• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aksioni i dyshimtë shtetëror/ Show me pranga të paligjshme, kush e shënjestroi “Delvina Gas Company”

16:29 : 30/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Rreth orës 10 të mbrëmjes të të Martës (29 Korrik 2025), inxhinjerët e kompanisë “Delvina Gas”, Luan Metaj dhe Elton Malkaj, dolën nga Komisariati i Policisë së Sarandës, duke mbajtur në duar urdhërin e prokurores së qytetit jugor, Esmeralda Basho, për lirimin e tyre të menjëhershëm.

Emrat e dy inxhinjerëve kishin qenë lajm kryesor në çdo media kombëtare në Shqipëri përgjatë të gjithë ditës. Ata u arrestuan nga Policia e Sarandës dhe, para se ata të mbërrinin në Komisariat, lajmi për ndalimin e tyre ishte bërë njoftim publik.

Dy inxhinjerët e “Delvina Gas”, sipas Policisë, dyshoheshin se po kryen punime pa leje për “ndërtimin e një TEC-i”, në vendburimin e gazit të Delvinës. Gjithashtu, po sipas njoftimit të Policisë së Sarandës, për të njëjtat dyshime, u shpall në kërkim në kundershtim me ligjin edhe biznesmeni Sokol Meqemeja, i cili mund të jetë një nga përfituesit fundor pasi kompania “Delvina Gas” është degë e një shoqërie të huaj.

Në fakt, ajo që u mësua më vonë, tregonte se nuk bëhej fjalë as për TEC dhe as për “punime të paligjshme”. Policia, në padijeni ose “me qëllim”, nuk e kuptoi se aty nuk kishte asnjë “TEC”, por ishte një Impiant i Pastrimit të Gazit, një vepër që kishte përfunduar ndërtimin tre vjet më parë, në përputhje me legjislacionin shqiptar.

Lexo edhe:

Dhunoi nënën, arrestohet 48-vjeçari në Patos

U kapën duke kulitvuar kanabis, arrestohen 2 persona në Vaun e Dejës

Show me pranga të paligjshme

Shoë propagandistik me pranga, u shua shumë shpejt, brenda së njëjtës ditë. Prokuroria e Sarandës konfirmoi se dy inxhinjerët nuk po kryenin asnjë punim dhe se gjithçka në vendburimin e gazit në Delvinë është brenda ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar.

Pas vendimit të Prokurorisë që rrëzoi tërësisht veprimet policore, ajo që mbetet pikëpyetja më e madhe është se cili ishte qëllimi i gjithë këtij aksioni të uniformave blu, që dështoi në mënyrë spektakolare.

Në foto: Komisariati i Policisë, Delvinë

Ka nga ata që janë të bindur se “arrestimi i dy inxhinjerëve” mund të ketë qenë një manovër e drejtuesve lokalë policor për të marrë ndonjë “bakshish” nga kompania koncesionare “Delvina Gas Company”.

Ka të tjerë që shkojnë më larg, duke e konsideruar goditjen ndaj shoqërisë së huaj, si një tentativë presioni qeveritar për të marrë nën kontroll në mënyra jo-ortodokse vendburimin e naftës së Delvinës, i cili prej vitesh është nën kontratë koncesionare.

Këta që besojnë këtë variant, i referohen disa deklaratave të mëhershme të kryeministrit Edi Rama, i cili, nën justifikimin e mbajtjes nën frerë të çmimit të naftës dhe gazit, u shpreh se po sheh mundësinë e ndërhyrjes më të fuqishme të qeverisë në tregun e hidrokarbureve.

Duke mbetur në tregun e spekulimeve, secili prej këtyre varianteve për goditjen e paligjshme të shoqërisë “Delvina Gas” mund të qëndrojë. Siç, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë alternative tjetër.

Gjithësesi, pavarësisht çdo lloj “alternative” për arsyet e sulmit policor ndaj shoqërisë koncesionare, një element nuk ndryshon- ishte e paligjshme dhe abuzive.

Këtë e sqaroi më së miri kompania private, e cila vetëm pak orë pas arrestimit të dy inxhinjerëve të saj, sqaroi se “veprimtaria e shoqërisë është tërësisht në përputhje me ligjet e shtetit shqiptar dhe se ajo kontrollohet e monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga Ministria e Infrastrukturës, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe, sidomos nga shoqëria publike e naftës, “Albpetrol”, e cila është zyrtarisht pronare e vendburimit të gazit të Delvinës.

Në rast se do të kishte shkelje ligjore, përfshirë punime të paligjshme, Policia, si rregull, duhet të kërkonte përgjegjësinë tek pronarët e vendburimit të gazit të Delvinës, që mund t’i gjente mes ministrisë së Belinda Ballukut, AKBN-së apo Albpetrolit.

Kush e shënjestroi imazhin e ‘Delvina Gas”?

