• Kontakt
Friday, October 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarret po shkrumbojnë Shqipërinë! 26 vatra në të gjithë vendin, ja qarqet më të rrezikuara

20:07 : 26/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Situata e zjarreve në vend mbetet shqetësuese, me 26 vatra të evidentuara deri në orën 13:00 të kësaj të shtune, 26 korrik. Prej tyre, 17 janë aktive ndërsa 9 të tjera po mbahen në monitorim nga autoritetet.

Ndryshimet klimatike po i bëjnë flakët më të rrezikshme, por reagimi institucional në Shqipëri mbetet i vakët.

Shërbimet zjarrfikëse në Shqipëri përballet me pajisje dhe një flotë automjetesh tejet të vjetruara, duke nxjerrë në pah një problem të gjerë të mungesës së investimeve në infrastrukturën e emergjencave civile.

Edhe pse buxhetet lokale janë të detyruara me ligj të parashikojnë fonde për shërbimet e emergjencës, investimi mbetet i pamjaftueshëm, duke lënë zjarrfikësit të luftojnë flakët me mjete rrethanore. Shpesh herë i kemi parë zjarrfikësit duke punuar me lopata, në kushte tejet të vështira për shuarjen e flakëve.

Lexo edhe:

Dy muaj pas zjarreve, banorët ende në pritje të fjalës së dhënë për kompensim

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

Po ashtu, edhe Qeveria nuk investon në blerjen e avionëve për shuarjen e zjarrëve. Dhe si gjithmonë presim që shtetet fqinje të na ndihmojnë me avionë për të bërë të mundur shuarjen e zjarreve, por që deri më tani askush nuk i ka hedhur sytë drejt nesh.

“Pamje që flasin vetë!

Emergjencat civile në Shqipëri janë në emergjencë!”- shkruan deputetja demokrate Ina Zhupa në një video ku shihen zjarrfikësit teksa punojnë me kushte rrethanore.

Si paraqitet situata në vend

Zjarret janë përhapur në disa qarqe të vendit, duke përfshirë zonat malore, pyjore dhe kullosore, ndërkohë që struktura të ndryshme janë angazhuar në përpjekjet për t’i vënë ato nën kontroll.

Forcat zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, autoritetet vendore dhe vullnetarë po punojnë në terrene shpesh të vështira dhe me erë të fortë, që ndihmon përhapjen e flakëve. Në disa zona është kërkuar ndërhyrje nga ajri, për shkak të intensitetit dhe rrezikshmërisë së lartë.

Aktualisht nuk raportohen viktima, por janë evidentuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore dhe kullosore, ndërsa në disa raste, flakët kanë djegur edhe disa banesa dhe një kishë.

24 orëshin e fundit, Qarku Dibër, Vlorë, Elbasan, Lezhë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Kukës dhe zona të tjera po përballen me vatra të shumta zjarri, disa prej të cilave të shtrira në territor të gjerë dhe me potencial për përhapje të mëtejshme.

Vatrat aktive:

Qarku Dibër – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë. Zjarri po zhvillohet në 2 vatra , mbi fshatin Gurë-Lurë dhe në Fushën e Pelave. Ditën e sotme në terren janë angazhuar, 35 forca bashkiake. Situata paraqitet nën kontroll.

Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan. Aktualisht, vatra e zjarrit vazhdon të jetë aktive. Është kërkuar ndihmë nga ajri.

Në fshatin Ulëz, vatra e zjarrit raportohet e shuar në territorin e Qarkut Dibër, por ka marrë zhvillim drejt bashkisë Mirditë, në Qarkun Lezhë. Në terren ndodhen 15 forca Bashkiake.

Në monitorim:

Vazhdon aktive, por me zhvillime të pakta, vatra e zjarrit të rënë në Livadhet e Peladhisë, e adresuar mbi fshatrat Sofraçan dhe Krajkë të baskisë Bulqizë. Deri tani zjarri ka përshkuar mbi 40 ha. Sot janë angazhuar në operacion 10 forca të bashkisë Bulqizëdhe zjarri po mbahet nën monitorim për të ndaluar përhapjen e mëtejshme. Në monitorim

Qarku Vlorë – Në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, ka vazhduar puna ditën e sotme për shuarjen e zjarrit të rënë.

Po vijon puna për zjarrin e rënë në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë, në kullota. Po vijon operacioni me të gjitha strukturat, të ndihmuar nga 60 efektivë dhe 4 automjetezjarrfikëse të FA-së dhe gjithashtu janë asistuar nga helikopterë të FA-së dhe ata Hungarez. Zjarri është nën kontroll dhe janë përshkuar 10 banesa. Aktualisht po operojnë 40 efektivë nga FA.

Mbi fshatin Ploç, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë. Zjarri ka kaluar nga Ploça në drejtim të malit të Smokthinës. Aktualisht vatra është aktive mbi Smokthinë dhe po punojnë për shuarjen e tij 1 mjet zjarrfikës me 4 efektivë. Në monitorim.

Në fshatin Sevaster, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë.

Aktivizohet një vatre e re zjarri mbi fshatin Kopacez, Njësia Administrative Vergo në zonë me bimësi të dendur dhe terren tepër të thyer. Era ndihmon përhapjen me shpejtësi të flakëve. Forcat e FA Poshnje janë pranë vendit, por është e pamundur të operoje,si nga era e fortë, por edhe prania e municioneve luftarake.

Në vendin e quajtur Markat, bashkia Konispol është aktivizuar një vatër zjarri e ndihmuar nga era. Janë aktivizuar kapacitetet e bashkisë, 1 mjet me 3 efektiv MZSH bashkia Sarandë, 2 mjete me 12 efektivë MZSH BMEC që ndodhen në Palavli.

Qarku Elbasan – Nëzonën e Shmilit, në fshatin Dritas, njësia administrative Labinot-Mal, bashkia Elbasan, ditën e sotme ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit. Në terren po punojnë rreth 36 forca, 20 nga forcat ushtarake, 6 forca zjarrfikse, dhe 10 forca nga bashkia Elbasan.

Në vendin e quajtur pyjet e Gurakuqit, bashkia Librazhd,  kemi 3 vatra zjarri aktive. Zjarri ne pyjet e Gurakuqit, zjarri ne Kostenje dhe zjarri të Guri Muzhaqit, në Orenjë. Po merren masa që në bashkëpunim me kryetaret e fshatrave, sektorin pyjor dhe ndërmarrjen e punëve publike të bashkisë të angazhohen forca për të vepruar në çdo vatër zjarri.

Në zonën mbrapa mali të Lisecit, në zonën e quajtur Bregu, bashkia Gramsh është aktivizuar një vatër zjarri e filluar  që prej mbrëmjes së djeshme. Sot janë aktivizuar 2 mjetet zjarrfikës dhe efektivë. Aktualisht po punohet për fikjen e zjarrit. Terreni  vështirëson punën e forcave.

Qarku Lezhë – Në zonën e Shkopetit, njësia administrative Milot, vazhdon aktiv zjarri, vatra e të cilit është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë.

Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth. Ditën e sotme janë angazhuar 39 forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë dhe 50 forca ushtarake të ndihmuar edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M (mbaruan operacionin) të cilët kryen 34 rrugë/kova. Nuk ka rrezik për banesat.

Qarku Korçë – Në fshatin Dishnicë, njësia administrative Bulgarec. Në ndihmë të forcave operacionale kanë shkuar edhe 30 forca ushtarake të FA-së. Vatra e zjarrit mbetet aktive, por me intensitet të ulët.

Në vendin e quajtur Qeramica ndërmjet fshatrave Trestenik- Vishocicë të bashkisë Devoll. Vatra për shkak të erës rrezikon të përhapet për shkak se vendi ku është kjo vatër zjarri është e veshur me barishte e shkurre. Në vendngjarje ndodhen forcat operacionale, që po punojnë për neutralizimin e zjarrit.

