• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Teknologji

Kina propozon krijimin e një organizate globale për Inteligjencën Artificiale

22:34 : 28/07/2025
në Teknologji

Kryeministri i Kinës, Li Qiang, ka propozuar ngritjen e një organizate ndërkombëtare për të nxitur bashkëpunimin global në fushën e Inteligjencës Artificiale (AI). Deklarata u bë gjatë hapjes së Konferencës Botërore për Inteligjencën Artificiale që po zhvillohet në Shangai.

Duke e cilësuar AI-në si një “motor të ri për rritje ekonomike”, Li theksoi se qeverisja globale në këtë fushë është ende e fragmentuar dhe se vendet kanë dallime të mëdha sa i përket qasjeve rregullatore. Ai u bëri thirrje vendeve të punojnë së bashku për krijimin e një kuadri të përbashkët dhe të pranueshëm ndërkombëtarisht për rregullimin e teknologjisë së AI-së.

Konferenca treditore në Shangai po mbahet në një kohë tensioni të shtuar teknologjik mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, me Inteligjencën Artificiale që është kthyer në një nga fushëbetejat kryesore mes dy superfuqive ekonomike.

SHBA-të kanë vendosur kufizime për eksportin e teknologjive të avancuara drejt Kinës, përfshirë çipat më të sofistikuar të AI-së, duke ngritur shqetësime se ato mund të përdoren për qëllime ushtarake. Megjithatë, Kina ka vazhduar të bëjë përparime të mëdha në këtë fushë, pavarësisht kufizimeve.

Në fjalën e tij, Li paralajmëroi se AI-ja mund të shndërrohet në një “lojë të mbyllur” për një numër të vogël vendesh dhe kompanish, duke përmendur edhe sfida si mungesa e çipave dhe kufizimet në shkëmbimin e talenteve.

Lexo edhe:

Trump “i mbyll derën” Kinës: Nuk do të ketë qasje në çipat më të avancuar të Nvidia-s

Analiza: Ujku në lëkurë deleje, pushteti i mprehtë i Kinës nga Amerika Latine deri në Australi

Në të njëjtën kohë, Kina publikoi një plan veprimi për qeverisjen globale të AI-së, duke ftuar qeveritë, organizatat ndërkombëtare, kompanitë dhe institutet kërkimore që të bashkëpunojnë përmes komuniteteve open-source dhe shkëmbimeve ndërkufitare.

Konferenca në Shangai mbledh çdo vit liderë të industrisë, studiues dhe zyrtarë qeveritarë. Këtë vit, në mesin e folësve ishin Anne Bouverot, e dërguara speciale e presidentit francez për AI, Geoffrey Hinton – i njohur si “babai i AI-së”, dhe ish-shefi ekzekutiv i Google, Eric Schmidt. Më shumë se 800 kompani janë të pranishme me rreth 3 mijë produkte teknologjike, përfshirë modele të mëdha gjuhësore, robotë inteligjentë dhe pajisje të bazuara në AI.

Ndërsa Elon Musk, i cili më parë ka marrë pjesë rregullisht në konferencë, këtë vit mungoi në hapje.

Etiketa: inteligjenca artificialekina

Lajme të lidhura

BOTA

Trump “i mbyll derën” Kinës: Nuk do të ketë qasje në çipat më të avancuar të Nvidia-s

19:03 : 08/11/2025
BOTA

Analiza: Ujku në lëkurë deleje, pushteti i mprehtë i Kinës nga Amerika Latine deri në Australi

16:49 : 08/11/2025
AKTUALITET

AI në shërbim të mashtrimit/ Si po kërcënohet siguria e qytetarëve nga dezinformimi shëndetësor

20:57 : 07/11/2025
BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025
Para

Deklaratat e Trump, Medvedev e paralajmëron: Ultimatumi është një hap drejt luftës me SHBA

TË GJITHA

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com