• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

12:35 : 30/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Kryetarja e komisionit të medias Ina Zhupa ka reaguar lidhur me ndryshimet që kërkohen ti bëhen nga qeveria kodit penal.

Zhupa është përqëndruar në dy nenet që prekin drejtëpërdrejtë lirinë e shprehjes dhe lirinë e gazetarëve. Ajo i cilëson ndryshimet të marra nga kodi i heshtjes “omerta” që përdor mafia dhe jo nga standartet që kërkojnë konventa dhe kushtetuta.

 

Nenin 536 që ndalon komentet e drejtësisë, Zhupa e ironizon duke u shprehur se “duket qartësisht që kodi penal është bërë mbi shënimet e fjalimeve të Edi Ramës kur shprehet qe ne nuk komentojmë mbi drejtësinë, po ska asgjë me standartet perëndimore, me konventën të drejtat e njeriut dhe me kushtetutën e Shqipërisë”

Lexo edhe:

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

“Fqinjët janë xhelozë për ne”, Rama nga Londra: BE është hipokrite

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Kodi i mafias “omerta” nuk mund të jetë kodi penal i Shqipërisë.

Ndryshimet e kodit penal vendosin censurën, godasin lirinë e shprehjes, edhe cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit.

Qeveria ka vendosur të ndryshojë në mënyrë rrënjësore Kodin Penal, një nga elementët më shqetësues janë nenet që prekin direkt lirinë e shprehjes për gjithë shoqërinë dhe profesionin e sigurinë e gazetarëve në vecanti.

Nene autokratike, të ngjashme me vendet diktatoriale parashikohen në kodin e ri penal.

Së pari, neni 536, i cili ka të bëjë me drejtësisë, në fakt synon të censurojë edhe pretendimet e çdo qytetari dhe kryesisht të gazetarëve për të komentuar veprimet e drejtësisë.

Neni i ri 536 parashikon dënim me burg për komentet para dhënies së një vendimi gjyqësor që synojnë ndikimin në aftësinë e gjykatës mbyll plotësisht mundësinë të çdo analize apo kritike të pavarur që ka në fokus proceset gjyqësore, sidomos ato me interes publik.

Duket qartësisht që kodi penal është bërë mbi shënimet e fjalimeve të Edi Ramës kur shprehet qe ne nuk komentojmë për drejtësinë, po ska asgjë me standartet perëndimore, me konventën të drejtat e njeriut dhe me kushtetutën e Shqipërisë.

Së dyti dhënia e informacioneve të rëndësishme që lidhen me operacione arrestimesh, vendndodhje dokumentesh apo personash, ose ngjarje kriminale, sipas Kodit të ri Penal, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Neni 517 ndalon ‘dekonspirimin’ e operacioneve policore dhe hetimeve, duke prekur drejtpërdrejt punën e mediave, veçanërisht në rastet e investigimit.

Kur një gazetar publikon informacion lidhur me një operacion ose hetim në proces, ligji tashmë e përkufizon si dekonspirim.
Paragrafi 4 i nenit thotë: “Publikimi me çfarëdolloj forme i akteve të përmendura (…) shton dënimin deri në një të tretën e tij”.

Aktualisht ka vetëm një nen në Kodin Penal, por që nuk është specifik për publikimin e të dhënave sekrete. Mirëpo tani është futur ekzaktësisht termi ‘publikim’, që duket se minon punën e gazetarëve.

Të dyja këto ndryshime janë të ngjashme vetëm me kodin e heshtjes “omerta” që i nevojitet mafias për të kontrolluar territorin dhe për të ruajtur pushtetin në qetësi. Liria e shprehjes dhe e drejta e informimit janë bazat e një shoqërie demokratike dhe të lirë.

Janë totalisht të papranueshme dhe do të kundërshtohen me forcë, si jashtë çdo standarti.

Etiketa: Drafti i ri i Kodit PenalEdi Ramaina zhupaliria e shprehjes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Fqinjët janë xhelozë për ne”, Rama nga Londra: BE është hipokrite

16:20 : 21/10/2025
AKTUALITET

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

15:55 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës

14:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme me gratë e Onkologjiut/ Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

11:31 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Kryeministri u përfshi vetë”, gazetari: Grupi që eliminoi Ervis Martinajn është i paprekshëm

21:26 : 20/10/2025
Para

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

TË GJITHA

Horoskopi e mërkurë, 22 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 21/10/2025

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE

22:55 : 21/10/2025

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025

Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë “VIP”, ja simbolika e tyre

22:13 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com