Në orën 13:37 është aktivizuar një vatër zjarri në fshatin Strelcë, njësia administrative Gorë, bashkia Maliq, e cila vijon në drejtim të veriut.

Vatrat e tjera janë të neutralizuara  dhe po mbahen në monitorim për të mos lejuar riaktivizim.

Në orën 13:37 është aktivizuar një vatër zjarri në fshatin Kriçkovë, njësia administrative Proptisht, bashkia Pogradec. Forcat operacionale janë në terren për vënien në kontroll të situatës.

Qarku Berat – Në fshatin Muzhakë, njësia administrative Çepan, bashkia Skrapar, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pyll. Terreni është malor, pyll lisi dhe bimësi të dendur, i vështirë për ndërhyrje edhe nga punonjësit e MZSH, por situata është nën kontroll, digjen barishte.

Në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal. Zjarri është në kufi të dy bashkive Dimal dhe Berat (në fshatin Mbreshtan dhe në).Në vendngjarje kanë shkuar një grup shërbimi dhe 3 mjete nga MZSH Berat dhe 1 grup shërbimi e një mjet nga MZSH Dimal, dhe MZSH Mallakastër, si dhe 40 forca të FA-se mbështetur edhe nga 1 helikopterët Hungarez H225M. Zjarriështë vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banesa.

Në fshatin Lybeshë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan. Zjarri është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga banorët.

Në fshatin Zgërbon, bashkia Poliçan. Zjarri nën kontroll.

Qarku Gjirokastër – Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Zjarri është në lartësi dhe për momentin nuk rrezikohet fshati Fushëbardhë dhe tuneli.

Në fshatin Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës. Zjarri është në lartësi dhe për momentin nuk rrezikohet fshati Fushëbardhe dhe tuneli. Zjarri është drejt izolimit dhe fikjes. Po përdoren kundrazjarre, pasi era është ne favor. Era fryn nga Jug perëndimi dhe shtyn zjarrin ne drejtim të sipërfaqes së djegur.

Në fshatin Levan, njësia administrative Krahës, bashkia Memaliaj, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Po punohet për shuarjen.

Qarku Kukës – Në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë, punonjësit e ADZM-së e kanë të vështirë të shuajnë zjarrin.

Në këto operacione po marrin pjesë 634 Forcat bashkiake (Mzsh, Pyjore, etj.), 284 forca të FA dhe 36 mjete.

Etiketa: pyjezjarrezjarrfikes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy muaj pas zjarreve, banorët ende në pritje të fjalës së dhënë për kompensim

18:16 : 15/10/2025
AKTUALITET

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025
AKTUALITET

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025
KRONIKE

Zjarri në Gramsh, era e fortë vështirëson shuarjen e flakëve

09:45 : 21/09/2025
AKTUALITET

Zjarr i madh në pyjet e Baldushkut, digjen ullinj shekullorë

09:31 : 21/09/2025
AKTUALITET

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025
Para

Shijak/ Flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

TË GJITHA

“Urdhri i Mjekut t’i heqë diplomën Bajram Begajt”, Berisha: Ta përjashtojë si të padenjë!

13:15 : 17/10/2025

GJK i hapi rrugë Presidentit për shpalljen e vakancës për mandatin e Sonila Bejtjas, Berisha: Po shkelmon ligjin

13:03 : 17/10/2025

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

12:57 : 17/10/2025

Përfundon seanca në GJKKO ndaj Plarent Dervishajt, thirret të dëshmojë babai i Ervin Matës

12:49 : 17/10/2025

Prizren – Burri plagos me thikë bashkëshorten dhe të bijën

12:43 : 17/10/2025

“Një plumb e ka kapur në kokë”/ Vëllai i “Rrumit të Shijakut” në GJKKO: Sot është gati invalid

12:28 : 17/10/2025

Debatet me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi akuza mazhorancës

12:21 : 17/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com