• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtëpia e mbyllur dhe kyçur prej 20 vitesh, pa sahat por duhet të paguaj 400 mijë lekë konsum uji

20:47 : 30/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Kol Ndoj, nga Lezha, i cili thotë se ka një banesë në lagjen “Skëndërbej”. “E kam blerë në vitet ’90 po s’kam jetuar asnjë ditë të vetme.

Erdhi gruaja e pa shtëpinë dhe s’donte të jetonte në këtë banesë, për arsyet e veta. Më pas kemi emigruar në Itali dhe shtëpinë e kemi kyçur. Kam shkuar disa herë për ta parë. Disa vite më parë kam tentuar që ta restaurojë, bëra suvatime dhe lyerje. Unë asnjëherë s’kam pasur ujë të pijshëm lidhje në rrjet. S’kam pasur as drita” thotë Ndoj.

Më tej shton se ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe ka mësuar se atij i shkonte fatura aforfe e konsumit të ujit. “Shkova te Ujësjellësi i Lezhës dhe më thanë se ke për të paguar. Disa vite më parë kisha rreth 2 milionë e pak. U kërkova që të anulonin faturimet pasi s’kisha lidhje. Më thanë po s’pagove ato që ke, nuk t’a heqim. U kërkova që mos të faturonin më, s’pranuan” thotë qytetari.

Ai shton se faturimet kanë vijuar dhe aktualisht detyrimet i kanë shkuar në 392 mijë lekë të rinj, ose rreth 4 mijë euro. “Janë shumë për një shtëpi që s’ka pasur asnjëherë ujë. Shkova disa ditë më parë dhe pas shumë peripecish me anuluan faturimet e mëvonshme. Po s’më hoqën detyrimet. Shtëpia s’ka pasur asnjëherë ujë dhe drita. Dritat i kam shkëputur dhe ujin s’ma heqin” shton ai. Por nëse në qytete të tjera nuk paguan 2 deri në 3 muaj ta heqin ujin, në Lezhë vijohet të faturohet. Jo vetëm që faturohet, por punonjësit as nuk verifikojnë nëse ka apo jo ujë të pijshëm.

Fiksi interesohet te Ujësjellës Kanalizime në Lezhë. Punonjësit e Faturimeve thonë se për këtë problem duhet që Fiksi të flasë me inxhinierët. Gazetarët shkojnë te zyra e inxhinierëve dhe një inxhiniere thotë se e di problemin e Kolës dhe se para disa ditësh është anuluar. E pyesin se, shtëpia e Kolës s’ka pasur asnjëherë ujë të pijshëm, ndërsa ajo përgjgijet se e di, por këtë gjë duhet t’a bënin faturimet se ata kanë faturistët që shkojnë dhe i verifikojnë.

Lexo edhe:

Debia deri në 25 milionë lekë, UKT nuk ndryshon kontratën nga detyrimi i qiramarrësit

“Të marr peng”/ Sanitaret e “Air Albania” ende pa rroga e siguracione, Sinan Idrizi dhunon gazetarët

Gazetarët e pyesin nëse faturistët kanë shkuar ndonjëherë te banesa e Kol Ndojit. Na thotë se përgjegjësia është e tyre, por atje nuk kanë shkuar se “është lagje e komunitetit Rom”. Ajo thotë se faji është i qytetarit, ndërsa gazetarët i bëjnë me dije se qytetari ka shkuar edhe herë të tjera te UKL dhe i kanë thënë se s’mund t’ia heqim se ka detyrime. “Tani ia hoqëm. Kush ka faj le ta mbajë” pohon ajo.

Pas disa minutash, në zyrë paraqitet edhe një inxhinier tjetër. Ai thotë një variant të ndryshëm nga inxhinierja e parë, ndërsa shton se “s’mund t’ia heqim detyrimet”. Fiksi kërkon të dije nëse kanë shkuar faturistët dhe përse nuk iu ndërpre uji kur është debitor. Ai përgjigjet se kanë shkuar faturistët muaj për muaj (ndryshe nga inxhinierja e parë), ndërsa për ndërprerjen e ujit thotë se “në Lezhë është ndryshe vijon furnizimi edhe kur s’paguan, pasi do t’i marrim një ditë ato lekë”./ Top Channel

Etiketa: MbyllurpageseshtepiaUji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Debia deri në 25 milionë lekë, UKT nuk ndryshon kontratën nga detyrimi i qiramarrësit

21:24 : 22/09/2025
AKTUALITET

“Të marr peng”/ Sanitaret e “Air Albania” ende pa rroga e siguracione, Sinan Idrizi dhunon gazetarët

22:06 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Uji është jeta”/ Banorët e Martaneshit vazhdojnë prej 1 dekade betejën me HEC-in

09:19 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

14:16 : 05/09/2025
AKTUALITET

Sulmi ndaj gjyqtarëve, si e përgatiti Rama terrenin për burgosjen e “fakirëve të ujit”

11:26 : 04/09/2025
AKTUALITET

Burimin e Tragjasit do ua japë “strategjikëve”/ Rama: Uji nuk është i tyre, në Shqipëri s’ka oligarkë

12:50 : 03/09/2025
Para

Kodi i ri Penal/ Hazizaj: Vjen nga një skutë e errët, Kuvendi nuk duhet ta miratojë!

TË GJITHA

“Plumbi i Artë”/ Erjon Alibej rrëfen detajet e vrasjeve të Ramazanit dhe Runajt: U konsultova me Nuredinin

11:42 : 30/09/2025

Shqiptari gjendet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor në Bruksel

11:36 : 30/09/2025

Këta të Prindit 1 dhe Prindit 2 janë veç të tjerash qesharakë!

11:34 : 30/09/2025

Balla zbulon pse mazhoranca nuk pranoi kërkesën e PD për mocionin me debat

11:27 : 30/09/2025

Vidhte automjete për t’i shitur, arrestohet 43-vjeçari me precedent penal/ EMRI

11:17 : 30/09/2025

E rëndë në Kamëz, 38-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

11:11 : 30/09/2025

“Betimi i Nesti Angonit”, Berisha: Lubia pranoi de facto takimin e Arubas/ VIDEO

11:07 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com