• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja “Buka”/ GJKKO kalon në gjykim në themel çështjen e Arben Ahmetajt! SPAK fali Lirim Fezollarin

15:46 : 25/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

GJKKO këtë të premte ka kaluar në gjyq themeli çështjen ‘Buka’, ku është i akuzuar ish-zv.kryeministri Arben Ahmetajt.

Ahmetaj është një nga gjashtë të pandehurit në dosjen e njohur si “Buka”, ku akuzohet për shpërdorim detyre në këtë dosje për një firmë të lëshuar gjatë 2014 e cila i hapi rrugën privatizimit të shoqërisë ‘Buka’ përmes ankandit të aksioneve shtetërore.

Prokuroria e Posaçme ka ndarë çështjen për biznesmenin Lirim Fezollari dhe për disa persona të tjërë, përfaqësues të Ministrisë së Financave, dhe ka sjellë në gjyq vetëm ish-zëvëndës Kryeministrin Arben Ahmetaj.

SPAK e ka marrë të pandehur ish-numrin dy të qeverisë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë Lekëve.

Sipas hetimeve, biznesmeni dyshohet se ka përfituar nga privatizimi në kohën kur Arben Ahmetaj ishte ministër i Financave. Ka dyshime se Ahmetaj dhe Fezollari, kishin marrëdhënie përtej komunikimit institucional, nga e cila ka arritur të privatizojë aksionet e shoqërisë “Buka Sh.a.

Lexo edhe:

Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, GJKKO dënon me 10 vite burg Robert Myftarin

“Një plumb e ka kapur në kokë”/ Vëllai i “Rrumit të Shijakut” në GJKKO: Sot është gati invalid

Por duket se SPAK ka falur biznesmenin Lirimin Fezollari, dhe ka sjellë në gjyq vetëm ish-zëvëndës Kryeministrin Arben Ahmetaj.

Çështja ‘Buka’

Dosja e privatizimit të kompanisë publike “Buka”, ku është marrë i pandehur ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, kaloi për gjykim në datë 18 janar të këtij viti.

Prona (trualli) i “Buka” sha është privatizuar nga biznesmeni Lirim Fezollari dhe, nëpërmjet tjetërsimeve ka kaluar në pronësi të “Tabbaco Holding”, po në administrimin e Fezollarit.

Ndërkohë që çështja e pronës ishte në proces gjykimi, ku pronarët e njohur të pronës kërkonin të drejtën e tyre, mbi truall u krye një investim dhe tashmë është ngritur një qendër tregtare, “Emerald Center”.

Prokuroria ka pasur dyshime të shumta se ka pasur një mekanizëm abuziv për të tjetërsuar pronën e për ta shndërruar në mënyrë abuzive në biznes gjigand.

Burime zyrtare në atë kohë nga Prokuroria e Posaçme për Boldnews.al kanë pasur dyshime se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe biznesmeni Lirim Fezollari kanë pasur njohje, madje edhe duhet të kenë udhëtuar bashkë jashtë Shqipërisë.

Po ashtu, SPAK-u ka dyshuar se pjesëtarë të stafit të Ahmetajt janë vënë në dispozicion të biznesmenit Fezollari, gjatë kohës që shqyrtoheshin procedurat e ankandit të kompanisë publike “Buka” sha.

Dhe, pikërisht, për këto dyshime, më herët është raportuar se disa ish-bashkëpunëtorëve të Ahmetajt u janë sekuestruar telefonatat dhe komunikimet elektronike, për të parë rolin e tyre në procedurën e ankandit.

Por, pavarësisht këtyre dyshimeve, prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ka dërguar për gjykim dosjen vetëm në ngarkim të Arben Ahmetajt dhe vetëm për “shpërdorim detyre”, ndërkohë që e gjithë “sipërmarrja abuzive shtetërore” është shndërruar në një qendër tregtare tejet fitimprurëse.

Natyrisht, edhe në rastin e dosjes “Buka”, ashtu si tek inceneratorët apo Sterilizimi, nga SPAK-u është raportuar se, krahas dosjeve që kanë shkuar në gjykim, ka edhe procedime penale të ndara, të cilat po hetohen më vete.

