• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLP voton me shumicë variantin e Stojanit për mentorët e magjistratëve

21:36 : 31/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Pas dy ditë debate, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me 5 vota propozimin që mentorët e magjistratëve të rinj nuk duhej domosdoshmërisht që të jenë trajnuar si të tillë, duke rrëzuar variantin e propozuar më parë nga shumica e Komisionit të Karrierës.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me shumicë votash të enjten propozimin e anëtarit Sokol Stojani për mënyrën e përzgjedhjes së mentorëve që do të drejtojnë praktikën e magjistratëve të rinj në Shkollën e Magjistraturës, duke rrëzuar një variant të mëparshëm të miratuar me shumicë në Komisionin e Zhvillimit të Karrierës.

Sipas variantit të propozuar nga relatorja Ledina Riza, prokurorët duhej të kishin kryer më parë trajnimin për mentorim, ndërkohë që Stojani këmbënguli se duheshin përfshirë dhe prokurorët e vjetër që kanë nga 30 apo 40 vjet eksperiencë, të cilët sipas tij janë më të dobishëm dhe mund t’u japin më shumë dije dhe ndihmë magjistratëve të rinj gjatë praktikës.

Në votim në Këshill u hodh dhe propozimi i Stojanit, sipas të cilit mentorimi mund të bëhet dhe nga prokurorët me më shumë eksperiencë, pavarësisht se nuk kanë kryer trajnimin. Anëtarja Arta Mandro propozoi që në shtator të mundësohet trajnimi i prokurorëve me eksperiencë që marrin përsipër të kryejnë mentorimin.

Pasi u hodh në votim, propozimi i Rizës mori votën e saj, të kryetares Bogdani, Mandros dhe anëtarit Erjon Fejzulla, duke mbetur në pakicë. Ndërsa propozimi i Stojanit që parashikon edhe përfshirjen e prokurorëve me eksperiencë të gjatë në punë, por të patrajnuar, u miratua pasi u votua nga pesë prej anëtarëve të pranishëm.

Lexo edhe:

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

Në vijim, u konstatua se në listën e propozuar nga Stojani gjenden edhe emrat e 56 prokurorëve me përvojë. Relatorja Riza tha se nuk ishte në dijeni të listës. Po ashtu, anëtari Erion Fejzulla tha se dinte se votimi ishte kryer për kategorinë e prokurorëve që do të jenë mentor dhe jo për listën. “Vetëm nëse kam qenë unë në gjumë. Nëse këtu kalojnë me hile vendimet është histori tjetër”, tha ai.

Stojani tha se nuk mund të gjykohej një vendim i Këshillit. Ai vërejti vlerësimet e mëparshme të kryera nga mentorët e trajnuar janë gjithmonë shkëlqyeshëm, ç’ka sipas tij nuk janë objektive.

Debatet mes anëtarëve të KLP-së vijuan edhe më vonë. Stojani e akuzoi Rizën se megjithëse ishte e patrajnuar, gjendej në listën e ekspertëve të Shkollës së Magjistraturës.

Riza u shpreh se nuk e dinte të ishte pjesë e ndonjë liste ekspertësh, por sqaroi se kishte dhënë pëlqimin për të kontribuar pranë Shkollës së Magjistraturës për gjithçka që do vlerësohej si e nevojshme. Ajo theksoi se propozimi i saj ka qenë në funksion të ligjit dhe të magjistratëve të rinj, si dhe të garantimit të barazisë./BIRN

Etiketa: Këshilli i Lartë i ProkurorisëklpmagjistratementorëStojanivarianti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

09:26 : 08/11/2025
Screenshot
AKTUALITET

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

13:47 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kryetarja e KLP raporton në Kuvend, asnjë nga deputetë nuk e dëgjon

12:58 : 30/10/2025
AKTUALITET

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

22:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Pas 3 muajsh, KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj

13:32 : 22/10/2025
Para

Trump njofton pezullimin për 90 ditë të tarifave tregtare me Meksikën

TË GJITHA

FOTO/ Ky është çifti nga Korça që u gjet i vdekur brenda banesës në Francë

13:40 : 14/11/2025

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Ekuador, 7 shqiptarë vihen në pranga (Emrat)

13:38 : 14/11/2025

Berisha publikon deklaratat e Ramës: I bëri avokatinë Luftar Hysës! E shpalli investitor strategjik njeriun e Sinaloas

13:29 : 14/11/2025

Berisha: Në takimin e ‘Arubas’ mund të kenë qënë dhe vëllezërit Hysa!

13:26 : 14/11/2025

Vdes pacienti në spitalin e Fierit, procedohet për neglizhencë mjekja

13:08 : 14/11/2025

Familja Hysa e përfshirë në kartelin “Sinaloa”/ Berisha: Ja ku shtrihej ‘perandoria’ e miqve të Edi Ramës

12:57 : 14/11/2025

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Justifikohet Malaj: Është zgjidhje e përkohshme!

12:56 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com