• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Arbitrar’/ Projekti i Kodit Penal kritikohet edhe për cënimin e lirisë së shprehjes

17:26 : 30/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Blerina Gjoka

Një projekt i qeverisë për të miratuar një Kod të ri Penal, i bërë publik më 25 korrik nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është pritur me kritika të forta nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë dhe institucionet e pavarura të drejtësisë, si një projekt që cënon liritë e individit.

Disa nene që lidhen me ndalimin e komenteve për gjyqtarët apo publikimet e dosjeve hetimore kanë shqetësuar veçanërisht organizatat për lirinë e medias, të cilat i shohin ato si një përpjekje për të kufizuar lirinë e shprehjes.

Neni 534 i draftit me titull ‘ndikimi në pavarësinë e gjykatës’ ndalon bërjen apo publikimin e komenteve me të cilat synohet të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nen që sipas Flutura Kusarit, këshilltare e lartë ligjore në Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias (ECPMF), është një ndërhyrje në punën e medias dhe aktorëve të shoqërisë civile.

“Neni është draftuar qëllimisht në mënyrë të përgjithësuar dhe të paqartë për t’ia mundësuar prokurorisë, policisë dhe gjykatave që t’a interpretojnë si të duan dhe ta përdorin kundër gazetarëve dhe të tjerëve,” i tha Kusari BIRN-it, ndërsa shton se “rrjedhimisht, draft neni ia mundëson organeve të ndjekjes që të ndjekin penalisht secilin individ që komenton një rast gjyqësor para se të vendoset nga ana e gjykatës, duke e bërë kështu të pamundur komentimin e rasteve penale”.

Lexo edhe:

Kodi i ri Penal, Dumani: S’jemi të përfshirë! Nuk e komentoj pa parë draftin

Kodi i ri Penal/ Hazizaj: Vjen nga një skutë e errët, Kuvendi nuk duhet ta miratojë!

Kusari sugjeron se ky nen është propozuar pikërisht në një moment ku figura të larta politike nga Partia Socialiste dhe nga partitë tjera janë duke u ndjekur penalisht për abuzim me pushtetin dhe korrupsion dhe kështu u pamundëson gazetarëve dhe të tjerëve që të monitorojnë këto raste penale dhe të informojnë publikun për zhvillimet rreth tyre.

Sipas saj, propozimi ligjor “është arbitrar, cënon rëndë të drejtën e lirisë së shprehjes, ndikon në uljen e transparencës së sistemit gjyqësor dhe do të ketë efekt frenimi (chilling effect) në shoqëri”.

Edhe Blerjana Bino, drejtuese e Qendrës “Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim”, SciDev, e sheh me shqetësim draftin e qeverisë për Kodin Penal, që sipas saj, “cenon drejtpërdrejt lirinë e shprehjes dhe krijon rreziqe serioze për lirinë e medias në Shqipëri”.

“Ndryshimet e propozuara në nenet 119 dhe 120 për fyerjen dhe shpifjen jo vetëm që nuk përmbushin rekomandimet tona të përsëritura, por edhe të institucioneve evropiane për dekriminalizimin e këtyre veprave, por përkundrazi, shtojnë sanksione penale dhe e zgjerojnë fushën e zbatimit në mënyrë që mund të ketë efekt frikësues ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe qytetarëve të angazhuar dhe rojtarëve publikë,” tha Bino.

Sipas Binos, “zgjerimi i përgjegjësisë penale për komentet e bëra në media, rrjete sociale apo përmes akteve publike, rritja e gjobave, si dhe paqartësitë në formulimet ligjore, përbëjnë një rrezik të shtuar për abuzim dhe selektivitet në zbatim”.

Ajo po ashtu vë theksion tek dispozitat si ato që justifikojnë deklarata të dëmshme të bëra “në gjendje zemërimi”, të cila, sipas saj, “mund të përdoren për të shmangur përgjegjësinë e aktorëve të pushtetshëm, duke krijuar standarde të dyfishta”

Kusari dhe Bino bëjnë thirrje që këto propozime ligjore të përshtaten me standardet e Këshillit të Evropës dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Edhe eksponentë të opozitës kanë ngritur shqetësimin për nenet që prekin lirinë e shprehjes. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një reagim publik të mërkurën tha se draftpropozimet në këtë kod vendosin censurën, godasin lirinë e shprehjes dhe cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit.

