Një aksident në punë është regjistruar paraditen e kësaj të premteje, rreth orës 11:20, në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës.
Autoritetet policore raportojnë se shtetasi P. S., rreth 55 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga skela, ndërkohë që po kryente punime për ndërtimin e banesës së shtetasit G. S.
Punëtori ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. ndërkohë, pronari i banesës, shtetasi G. S. është shoqëruar në komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.