht, apo metaforikisht? Nëse përlyerja është metaforike, atëherë, a nuk mjaftojnë termat “përçmim” dhe “përbuzje”? Matanë shakasë, çdokush që ka studiuar dhe zotëron në nivel akademik të paktën një gjuhë të huaj e kupton qartë se këtu kemi të bëjmë me një përkthim mekanik, kryer nga dikush që nuk njeh as gjuhën, as ligjin. Mirëpo, kur këtë tekst na e shërben Ministria e Drejtësisë, institucioni që licencon përkthyesit zyrtarë të këtij vendi, nuk mund të qeshim me punën e bërë keq. Sikur projekt-ligji të kishte pasur pak më shumë fantazi dhe të kishte kriminalizuar paaftësinë e zotërimit të gjuhës shqipe dhe përdhosjen e saj, duke vendosur gjuhën krahas simboleve kombëtare, me siguri përpiluesi i nenit të mësipërm kishte për t’u dënuar për përdhosje të simboleve kombëtare.

Erdhi çasti të merremi me përse-në që vendosëm më sipër: pse nuk u artikulua si shqetësim forcimi i frymës nacionaliste? Fakti që deri në çastin që shkruajmë diskutimet publike nuk i kushtuan vëmendje të posaçme rritjes së dënimit për përdhosjen e simboleve kombëtare lë të kuptohet se kemi njëmendësi të opinionit në këtë çështje: simbolet kombëtare duhet të ruhen prej ligjit edhe më rreptë se në të shkuarën. Francis Fukuyama shkruante shkruante më 1992 (The End of History and the Last Man) se nacionalizmi ishte një prej atyre ideologjive të vjetra që do të zhdukeshin brenda rendit të ri liberal global. Mirëpo, vazhdon Billing ca më vonë, ndoshta demokracia liberale nuk ka për të çrrënjosur nacionalizmin, por, përkundrazi, ka për të konsoliduar nacionalizmin banal, ku simbolet kombëtare shndërrohen në misticizëm të vendit dhe të njerëzve. Në rastin në fjalë, ky nacionalizëm është banal pikërisht sepse i shpëton edhe rrjetës së kritikëve më të rreptë dhe vigjilentë të vendit tim.

Po ashtu, teksa projekt-kodi nuk i referohet përdhosjes së simboleve kombëtare të vendeve mike, mbetet në fuqi komenti që do të bënte Billing: nacionalizmi “ynë” është i mirë, është patriotizëm. Kurse “ata”, gjithë të tjerët që nuk janë “ne”, nuk janë patriotë, janë nacionalistë dhe, si rrjedhojë, nuk meritojnë të mbrohen prej nesh.

Në fund, ndjej të dobishme të shënoj se kjo që shoh nuk më zhgënjen. Nuk ushqej iluzionin se shqiptarët janë apo do të bëhen pionierë dhe shembull të përgjegjshmërisë, qoftë dhe kur vjen puna tek simbolet kombëtare. Një nga arsyet është pikërisht mungesa e pjekurisë për t’u shkëputur nga yrnekët e së shkuarës. Kësisoj, shqiptarët rishpikin vetveten besnikërisht. Kuadri i ri ligjor, që kujton diktaturën e proletariatit, nuk kish si linte jashtë kornizës edhe nacionalizmin (banal ose jo), nuk kishte si harronte dëshmorët, personazhet e gjallë të fabulës ku “shqiptarët çajnë rrugën e historisë me shpatë në dorë”. Po të mendosh se, teksa ajka e juristëve (siç lexova, jo se kam kapacitet profesional t’i gjykoj) që përgatitën projekt-kodin funksionon me këto mendësi dhe koncepte anakronike, shpresat se shqiptarët me arsim të thjeshtë profesional (ose pa ndonjë arsim specifik) kanë për t’u evropianizuar duhet zhvendosur shumë pas vitit 2030.

/BIRN

Etiketa: ashpersimedenimeFLAMURIkodi i ri penalkodi penalNacionalizmi Banalsimbole

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

15:20 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

18:20 : 04/08/2025
AKTUALITET

“355 mln £ kokainë”/ Daily Mail zbardh bizneset dhe dënimet në Britani të vëllezërve Hoxhosmani

21:34 : 03/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Më shumë dënohet qytetari që e shet votën, se politikani që e blen

18:24 : 03/08/2025
AKTUALITET

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën!

13:29 : 03/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Reagon edhe OSBE: Nuk na është marrë mendimi për draftin

11:54 : 03/08/2025
Para

Lajm i trishtë, ataku kardiak i merr jetën ish-kapitenit legjendar të Portos

TË GJITHA

Rikthehet “fantazma” e 2016-ës/ Prokuroria e SHBA-ve nis hetimet për origjinën e çështjes Trump–Rusi

18:28 : 05/08/2025

Media zyrtare e Realit sulmon La Ligan: Kampionati është i manipuluar!

18:28 : 05/08/2025

Afera “Bankers”/ Apeli shtyn për nesër dhënien e vendimit për masat e sigurisë

18:17 : 05/08/2025

Zhegrova mund të largohet nga Lille, sulmuesi në kontakte me gjigantin francez

18:13 : 05/08/2025

SPAK: Gentian Sula tentoi të fshehë apartamentin sekret të Veliajt te “Kodra e Diellit”

18:05 : 05/08/2025

Interi kërkon ta shesë, Kristjan Asllani refuzon ofertën e klubit të Serisë A

17:55 : 05/08/2025

PAMJET/ Aksident masiv ne autostradën Fier-Lushnjë, autoboti përmbyset jashtë rruge

17:50 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com