• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza: Çfarë sjell njohja e Palestinës si shtet nga Britania, pse Starmer vendosi tani?

22:38 : 29/07/2025
në BOTA

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të njohur Palestinën si shtet të pavarur. Një vendim që për hir të së vërtetës është me pasoja të gjera diplomatike dhe gjeopolitike.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, është përballur me presion nga brenda dhe jashtë partisë së tij. Më shumë se 250 deputetë nga të gjitha partitë mbi 1/3 e anëtarëve të Dhomës së Komunave kanë firmosur një letër të përbashkët duke i kërkuar që të ndërmarrë hapin e njohjes së shtetit palestinez.

Fillimisht, Starmer e kishte kundërshtuar idenë, duke theksuar se njohja duhet të jetë pjesë e një plani më të gjerë për paqe. Por tani, ai ka ndryshuar qëndrim edhe pse me disa kushte të përfshira.

Ky vendim vjen pak kohë pasi Franca, si vendi i parë i G7-ës e ndërmorri e para një hap të tillë, e njohu zyrtarisht Palestinën si shtet. Lëvizja e Parisit nxiti më pas diskutime edhe në shtete të tjera perëndimore, përfshirë Britaninë.

Por, çfarë do të thotë njohja e Palestinës si shtet?

Lexo edhe:

Starmer konfirmon planet: Pa ID dixhitale nuk punon më njeri në Mbretërinë e Bashkuar

Presidenti i Autoritetit Palestinez: Hamasi nuk do të ketë rol në qeverisjen e Gazës pas lu*tës

Sipas Konventës së Montevideos të vitit 1933, një shtet për t’u njohur si subjekt sovran duhet të përmbushë disa kritere: Të ketë një popullsi të përhershme, një territor të përcaktuar, qeveri efektive dhe marrëdhënie ndërkombëtare, strukturë diplomatike formale (ambasada, marrëveshje, ambasadorë).

Deri në mars të vitit 2025, 147 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së e kanë njohur Palestinën si shtet. Mes tyre janë Rusia, Kina dhe India, si dhe disa vende evropiane si Spanja, Irlanda, Norvegjia dhe së fundmi Franca.

Pse Starmer e mori vendimin pikërisht tani?!

Kryeministri britanik Starmer tha se njohja e Palestinës në këtë moment do të ketë ndikimin më të madh, duke përmendur se shpresa për një zgjidhje me dy shtete një Izrael i sigurt dhe një Palestinë e qëndrueshme është në rrezik. Ai deklaroi se kjo është pjesë e një “plani në tetë pika”, tashmë i diskutuar me Francën dhe Gjermaninë. Starmer mohoi që ky vendim të jetë pasojë e presionit të deputetëve laburistë, duke këmbëngulur se ka qenë gjithmonë pjesë e planit të tij politik.

Ministri i Jashtëm britanik, David Lammy, gjatë një samiti të OKB-së për zgjidhjen me dy shtete, përshkroi situatën në Gaza si “horror” dhe kërkoi armëpushim urgjent.

Çfarë përfshin zgjidhja me dy shtete?

Kjo zgjidhje parashikon krijimin e një shteti të pavarur palestinez përkrah Izraelit, duke u dhënë të dy popujve territor dhe siguri të ndarë. Palestinezët synojnë të formojnë shtetin e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar, Jerusalemin Lindor të aneksuar dhe Rripin e Gazës, territore të pushtuara nga Izraeli.

Por, një pengesë kryesore për zbatimin e kësaj zgjidhjeje mbetet përcaktimi i kufijve. Që nga viti 1967, mijëra vendbanime izraelite janë ndërtuar në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, ku tashmë jetojnë rreth 600 mijë izraelitë.

Si ka reaguar Izraeli dhe Palestina?

Izraeli e ka dënuar ashpër këtë ndryshim të politikës britanike. Ministria e Jashtme izraelite shkroi në platformën X: “Kjo lëvizje, pas vendimit të Francës dhe nën trysninë politike të brendshme, përbën një shpërblim për Hamasin dhe dëmton përpjekjet për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve”.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e ka quajtur vendimin francez si “një trampolinë për shkatërrimin e Izraelit, jo për paqe”. Nga ana tjetër, Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e falënderoi Presidentin Macron për vendimin e tij “historik”.

Si po reagojnë vendet e tjera?

Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj zgjidhjes me dy shtete, por nuk e ka njohur ende Palestinën si shtet. Berlini ka theksuar nevojën për armëpushim në Gaza dhe ndihmë humanitare urgjente.

Kanadaja dhe Australia kanë shprehur mbështetje për një zgjidhje paqësore, por nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë drejt njohjes. Kryeministri australian, Anthony Albanese, e ka quajtur situatën në Gaza një “katastrofë humanitare”.

Italia e ka kushtëzuar çdo njohje të Palestinës me njohjen reciproke të Izraelit nga pala palestineze. Ministri i Jashtëm Antonio Tajani deklaroi: “Një shtet palestinez që nuk e njeh Izraelin nuk zgjidh asgjë”.

Ndërkohë, Spanja një nga vendet që tashmë e njeh Palestinën, e ka përshëndetur vendimin francez. Kryeministri Pedro Sánchez tha: “Së bashku duhet të mbrojmë atë që Netanyahu po përpiqet të shkatërrojë. Zgjidhja me dy shtete është e vetmja zgjidhje”.

Arabia Saudite gjithashtu e ka përgëzuar vendimin francez, duke u bërë thirrje shteteve të tjera të ndjekin shembullin.

/Burimi: Sky News

Etiketa: BritanianjohjaPalestinashtetstarmer

Lajme të lidhura

BOTA

Starmer konfirmon planet: Pa ID dixhitale nuk punon më njeri në Mbretërinë e Bashkuar

15:40 : 26/09/2025
BOTA

Presidenti i Autoritetit Palestinez: Hamasi nuk do të ketë rol në qeverisjen e Gazës pas lu*tës

18:12 : 25/09/2025
BOTA

“Refuzojmë planin për Izraelin e Madh”/ Presidenti palestinez në OKB: Po kryen krime kundër njerëzimit

17:24 : 25/09/2025
BOTA

Njohja e Palestinës/ Italia vendos dy kushte për t’iu bashkuar vendimit të aleatëve

19:51 : 23/09/2025
BOTA

I ikin luftës, rreth 640,000 palestinezë largohen nga Gaza

15:35 : 23/09/2025
BOTA

Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

09:22 : 23/09/2025
Para

Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

TË GJITHA

Armatimi në Ballkanin Perëndimor/ Serbia me Kinën e Rusinë, të tjerët me NATO-n

19:50 : 29/09/2025

Alarm në Hollywood! Tilly Norwood, aktorja e parë e krijuar nga inteligjenca artificiale

19:42 : 29/09/2025

SHBA/ Shoferi refuzoi ta transportonte për shkak të peshës së saj, reperja ngre padi ndaj taksistit

19:28 : 29/09/2025

Pronar i një guroreje në Vlorë dhe vëllain trafikant droge/ Kush është Kamber Sulçaj që vrau italianin

19:18 : 29/09/2025

“Ministria dhe deputetët e PS s’kanë reaguar”/ Xhelal Mziu: Ja tek kush dyshoj për shpërthimin në banesë

19:02 : 29/09/2025

Tetori i kurtheve! Meri Shehu paralajmëron që të keni kujdes në këto data

18:57 : 29/09/2025

Kur do të mbahen zgjedhjet? Presidenca: Nuk kemi njoftim për vakancën në Bashkinë e Tiranës

18:48 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com