• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U trafikua për prostitucion, dhuna dhe traumat e çuan në skizofreni/ Nëna: Trafikuesit janë të lirë

20:54 : 29/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisionin Fiks Fare solli rastin e Linditës, një nënë 55-vjeçare nga Fieri, e cila rrëfen historinë dramatike të vajzës së saj, tashmë 29 vjeç.

Sipas Linditës, vajza u trafikua në moshën 20-vjeçare drejt Italisë, ku nisi kalvari i dhimbjes, abuzimit dhe shkatërrimit mendor.

Në vitin 2016,Lindita tregon se pas ndarjes nga bashkëshorti për shkak të dhunës, e bija u largua drejt Italisë, duke lënë pas djalin e saj të vogël. Nëna e shqetësuar denoncoi rastin në Policinë e Fierit, por iu tha se vajza ishte madhore dhe nuk mund të ndërhynin. Vetëm përmes sistemit TIMS, Lindita mësoi se vajza ishte nisur nga Vlora për në Itali.

Një vit më pas, e bija e telefonoi dhe tha se po punonte si kujdestare, por fotot e saj tregonin të kundërtën.Në fotot që ajo I kishte dërguar të ëmës dukej që vajza ishte punonjëse seksi, madje vajza ia pranoi këtë.

Shëndeti mendor i vajzës sipas nënës deri në moshën 20 vjeçare ishte në rregull, por situata u përkeqësua kur u zhvendos në Belgjikë dhe më pas në Zvicër. Gjatë dy viteve në Belgjikë, sipas Linditës, e bija u dhunua.

Lexo edhe:

Dogana bëhet “ferr” në Qafë Thanë, 3 orë pritje për udhëtarët

Vetëm dy sportele nga pala greke, radhë kilometrike në doganën e Qafë Botës

Në Zvicër,ajo thotë se vajza ishte gjendur në rrugë, në gjendje kome dhe e mbuluar me gjak. U dërgua në spital dhe më pas në një qendër për gratë e dhunuara. Nëna e saj u kontaktua nga një kuzhinier në atë qendër, i cili e informoi për gjendjen e rëndë të vajzës.

Pas disa muajsh, vajza vjen në Shqipëri në një tjetër qendër këtë herë në Linz. Punonjësia i komunikoi Linditës se e bija ndodhej aty. Pas një muaji,vajzën ia sollën në shtëpi me ambulancë, në një gjendje të rënduar dhe agresive.

Më pas, ajo u shtrua për dy muaj në spitalin Psikiatrik të Vlorës dhe u diagnostikua me “skizofreni të çrregullt”, që kërkon trajtim të përhershëm.

Sipas Linditës, ilaçet nuk gjenden në Fier dhe ajo detyrohet t’i porosisë nga Greqia, me kosto të lartë. Vajza shpesh refuzon t’i marrë dhe është bërë edhe e dhunshme me të ëmën.

Në këtë betejë të vazhdueshme, Lindita kujdeset edhe për djalin tjetër, i cili është i sëmurë që prej moshës 6-vjeçare. Në kushte ekstreme ekonomike, ajo jeton me qira dhe mbledh bidonë për të mbijetuar. Ermira, në një intervistë rrëqethëse për “Fiks Fare”, shfaq trauma të thella psikologjike.

Flet me pafajësinë e një fëmije, thotë se ka frikë se mos e marrin sërish jashtë, tregon se ndihet e kërcënuar. Ajo pranon se ka qenë prostitutë, duke thënë se e bëri sepse “mendonte se po ndihmonte njerëzit”.

Nëna e saj kërkon me dëshpërim drejtësi: të hapen hetimet, të zbardhen të vërtetat dhe vajza të dërgohet në qendrën e rehabilitimit në Shkodër. Njësia Administrative në Fier i ka premtuar se do të përpiqen ta ndihmojnë./ Top Channel

Etiketa: prostituciontrafikVajza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dogana bëhet “ferr” në Qafë Thanë, 3 orë pritje për udhëtarët

14:54 : 18/07/2026
AKTUALITET

Vetëm dy sportele nga pala greke, radhë kilometrike në doganën e Qafë Botës

14:11 : 11/07/2026
RAJONI

Dhjetëra të arrestuar për prostitucion dhe shfrytëzim të fëmijëve në Kosovë

16:14 : 08/07/2026
AKTUALITET

Prokuroria e Beratit çon për gjykim 3 persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe moskallëzim krimi

13:49 : 06/07/2026
AKTUALITET

Fluks makinash drejt juglindjes, ‘paralizohet’ qarkullimi në Elbasan

20:03 : 03/07/2026
AKTUALITET

Aksident i 3-fishtë në autostradën Durrës–Tiranë, 2 të plagosur. Trafik i rënduar

15:28 : 28/06/2026
Para

"Më rrahu shefi i komisariatit"/ Policia pas denoncimit të qytetarit: E goditi vetë me kokë murin

TË GJITHA

Rrezikohen rezervat, Trump lë mënjanë përshkallëzimin kundër Iranit

16:11 : 26/07/2026

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës, tymi i zi mbulon zonën

16:00 : 26/07/2026

Era ‘trazon’ detin, ngrihet flamuri i kuq në plazhet e Vlorës /VIDEO

15:48 : 26/07/2026

PaBesia me Zvërnecin/ Zbulohen propozimet e Ramës për anullimin ose jo të projektit

15:37 : 26/07/2026

Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb

15:29 : 26/07/2026

U ble nga Rapidi për 900 mijë euro, Tirana zyrtarizon afrimin e sulmuesit nga Kosova

15:21 : 26/07/2026

Plagosja me armë në Kurbin, shpallet në kërkim 47-vjeçari që qëlloi 22-vjeçarin dhe i mori makinën

14:59 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş