• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Një moment historik në shtator! Disa vende të perëndimit do të njohin shtetin palestinez

17:22 : 30/07/2025
në BOTA

Disa shtete kanë njoftuar të mërkurën se po shqyrtojnë mundësinë e njohjes zyrtare të një shteti palestinez përpara mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, në New York. Në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga ministrat e jashtëm të këtyre vendeve, thuhet se njohja e shtetit palestinez shihet si një hap thelbësor drejt zgjidhjes me dy shtete. Ministrat kanë ftuar edhe vende të tjera t’u bashkohen këtij angazhimi.

Deklarata është nënshkruar nga ministrat e jashtëm të Australisë, Kanadasë, Finlandës, Zelandës së Re, Portugalisë, Andorrës dhe San Marinos vende që ende nuk e kanë njohur zyrtarisht shtetin palestinez. Në të njëjtën deklaratë janë përfshirë edhe vende që tashmë e kanë njohur Palestinën, si Islanda, Irlanda dhe Spanja.

Kryeministri i Maltës, Robert Abela, paralajmëroi gjithashtu se vendi i tij do ta njohë shtetin palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator. “Qëndrimi i vendit tonë tregon përkushtimin ndaj një zgjidhjeje të qëndrueshme për paqen në Lindjen e Mesme,” shkroi ai.

Në fillim të deklaratës, ministrat dënojnë sulmin e Hamasit të 7 tetorit, të cilin e quajnë “terrorist”. Ata kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm, që të përfshijë lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi si dhe lejimin pa pengesa të ndihmës humanitare në Gaza. Ministrat gjithashtu nxisin vendet e tjera të krijojnë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe të shprehin gatishmërinë për ta integruar atë në rajon.

Deklarata u publikua në kuadër të Konferencës për Përparimin e Zgjidhjes me Dy Shtete, e cila u hap të hënën në selinë e OKB-së nën drejtimin e Francës dhe Arabisë Saudite. Të martën, Franca dhe Arabia Saudite shpallën mbështetjen e tyre për hapa konkretë dhe të kufizuar në kohë për zbatimin e kësaj zgjidhjeje.

Lexo edhe:

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas shpall pasardhësin e mundshëm, në rast “vakance të postit”

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

Në një deklaratë të mëvonshme të përbashkët të bashkëkryetarëve të konferencës dhe përfaqësuesve të 17 shteteve të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Spanjën, Meksikën dhe Bashkimin Evropian, theksohet nevoja për t’i dhënë fund menjëherë luftës në Gaza. Aty thuhet se “Gaza është pjesë përbërëse e shtetit palestinez dhe duhet të bashkohet me Bregun Perëndimor”, duke theksuar se “nuk duhet të ketë as okupim, as rrethim, as reduktim territori dhe as shpërngulje të detyruar”.

Deklarata mbështet Autoritetin Palestinez si strukturën e vetme për qeverisje, rend dhe siguri në shtetin e ardhshëm palestinez. Gjithashtu, kërkohet që Hamasi t’i japë fund sundimit të tij në Gaza dhe të dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez. Mbështetje i jepet edhe angazhimit të presidentit Mahmoud Abbas për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike në territoret palestineze zgjedhje që nuk janë mbajtur që prej vitit 2006.

Deklarata kërkon gjithashtu ruajtjen e status quo-së historike në Jerusalem, si dhe marrjen e masave kundër vendbanimeve të paligjshme dhe entiteteve që i mbështesin ato.

Në të njëjtën linjë me deklaratën e ministrave të jashtëm ishte edhe njoftimi i kryeministrit britanik, Keir Starmer, i cili deklaroi të martën se Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez nëse Izraeli nuk ndërmerr hapa seriozë për të përmirësuar “gjendjen e tmerrshme në Gaza” deri në shtator.

Pak ditë më parë, presidenti francez Emmanuel Macron kishte njoftuar se edhe Franca do ta njohë shtetin palestinez gjatë Asamblesë së Shtatorit. “Franca dëshiron paqe në Lindjen e Mesme,” deklaroi Macron.

Etiketa: AndorraAustraliaFinlandëskanadanjohjaPalestinaportugaliashtetZelandës së Re

Lajme të lidhura

BOTA

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas shpall pasardhësin e mundshëm, në rast “vakance të postit”

20:28 : 26/10/2025
BOTA

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

19:57 : 26/10/2025
BOTA

VIDEO/ Kjo është reklama që provokoi Trumpin dhe shkaktoi ngrirjen e bisedimeve SHBA-Kanada

15:30 : 26/10/2025
AKTUALITET

Vr*sja e shqiptares në Kanada, e paralajmëruar: Dy vite më parë autori qëlloi me armë drejt shtëpisë së saj

11:05 : 24/10/2025
BOTA

Donald Trump pezullon të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë

08:32 : 24/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e shqiptares në Kanada nga ish-partneri, e ëma: Debatuan për çantën e pelenave…

11:17 : 23/10/2025
Para

‘Arbitrar’/ Projekti i Kodit Penal kritikohet edhe për cënimin e lirisë së shprehjes

TË GJITHA

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com