Deri më tani, ato “procedime të ndara” tek inceneratorët nuk kanë sjellë asgjë të re. Madje, deklarimet publike për “veçim hetimesh” duket se janë një formë për të zbutur reagimin publik dhe për t’i çuar hetimet e mëdha drejt harresës.

Njëlloj pritet që të ndodhë edhe me dosjen “Buka”. Në fillim shkon për gjykim ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, madje me një paralajmërim “spektakolar” të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. Ai deklaroi se priten “zhvillime spektakolare” për Arben Ahmetajn para se prokurori i çështjes të kishte përfunduar zyrtarisht hetimet për privatizimin e “Buka” sha.

Më pas thuhet se janë nën hetim edhe disa persona të tjerë, ndër të cilët biznesmeni Lirim Fezollari. Ky i fundit, i cituar në media, ka deklaruar se nuk është person nën hetim.

Pra, ka dy qëndrime kundërthënëse-nga njëra anë është SPAK-u, i cili nëpërmjet burimeve thotë që e ka nën hetim Fezollarin. Dhe nga ana tjetër është biznesmeni, i cili mohon të jetë nën hetim.

Mes këtyre dy varianteve, më i besueshëm duket ai i biznesmenit. Për një arsye shumë të thjeshtë-nëse do të ishte nën hetim, atëherë ai do të ishte marrë i pandehur së bashku me Arben Ahmetajn nëse gjendeshin prova ose hetimi ndaj tij do të ishte pushuar, në rast se nuk do të gjendeshin prova.

SPAK-u ka pasur të gjithë kohën e nevojshme për të hetuar Ahmetajn dhe Fezollarin për dosjen “Buka”, pa u kushtëzuar nga afatet hetimore.

Asnjë prej tyre nuk ka qenë nën masë sigurimi për këtë rast dhe Prokuroria e Posaçme ka pasur të gjithë hapësirën për të kryer hetime të plota e të gjithëanshme për çdo individ të përfshirë në çështjen e privatizimit të kompanisë “Buka”.

Por, fakti që SPAK-u ka dorëzuar për gjykim vetëm Arben Ahmetajn është një dëshmi se nuk ka ndërmend të merret me përfituesit financiarë dhe tjetërsimin e plotë të truallit të ish-kompanisë publike, e cila tashmë “pjell vezën e artë” për biznesmenin që e fitoi me ankandin abuziv.

Lexo edhe:

Dosja Buka/ Roli i Erion Veliajt në skandalin e qendrës Emerald të Lirim Fezollarit

Lexo edhe:

Dokumenti/ Ankandi u anulua, Lirim Fezollari i shiti vetes pronat e “Buka” sha

Etiketa: arben ahmetajDosja "Buka"GJKKO

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, GJKKO dënon me 10 vite burg Robert Myftarin

16:40 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Një plumb e ka kapur në kokë”/ Vëllai i “Rrumit të Shijakut” në GJKKO: Sot është gati invalid

12:28 : 17/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Apelit shqyrton ankimin e Metës për arrestin me burg, mbrojtja kërkon zbutjen e masës

11:20 : 17/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës

15:51 : 16/10/2025
AKTUALITET

Vjedhja e fondeve të SASPAK/ Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika

15:04 : 15/10/2025
AKTUALITET

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin

13:32 : 15/10/2025
Para

Iu gjet kokainë në bagazhin e makinës, arrestohet shqiptari në Itali

TË GJITHA

Aksident në Durrës/ Përplasen dy makina, plagosen 5 persona (VIDEO)

11:39 : 18/10/2025

EMRI-VIDEO/ Me armë poshtë sediljes së makinës, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

11:26 : 18/10/2025

Vrau biznesmenin italian/ Kamber Sulçaj “kyç gojën”, gyjaka e le në burg, akuzohet dhe për drogë

11:16 : 18/10/2025

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025

Llogaria emër për emër/ Sa e reduktuan mandatin e vetes gjyqtarët kushtetues për të kënaqur Sadushin

10:36 : 18/10/2025

Dhunuan hetuesit e BKH-së, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim nipërit e Agron Kapllanajt

10:23 : 18/10/2025

E godet me kosore në kokë dhe i thyen krahun, 56-vjeçari “masakron” një 39-vjeçar në Bushat

10:10 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com