• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi: Nga borxhi i burrit te humbja e makinës. Skema e fajdes që më detyroi të largohem nga Shqipëria

20:54 : 28/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një grua nga Tirana ka denoncuar një rast të rëndë të fajdes, mashtrimit dhe zhvatjes përmes kërcënimeve, ku humbi makinën e saj me vlerë rreth 4 milionë lekë, pasi bashkëshorti i saj mori një borxh prej vetëm 1 milion lekësh.

Sipas rrëfimit të saj, i publikuar edhe në një emision investigativ, burri i saj kishte marrë hua tek një person me precedentë penalë, i dënuar më parë për fajde. Marrëveshja fillestare ishte që të paguhej një shumë mujore prej 200 eurosh , por këto pagesa nuk ulnin borxhin, pasi interesi rritej në mënyrë arbitrare dhe kushtet ndryshoheshin vazhdimisht nga fajdexhiu.

“Filloi ta kërcënonte dhe t’i kërkonte më shumë para. I dërgonte mesazhe ku e shantazhonte për dhunë fizike. Frika më bëri që të nënshkruaja një prokurë për përdorimin e makinës, por më pas zbulova se e kishte kaluar lejen e qarkullimit në emrin e tij. Pra, ia kishte shitur vetes makinën time,” – tregon ajo.

E detyruar nga frika për jetën, gruaja thotë se ka lënë Shqipërinë dhe nuk jeton më në vend për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme. “Makina ime vlente katërfishin e shumës që ai i kishte dhënë burrit tim. Ai s’mund të marrë pasurinë time për një borxh të paligjshëm që nuk ishte as në emrin tim,” – shprehet ajo.

Në përpjekje për të rikuperuar makinën, ajo ka kontaktuar me noteren që ka hartuar aktin e prokurës dhe shitjes. Por përgjigjja e noteres ishte se gruaja ka nënshkruar vullnetarisht dokumentin që i lejonte personit të tretë ta shiste makinën, madje edhe “vetes”.

Lexo edhe:

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

Mashtruan klientët duke u marrë rreth 17.000 €, arrestohet administratori i një agjencie turistike/ EMRI

“Unë nuk di çfarë detyrimesh keni patur ju me të. Në letër ju ia keni dhënë,” thotë noterja. Në një tjetër bisedë telefonike, personi që ka marrë makinën pranon se nuk e ka takuar kurrë gruan personalisht. “Unë nuk të njoh ty. S’kemi fol kurrë bashkë. Fol me Lencin” i thotë ai. Megjithatë, ai nuk pranon të tregojë shumën që pretendohet si borxh, por thotë qartë: “Më sillni lekët që t’jua jap makinën.”

Kjo është një tjetër provë që makina është marrë në mënyrë të qartë si garanci për një borxh me fajde, i cili sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është vepër penale.

Sipas Ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 (Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë), i ndryshuar së fundmi më 3 prill 2024, neni 143/a parashikon se: “Organizimi dhe vënia në funksion e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes me qëllim fitimin material dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet.”

Për më tepër, dhënia e parave me fajde (interes të lartë, jashtë sistemit bankar, dhe me qëllim përfitimi përmes shfrytëzimit të nevojës së huamarrësit) përbën shkelje të rëndë penale. Zonja i bën thirrje institucioneve të drejtësisë dhe medias që të mos mbyllin sytë ndaj këtij fenomeni  “Nuk mundet që për 1 milion lekë borxh të më merren 4 milionë lekë pasuri. Nuk mund të lejojmë që fajdexhinjtë të bëjnë ligjin”./FiksFare

Etiketa: fajdemashtrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

10:32 : 28/09/2025
AKTUALITET

Mashtruan klientët duke u marrë rreth 17.000 €, arrestohet administratori i një agjencie turistike/ EMRI

13:37 : 25/09/2025
AKTUALITET

“Automjeti juaj është gjobitur”/ AKSK apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe në telefonin tuaj

17:30 : 17/09/2025
AKTUALITET

Dhunë, mashtrim dhe aksidente, dhjetëra të arrestuar në orët e fundit në Tiranë

15:13 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mos e klikoni linkun! Ky mesazh që u vjen në celular është mashtrim

11:02 : 17/09/2025
AKTUALITET

Skema piramidale/ Si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 Marsit

19:00 : 16/09/2025
Para

Rikthimi i Donald Trump në Presidencë, Bushati: "Mini suksese" për opozitën shqiptare

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/09/2025

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams, tërhiqet nga gara për mandat të dytë

22:53 : 28/09/2025

Zgjedhjet në Moldavi, PAS ka një epërsi të qartë me 43% kundrejt 29% të opozitës pro-ruse

22:30 : 28/09/2025

FOTO/ Ushtria izraelite shkatërron një ndërtesë të lartë në Gaza

22:10 : 28/09/2025

Gjenerali serb Pavkoviç i dënuar për krime lufte në Kosovë lirohet nga burgu

21:50 : 28/09/2025

Gara për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Kandidati i opozitës do të shpallet së shpejti

21:28 : 28/09/2025

Korporata e vrasësve me pagesë. 5 ekzekutime në Shqipëri, si gjakmarrje për krimin në Britani

21:11 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com