• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Do bëj tifo për Hajdukun”/ Dinamo reagon ashpër kundër Bulkut, ish-mesfushori: Titulli, jashtë kontekstit

09:40 : 03/08/2025
në SPORT

Dinamo shkruajti historinë 15 vite pas kthimit në Kupat e Evropës, duke u kualifikuar për herë të parë në turin e tretë të Conference League.

Më 7 dhe 14 gusht Dinamo e Ilir Dajës do përballet kundër kroatëve të Hajdukut të Splitit në turin e tretë kualifikues të Conference League.

Tek kroatët ku më herët ka luajtur ndihmësi i Sylvinho-s Ervin Bulku, i cili mban postin e zëvendës trajnerit të kombëtares.

Për “SlobodnaDalmacija” Bulku ka thënë se edhe pse është shqiptar, do bëjë tifo për Hajdukun e Splitit në këtë përballje.

“Ervin Bulku: Edhe pse jam shqiptar, do të bëj tifo për Hajdukun kundër Dinamo City në Europë”, ky është titulli goditës dhe fjalët e Bulkut, që edhe pse ka luajur për Hajdukun mbi 15 vite më parë, ka ende një ndjenjë dashurie për këtë klub.

Lexo edhe:

Dinamo sfidon polakët e Jagiellonia, UEFA zyrtarizon orarin dhe gjyqtarët

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

Në fillim të artikullit shkruhet: “Ervin Bulku veshi fanellën e Hajdukut rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë dhe është ndihmës trajner në ekipin Kombëtar të Shqipërisë për shumë vite. Ai thotë se zemra e tij është me Hajdukun… Hajduku luan kundër Dinamos shqiptare në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Shqiptarët eliminuan Atletic Club D’Escaldes dhe mbërrijnë në Split pas shtatë ditësh”, thuhet mes të tjerash.

Mirëpo një deklaratë e këtij të fundit, të dhënë për mediat kroate, ka irritur klubin e Dinamos, pasi në të Bulku shprehej se ‘pavarësisht se është shqiptar mbështet Hajduk Split’. ‘nëndetësja’ e drejtuar nga Ilir Daja thotë se shpreson që deklarata të jetë e pavërtetë dhe se Bulku ta shpjegojë sa më shpejt’.

“Klubi i Dinamo City shpreh indinjatën në lidhje me një deklaratë në median sportive të zëvendëstrajnerit të Kombëtares shqiptare, z.Ervin Bulku. Është krejtësisht e pahijshme dhe e turpshme për futbollin shqiptar që një pjesëtar i stafit të Kombëtares të dalë kundër një ekipi shqiptar që luan në kompeticionet europiane, duke thënë se mbështet kundërshtarin e Dinamo City.

Shpresojmë që kjo deklaratë të jetë e pavërtetë dhe që z.Bulku të sqarojë gjithçka publikisht sa më shpejt,”-shkruhet në reagimin e Dinamos.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ervin Bulkut.

Zv/trajneri i Kombëtares ka dhënë versionin e tij mbi lumin e kritikave që kanë shpërthyer pas një interviste të dhënë në mediat kroate, ku në titull thuhet se “pavarësisht se është tifoz shqiptar, do fitoren e Hajduk Split” për ndeshjen e Conference League kundër Dinamos.

Për këtë deklaratë që është cilësuar e turpshme edhe nga vetë Dinamo, zv/trajneri i kombëtares thotë se është nxjerrë nga konteksti.

“Nuk do të kisha reaguar, sepse çdo media para se të bjerë në batakun e gënjeshtrave, do të kishte kërkuar minimalisht të lexonte të plotë intervistën time. Në atë prononcim kam përcjellë ndjenjat e mia te ngrohta për periudhën që isha pjesa e atij klubi, kujtimeve shumë të mira që kanë lënë disa futbollistë shqiptarë në të kaluarën dhe që janë një themel i fortë për lojtarët aktualë dhe atyre që mund të vijnë, si dhe marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona.

Kam bërë gjithashtu një vlerësim teknik të të dyja skuadrave, ku kam veçuar Hajdukun si favorit, por në asnjë rast pa cituar që në duelin Hajduk-Dinamo dua fitoren e Hajdukut. Ky reagim vjen pasi në rrjetën e mashtrimit të një titulli abuziv ra edhe faqja zyrtare e Dinamos Shpresoj shumë në mirëkuptimin e opinionit të gjerë sportiv dhe si në çdo rast i dëshiroj suksese çdo klubi shqiptar në garat europiane”.

Etiketa: DinamoErvin Bulkuhajdukutifo

Lajme të lidhura

SPORT

Dinamo sfidon polakët e Jagiellonia, UEFA zyrtarizon orarin dhe gjyqtarët

16:59 : 15/08/2025
SPORT

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

23:34 : 14/08/2025
SPORT

Aksion spektakolar i Dinamos, Zabërgja ndëshkon Hajdukun e Splitit

21:03 : 14/08/2025
SPORT

Dinamo-Hajduk Split/ Daja me zgjedhje të detyruara në mbrojtje, formacionet zyrtare

19:42 : 14/08/2025
SPORT

ZYRTARE/ “Bomba” e merkatos së verës, Bernard Berisha rikthehet në Shqipëri

08:13 : 10/08/2025
SPORT

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025
Para

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë–Fushë Milot, plagoset njëri nga shoferët

TË GJITHA

Trafikonte drogë nga Shqipëria drejt BE, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari në kërkim/ EMRI

11:05 : 24/08/2025

Aksident me vdekje në Fier! 63-vjeçari pëson arrest kardiak në timon, përfundon në kanal

10:53 : 24/08/2025

Transportoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar/ EMRI

10:37 : 24/08/2025

Pas problemeve me drejtësinë dhe shëndetin mendor, Fjolla Morina rikthehet sensuale

10:31 : 24/08/2025

Krimi në familjen shqiptare në Greqi/ Vajza: Do i bëj babit atë që i bëri mamit, do hakmerrem!

10:26 : 24/08/2025

Ndërroi jetë papritur, homazhet për gazetarin Artur Zheji mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

10:13 : 24/08/2025

Shkollat pa nxënës, në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucione arsimore

10:00 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com