Por, policia goditi shoqërinë private, një aksion që duket se ka pasur qëllim kryesor dëmtimin e imazhit të “Delvina Gas”.

Këtë qëllim të fshehur duket se e ka kuptuar edhe vetë shoqëria, e cila në njoftimin sqarues thekson: “Duke qenë se dy media të mëdha tashmë e kanë bërë lajm, duam të theksojmë se Impianti i Pastrimit nuk është TEC, por është pjesë integruese e pusit të gazit në Vendburimin e Delvinës. Ky impiant pastrimi ka 3 (tre) vjet që ka përfunduar ndërtimin dhe dy inxhinierët ishin thjesht mirëmbajtës të impiantit të pastrimit, i përfunduar tashmë së ndërtuari kohë më parë”.

Në foto: Impianti i “Delvina Gas Company”

Njoftimi policor, megjithëse i bazuar në veprime të paligjshme, qëndroi për shumë orë në krye të lajmeve, sidomos në mediat që mbajnë një linjë të fortë pro-qeveritare. Duke forcuar edhe më tej dyshimin se gjithçka në këtë histori, që nga ndërhyrja e uniformave blu të Sarandës e deri tek përforcimi propagandistik mund të jenë menaxhuar nga zyra të caktuara në Tiranë.

Historia e koncesionit

Kompania “Delvina Gas Company” është degë e shoqërisë së huaj “Delvina Gas Company” Ltd,  me seli në British Virgin Islands (BVI).

Aktiviteti i kompasinë ushtrohet në Vendburimin e Delvinës në bazë të të drejtave dhe detyrimeve që i janë lëshuar nëpërmjet Marrëveshjes Hidrokarbure “Për prodhimin, zhvillimin dhe kërkimin e hidrokarbureve në Vendburimin e Delvinës”.

Kjo Marrëveshja ka hyrë në fuqi me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 509, datë 8 Gusht 2007, shoqëruar me Instrumentin e Transferimit, datë 22 Gusht 2007.

Në foto: Vendburimi i gazit, Delvinë

Për nga natyra e llojit të aktivitetit të funksionimit të marrëveshjeve hidrokarbure, “ky aktivitet, është ushtruar përherë në zbatim të çdo rregulloreje dhe detyrimi që buron nga Marrëveshja dhe Licensë Marrëveshja për Vendburimin e Delvinës, duke zbatuar me përpikmëri Programet e Punës dhe Buxhetit, si dhe Planit të Zhvillimit të vendburimit, programe këto që miratohen përherë nga partnerët tanë, dhënës së të drejtave të operimit në Vendburimin e Delvinës, shoqëria “Albpetrol” sh.a., Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore”, thotë shoqëria “Delvina Gas Company”.

Po ashtu, duke ju referuar edhe Nenit 2.2, gërma “c” të Marrëveshjes Hidrokarbure të Vendburimit Delvinë (i cili në vetvete referon te Seksioni 3.2 i Licencë Marrëveshjes për Vendburimin Delvinë), përcaktohet “e drejta e shoqërisë “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj, si mbajtëse e të drejtave dhe detyrimeve të operimit në Vendburimin e Delvinës, për të ndërtuar dhe instaluar të gjitha mjetet dhe pajisjet (duke përfshirë grumbullimin, trajtimin, tubacionet dhe mjetet e tjera të transportit) të kërkuara për operacionet hidrokarbure)”.

Etiketa: Delvina GasDelvina Gas CompanygaziimpiantiinxhinierekoncesionipoliciaprangashënjestroishowSokol Meqemejate paligjshme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunoi nënën, arrestohet 48-vjeçari në Patos

14:17 : 20/08/2025
Screenshot
AKTUALITET

U kapën duke kulitvuar kanabis, arrestohen 2 persona në Vaun e Dejës

13:54 : 20/08/2025
AKTUALITET

Kapet 49-vjeçarja e shpallur në kërkim në Durrës, akuzohet për prostitucion dhe vjedhje

13:38 : 20/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

11:52 : 20/08/2025
AKTUALITET

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025
AKTUALITET

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025
Para

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

TË GJITHA

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

16:55 : 20/08/2025

Trajnerët italianë kërkojnë që Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë

16:39 : 20/08/2025

Dhuna në familja/ Shifra alarmuese, 2672 raste në 7 muaj! Mbi 200 vetëm në Korrik

16:33 : 20/08/2025

Tabaku: Ndryshimet në Kodin Penal, të rrezikshme për integrimin europian të Shqipërisë

16:18 : 20/08/2025

I bënte shantazh ish-punëdhënësit për t’i marrë para, arrestohet shqiptari në Itali

16:06 : 20/08/2025

Ëndrra për një banesë po bëhet më e vështirë, çmimet e apartamenteve po rriten ndjeshëm edhe në rrethe

15:47 : 20/08/2025

Raporti: Operacionet sabotuese të Rusisë në Europë janë katërfishuar që nga viti 2023

15:40 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com