“Nene autokratike, të ngjashme me vendet diktatoriale,” i quajti Zhupa propozimet që lidhen me komentet mbi gjyqtarët dhe publikimin e ‘sekretit hetimor’.

Kritika nga institucionet e drejtësisë

Gjatë prezantimit të draftit qeveritar, kritika e parë erdhi nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili foli për një mungesë konsultimi dhe informimi të organeve të drejtësisë në përgatitjen e Kodit të ri Penal.

Në mungesë të njohjes së draftit, ai bëri thirrje për reflektim të thelluar, profesional dhe institucional dhe një Kod Penal që të garantojë drejtësi më efektive dhe më humane dhe shmangjen e përkufizimeve të paqarta të veprave penale.

Drafti u kundërshtua dhe nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili në një deklaratë për mediat të martën kritikoi qeverinë për mungesën e një procesi konsultimi paraprak dhe vënien në rrezik të sistemit të drejtësisë.

“Mungesa e këtij procesi përbën një gabim fatal strukturor në ngritjen e kësaj ngrehine, që në vend se të ishte produkt i një rrjedhe të natyrshme institucionale dhe shoqërore si domosdoshmëri historike, në fakt nuk përfaqëson më shumë se një veprim të nxituar që rrezikon të minojë në mënyrë të pariparueshme mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në vend,” deklaroi Çela.

Sipas tij, një kod i ri penal në një moment të vështirë për sistemin e drejtësisë “do të thellonte shumëfish kaosin në hetim dhe proceset gjyqësore, për shkak të konfuzionit të paevitueshëm që do të sillte zbatimi i normave të reja penale”.

Të mërkurën reagoi dhe Dhoma e Avokatisë, duke e cilësuar draftin si “inkuizitor” me dënime represive si në kohën e regjimit komunist dhe me nene diskriminuese dhe në kundërshtim me parimet e avokatisë.

Duke kundërshtuar draftin e qeverisë, Maks Haxhia, kryetari i Dhomës së Avokatisë, tha për mediat se kishte pasur mungesë transparence në hartimin e tij, nuk përligjte nevojën dhe se binte në kundërshtim me legjislacionin penal europian.

“Nuk kemi prezencën e nevojës pse duhet kod i ri. Nuk është si rrjedhojë e nevojës së organeve të drejtësisë,” tha ai, duke paralajmëruar kundërshtimin e tij edhe në rrugë ligjore në Gjykatën Kushtetuese nëse miratohet në Kuvend./ BIRN

 

Etiketa: birncensurekodi penalkritikaliri fjale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kodi i ri Penal, Dumani: S’jemi të përfshirë! Nuk e komentoj pa parë draftin

11:47 : 31/07/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Hazizaj: Vjen nga një skutë e errët, Kuvendi nuk duhet ta miratojë!

20:58 : 30/07/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Avokati: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut! Disa nene në nivelin e lajthitjes

20:16 : 30/07/2025
AKTUALITET

“Kush e caktoi Rakipin?”/ Burimi: Kodi i ri Penal, skandaloz dhe i rrezikshëm

17:16 : 30/07/2025
AKTUALITET

Ndryshimet në Kodin Penal, Berisha: Burg për parkime, faturat e dritave dhe ujit

13:07 : 30/07/2025
AKTUALITET

Ylli Manjani: Kodi i Ri Penal është “arma” e qeverisë për grabitjen e pronës

22:22 : 29/07/2025
Para

Not, Leon Marchand vendos rekord të ri botëror në 200 metra

TË GJITHA

Krimet zgjedhore/ Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK nuk është bërë pa prova

13:39 : 31/07/2025

Kompania lobuese e kontraktuar nga PD letër DASH: Hiqni non gratën për Sali Berishën

13:37 : 31/07/2025

Emërimi i Perlat Çullhajt në MB, Berisha: Një nga arkitektët kryesorë të kanabizimit të Shqipërisë

13:22 : 31/07/2025

Aksident në Cërrik-Gramsh/ I moshuari humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, ndërron jetë

13:05 : 31/07/2025

Divjakë/ Ishte duke salduar portën, 68-vjeçari bie nga lartësia, ndërron jetë në spital

13:01 : 31/07/2025

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet e SPAK

12:43 : 31/07/2025

Vendet me ujërat më të pastra në Europë, pse Shqipëria renditet e fundit?

12:25 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com